festa-grave-8-mars-14

Nga Lek Gjoka
Gazeta Vatra Online

–  Tre zonja te nderuera Shpresa  Gallaj .Mimoza  Papa , Antonela  Nedelli organizuan festimin e festes së gruas dhe të gjitha fitimet dhe dhurimet ia dhuruan një familje shqiptare që nena me e re e shqiptareve te Jacksonvilles pas lindjes së një bebeje që po lufton  kundër nje semundjeje të rënde.

Tete Marsi festa ndërkombëtarë e gruas është një festë që festohet edhe nga shqiptaret jo vetem në Shqipëri por kudo në botë.
Edhe në Jacksonville Florida ishin tre zonja te nderuera që nuk kane krijuar asnjë shoqate  por që edhe kete vit si gjithmonë  organizuan festimin e festes së gruas në “Holiday inn ” hotel ne  E 295 Baymeadows Road.

Salla e hotelit ishtë tejmbushur më gra,nëna, motra, vajza shqiptare që nën ritmin e muzikës dhe shijes së ushqimeve shijonin këtë mbrëmjë të këndshmë më shijë vendlindje.

Nuk ishtë hera e pare që në kete hotel apo në ambjente të tjera  në Jacksonville Florida organizoheshin festime të tilla nga individe apo shoqata  por është hera e pare që grate shqiptarë ,nënat shqiptare me modestine e tyre hapen deren e parë shpirtërorë të ndienjes se dhurimit, lehtesimin disi të dhimbjes njerezorë.

Në një moment që muzika u “lodh” disi , një kuti u vendos në mes të salles dhe afer saj qendronte një nene e re,  mami Marjola  me një dhimbje të madhe shpirterore që pas lindjes së bebes  që e beri mama një semundje e rende i pershkoi trupin.Njera nga organizatoret hodhi në kuti të gjitha parate e mbledhura nga shitja e biletave dhe iu beri ftese te gjitha grave me sa mundesi kishin të dhuronin dicka per kete nënë të re që të ngrohej sadopak shpirterisht dhe të triumfoje ndaj kesaj fatkeqësije në keto momentë mjaft të vështira të jetes së saj.

Është ajo ndjenjë përkrahjeje njërëzorë që në shqiptaret krenohemi sepse jemi gjaku i të madhës nënë Tereza që një jetë të tërë ia përkushtojë të varfërve të botës dukë iu shëruar sadopak sëmundjen dhe shuar urinë e perjetshme , dhe ngritur më lart ndienjen njërezorë të mos braktisjes së të varferve, të sëmurëve.Ndaj te gjitha grate u ngriten dhe me dhimjen e nënës nisen të dhurojne jo vetem dollare por edhe force shpirterore që kjo nënë e re te triumfoje.Duke iu lutur zotit uronin që cdo dhimbje ti kaloje dhe nje dite edhe ajo si të gjitha nënat e tjera ta gezoje jeten, ta rrise beben frutin e saj të dashurise.

Jeta eshte e bukur por edhe me te bukur e bejne grate,nenat tone e bejne ate duke na treguar te gjitheve forcen e madhe, mencurine , larg pamesine që ka grueja shqiptare ne cdo aspekt të jetes .
Ate që kete vit bene grate shqiptare të Jacksonville Florides sigurisht që do të jete një mesim i mire për të gjitha shoqatat shqiptare që për të bashkuar shqiptaret e merguar pa forcen e gruas, pa ndienjen e bamirsise të nenes asnjehere nuk do te arrini asgje dhe emri juaj ne historine e diaspores shqiptare nuk do iu shkruhet fare dhe poi u shkrua do të jete me germa aq shume të vogla që  me asnje numer syzesh nuk do ta lexoni dot.

Ndaj gra, nena.motra, vajza te diaspores shqiptare ne Jacksonville dhe kudo ne Amerike e bote duke ju uruar festen e gruas , dhe mames se re sherim sa me te shpejte ju falenderojme per shpirte bardhesine tuaj, per dashurine tuaj ndaj jetes, ndaj dhimbjes se te tjereve dhe krenohemi me ju si mbesa të bamireses nënës së të gjithe botes Nënës Tereza.