Kompania amerikane Google vazhdon testimet e veturës së saj automatike për të gjitha rrugët në qytet.

Google së fundi ofroi përditësime për veturën që vetëkomandohet.
Testimet po bëhen në Mountain View të Kalifornisë.

google_car
Projekti tani është i përqendruar në aftësinë për të lëvizur nga njeri qytet në tjetrin dhe në autostrada. Vetura do të jetë në gjendje të konsiderojë rruget me kalimtarë, parkimet dhe lëvizjen me shpejtësi të madhe. Google thotë që vetura tani mund të detektojë qindra objekte të ndryshme përnjëherë.

Google po përpunon mijëra situata në rrugët e qytetit por do të kaloje kohe përpara se të kalojë në një qytet tjetër.

Shikoni videon: