Luft1

Pak fjale për romanin “Luftë dhe tragjedi në Suharekë” të shkrimtarit Robert Shkurti.

Nga Lek Gjoka
gazetavatra.com
Kombi shqiptar ka shumë plagë të hapura në trupin e saj të cilet një ditë do të shërohën.Sigurisht nuk janë shqiptaret fajtorë e ketyre plageve të dhimbshme por faktorë të tjere të shumtë që nga pushtimi dhe sundimi pese shekullor osmano-turk dhe deri tek epshet e kojshive tanë serbe dhe greke për ta zhdukur dhe coptuar Shqipërinë kombin me të lashtë të Evropes.Fuqitë e medhaja evropianë për ti plotësuar dëshirat sllaveve të ardhur nga stepat e Rusisë në 1913 e shëputën Kosovën nga trungu mëmë duke sjelle në ketë pjësë të tuallit shqiptar një shekull vuajtje, diskriminim, vrasje, spastrim etnik të shqiptareve drej Turqise dhe Evropes.Kulmin e arriti kasapi i Ballkanit Millosheviç që nuk u ngop me gjakut e derdhur në Bosnjë, dhe shtetet e tjera të republikes se ish Jugosllavisë i cili nisi luftën tragjike në frontin e ri kosovar.

Autori Shkurti në librin e tij na sjell një fragment të jetes së Kosoves, të familjes Kodra e me gjërë në rrethinat e Suharekës.Një domëthenie të madhe sjell nëpërmjet personazhit të tij real babait të dëshmorit Ismet Kodra Ismailit i cili sakrifikon gjithë jeten e tij familjare dhe shkon jeton e punon në Gjermani ndërsa familjen nuk e shpërngul nga Kosova duke tërbuar në ektrem rregjimin serb që dontë medeomos largimin e shqiptareve etnikë por që nuk e arriti kurrë falë kurajos dhe sakrifices së kosovareve në mergim dhe Kosovë.

Në rrefimin e tij autori na sjell klimen e rëndë të fillimit të luftës së Kosovës.Por mëgjithese aroma e barotit ishtë përhapur në qiellin e ozurpuar të Kosovës jeta dhe trashgimia e saj vazhdontë.Familjaret i thanë djalit të tyre Ismetit që ishtë rreshtuat në rradhet e UÇK-së që të martohej me Blerinen martese që u bë sa hap e mbyll sytë.Kjo martese ishte vyrtyti shekullor i kombit shqiptar që e dontë jeten madje edhe kur vdekjen e kishte pranë nuk trembej por vazhdontë sinfoninë e trashgimise jetësorë.

Në kapituj me rradhe vijnë përsonazhet e tij real si komandant Skifter,luftëtar Ruzhdiu, Afrim Avdyli apo luftimet e para kundër serbeve tek kroi i Studençanit, aksioni i Biraçit ku paramilitaret e policet serbe pësuan një humbje të madhe si në njerez ashtu edhe në materiale.
Në përfundim të pjeses së parë autori na rrefen sulmet e ushtrisë serbë në muajin shkurt të 1999 në fshatin e Studençanit ku luftëtarët e UÇK-së luftuan dhëmb për dhëmb dukë e detyruar kompaninë e ushtrise serbë Cërna Ruka(Dora e Zezë) të tërhiqet me humbjë kolosale në njërëz dhe materialë.Për këtë betejë politikani serb krimineli Sheshel tha me një ton egërsie në parlamentin e Serbisë:-Studençani është çerdhja e terroristëve dhe seperatistëve shqiptarë dhe duhët të vritën që nga i porsalinduri dhe deri te plaku më i moshuar”
Kjo shprehje e tij krahasohet farë lehtë vetëm me Adolf Hilterin në luftën e dyte botërorë që shfarosi miliona hebrej .Ato fjalë të kriminelit serb Sheshel nuk ngelen as në parlament apo në leter por makineria e vdekjes së ushtrisë,policise ,paramilitareve serbe madje edhe ruse të ardhur nga stepat e Rusisë nisën ofënsiven ndaj popullit të pafajshëm etnik të Kosovës ku në pjesen e dytë të romanit “Luftë dhe tragjedi në Suharekë” autori Shkurti na pasqyron historikisht dhe artistikisht largimin me dhunë të popullsisë të Kosoves e në veçanti të zonës së Suharekës me rrethinë.Në rrefen me nota dhimbjeje rrugëtimin e gjatë të popullit kosovar dret kufirit shqiptar për ti shpëtuar barbarisë serbë, na tregon me dhimbje njërëzorë përplasjet plot dhunë me policinë lokale dhe paramilitaret serb të cilët iu grabisin çdo gjë, përdhunojnë gratë e vajzat e reja si dhe vrasin njërëz të pafajshem që po shpërngulëshin nga trojët e tyrë shekullorë më dhunë.

