Sot në praninë e Kryetarit të Bashkisë së New York-ut, Bloomberg, Presidenti i SHBA Obama mori fjalën për të hapur Muzeun e ndërtuar pranë Memorialit të “11 Shtatorit” .
Në muze janë ekspozuar 10 mijë artifakte, 23 mijë fotografi, 1.900 histori orale dhe 500 orë filma dhe video.

muzeu_wtc
Sulmet e 11 Shtatorit që shkatërruan Kullat Binjake (WTC) në Manhatan, New York, shkaktuan rreth 3 mijë viktima. Në hapjen e muzeut u vu re edhe pjesëmarrja e ish presidentit Klinton së bashku me bashkëshorten, por mungonte ish presidenti Bush.