Hamdi Sulçebe u lind në Elbasan më 1907. Kreu shkollën e mesme, në Grac (Austri) dhe shkollën e lartë për mjekësi në Vienë më 1933. Për shume vite si doktor pediatër, doktor i shkencave dhe docent shqiptar ai u bë njeriu i njohur për të gjithë në Shqipëri.

U shqua si pedagog ku për shumë vite dha mësim në Shkollën e Infermierëve në Tiranë, e më pas në Fakultetin e Mjeksisë.
Ka botuar tekstin e parë mësimor për pediatrinë si dhe punimin shkencor “Rakiti në rrethin e Tiranës”.
Sulçebe ka shkruar shumë artikuj shkencore në shtypin periodik mjekësor.

Hamdi Sulçebe duke folur në studion e Radio Tiranës


Në vitin 1939 themeloi Këshillimoren e parë të Nënës dhe Fëmijës në Tiranë dhe po atë vit filloi rubrikën “Këshilla mjekësore”, në Radio Tirana, të cilën e vazhdoi pa ndërprerje deri në vitin 1992, (pra për mbi 50 vjet).
U nda nga jeta në Tiranë më 7 shkurt 1993.
Sulçebeu, mbeti në kujtesën e të gjithëve si mjeku i dashur, fjalëmbël që ndihmonte çdo nënë e interesohej për çdo fëmijë.