Sumet e Natos iu japin rrezë shprese ushtareve të UÇK-së ndërkohë barbaria serbe arrin kulmin dukë vrarë në mjaft fshatra çdo kosovar të pafajshem e të pambrojtur që nga fëmija i lindur deri tek plaku.
Madje serbet dukë përfituar nga agjentura që kishin në shtabin e luftes se Natos sidomos nga gjeneralet evropianë në një bazë të tyrë ushtarakë ku e dinin së do bombardohëj nga francezet fusin robërit kosovare dhe natën ajo bazë bombardohët gabimisht duke shkatuar qindra viktima të pafajshmë që të nësërmen makineria e propogandës serbë e trubënton me force se Nato dhe Amerika po i vret vetë shqiptaret.

Autori na rrefen me plot dhimbje edhe tragjedine në Suharekë pas largimit të misionit të OSBE-së ku në një kafe fusin dhjetera familje dhe pasi i grabisin i vrasin në menyrat me çnjërëzore.Një ndër ato është edhe familja Berisha që u shua komplet ku rastësisht e plagosur rëndë shpëton vetem Shyhretja ku gjatë transportimit të viktimave në një varr të përbashkët jashte Suharekës hidhet nga makina ushtarake dukë parë e tramatizuar gjithë familjen e saj të vdekur pa ditur se ku do i varrosnin , e cila është dëshmitaria e vetme e asaj tragjedie në fund të shekullit të XX-të në mes të Evropës që mbylli sytë derisa SH.B.A dhe presidenti Klinton i zgjon nga gjumi dukë e bërë që i gjithë Evropa të ishtë në favor të popullit shqiptar në trojet e veta shekullorë dhe të bombardontë shtetin e ri fashist serb .

Autori Shkurti na pasqyron edhe kontributin e madh të emigranteve kosovarë kudo nëpër botë që të rinjtë megjithëse nuk kishin lindur në Kosovë rrëmbyen armet dhe u rrështuan përkrah shqiptareve të tjerë në mbrojtje të Kosovës udhëhequr nga UÇK-ja ku mjaft nga ato mergimtarë ranë dëshmorë për lirinë e popullit të vuajtur kosovar.Ato që nuk kishin mundësi të kthehen mblodhen fondë milionë dollarë në shërbim të luftës.

Në një kapitull të veçantë të pjeses së trete autori na rrefen betejen e fundit të dëshmorit Ismet Kodra ku ai dhe grupi i tij rrethohën nga forcat e shumta serbe në ofensiven e madhe për eleminimin e çdo ushtari të UÇK-së dhe në një luftë heroike bie në fushën e betejes vetem pak ditë pa mbaruar lufta, vetem pak ditë ku fale Natos dhe SH.BA-së makineria ushtarake serbë të dorëzohët pa kushtë.Ai ra dëshmor pa e parë asnjëhërë frutin e tij të dashurisë , djalin e tij Ismetin që lindi në Kosovën e lirë vetem pak muaj pas renies së tij dhe që është trashgimia e tij jetesorë por që nuk do ta ketë kurrë lëdhatimin e babait por të paktën do rritet i lirë në Kosovën e Lirë për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmore nga Kosova, Shqipëria dhe shqiptare të kthyer nga mërgimi.

 

robert-shkurti3
Autori Robert Shkurti ka lindur në Durrës në 1962.Në vitin 2010 boton në italisht librin e parë me tregime “Sotto il cielo delle aquile”(“Në qiellin e shqiponjave”) që e pason në vitin 2011 më romanin “Drejt Jetës” dhe në 2013 romanin “Ndërmjet dy kohëve” që është pritur me kritika pozitive nga shtypi dhe kritika letrare shqiptare
Në 2014 boton romanin historik “Luftë dhe tragjedi në Suharekë”..
Jacksonville
Florida
Maj 2014