Gjovalin Shkurtaj ka lindur më 4 prill 1943 në Shkodër ku kreu shkollën e mesme pedagogjike në qytetin e lindjes më 1962 dhe studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës më 1966. Në vitin 1966-1967 ka qenë arsimtar në rrethin e Lezhës. Nga shtatori i vitit 1967 deri në maj të vitit 1989 ka punuar si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë të Akademisë së Shkencave. Gjatë periudhës 1989-1991 ka qenë i ngarkuar si këshilltar i kulturës në Ambasadën Shqiptare në Romë si dhe Perfaqesues i Shqipërise prane Organizates Boterore te Bujqesise (FAO) dhe Organizates Boterore te Ushqimit (WFP).
Që nga maji i vitit 1991 Shkurtaj është emëruar pedagog në Departamentin e Gjuhësisë të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Aty drejton sektorin e gjuhësisë së sotme dhe është titullar i tri lëndëve. Shkurtaj zotëron gjuhët: frëngjisht, italisht, rusisht; anglisht, gjermanisht e rumanisht.
Ai ka marrë titujt “Doktor i Shkencave Filologjike” në vitin 1982 dhe “Profesor” në vitin 1995.
Gjovalin Shkurtaj ka veprimtari shumë të gjerë shkencore dhe botuese, që shkon në disa qindra tituj studimesh, kumtesash dhe artikujsh shkencorë të botuar kryesisht në:
“Studime Filologjike”, ku ai ka filluar të botojë qysh nga viti 1967;
“Gjuha jonë”, “Kultura Popullore” dhe në vëllimet e serisë “Dialektologjia Shqiptare” (qysh nga viti 1971 deri më 1989) , si dhe në Aktet e shumë kongreseve shkencore ndërkombëtare, si:
“Konferenca II e Studimeve Albanologjike”(Vëll. III, 1969),
“Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” (Vëll. III, 1973),
“Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike” (Tiranë, 1977),
“Konferenca e Studimeve të Folklorit”, (Tiranë, 1979).
“Seminari XVII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare” (Tiranë,1995),
“Seminari XVIII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare” (Tiranë, 1996);
“Seminari XXIII për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare” (Prishtinë,2005);
“Seminari I për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare” (Tetovë, 2007);
Aktet e Kongreseve shkencore të organizuara nga Universitetet e Palermos (1989, 1992, 1995), Salernos (1992, 1993), Kozencës (1992,1994, 1995, 1997), Barit (1998),Termolit (2008) etj.
International Journal of the Sociology of Language, 178, General Editor JOSHUA FISHMAN; 2006
Botime Tekstesh për shkollën e lartë dhe monografi:
“Kultura e gjuhës në skenë dhe në ekran”, Shtëpia Botuese e Librit Shkollor,Tiranë, 1988.(298 f.)
“Sociolinguistika”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1996 dhe ribotim me shtesa e plotësime, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1999, 2003, Botimet “Toena” (352 f.)
“Dialektologjia”, (bashkë me prof. Jorgji Gjinarin), Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1997 (dhe ribotime: 2000, 2003)
“Gjuha shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut” (bashkë me prof. Enver Hysa), TOENA, 1997 (ribotim Tiranë, 2001)
“Ta duam dhe ta mbrojmë gjuhën tonë të bukur”, Shtëpia Botuese e Librit Universitar, Tiranë, 1998.(153 f.)
“Hyrje në metodikën e punës shkencore”( autor i parë, bashkautor me: N. Kazazi, Y. Çiraku), SHBLU,Tiranë, 2004.(160 f.)
“Etnografi e të folurit të shqipes”, SHBLU, Tiranë, 2004.(277 f.)
“Kahe dhe dukuri të kulturës së gjuhës shqipe”, Kristalina-K-H”, Tiranë, 2003.
“Kultura e gjuhës”, SHBLU, Tiranë, 2006 (305 f.)
“Ligjërimet arbëreshe”(“Gjuha e bukës” dhe “gjuha e zemrës”,Shqyrtime dialektologjike dhe sociolinguistike në ngulimet arbëreshe të Italisë), Tiranë, 2006.(292 f.)
“Kundrime gjuhësore” (Sociolinguistikë, Etnografi e të folurit, Kulturë gjuhe), “Pegi”, Tiranë, 2007.(229f.)
“Anketimi dhe ekspeditat gjuhësore” (Udhëzues metodik dhe pyetësor), bashkë me prof. dr. Ali Jasharin, Korçë,2007
“Si të shkruajmë shqip”, Toena, 2008
Studime Dialektologjike[redakto | redakto tekstin burimor]
E folmja e Kastratit, në “Studime filologjike”, 1967, nr. 2 dhe 3. [1]
E folmja e Hotit, në “D. Sh.”, 1971, vëll. II. [1]
Vëzhgime rreth të folmes së malësorëve të Bregut të Matës, në “St. fil”, 1972, nr. 2. [1]
E folmja e Kelmendit, në “D. Sh”, 1975, vëll. III. [1]
E folmja e Rranxave të Mbishkodrës, në “D. Sh”, 1982, vëll. IV. [1]
E folmja e qytetit të Lezhës, pjesë të monografisë janë botuar në “St. fil”, 1981 dhe 1984. [1]
Shënime për të folmen arbëreshe të Shën-Marcanos, në “St. fil”, 1979, nr. 4. [1]
Shënime për të folmen arbëreshe të Mrçeduzës, në “Studime për nder të A. Xhuvanit”, Tiranë, 1986. [1]
Sistemi foljor i të folmeve arbëreshe të krahinës së Kozencës, në “St. fil”, 1975, nr. 2 [1]
T’i përdorim drejt përemrat pronorë, në “Gjuha jonë”, 1981, nr. 1. [1]
Dialekti dhe norma në trajtat foljore të mbipërbëra, në “Gjuha jonë”, 1984, nr. 2. [1]
Të shtojmë kujdesin për gjuhën e skenës, në “Gjuha jonë”, 1984, nr. 1. [1]
Këngë popullore të arbëreshëve të Italisë, në “St. fil”, 1979, nr. 2. [1]
Emrat e kafshëve sipas ngjyrës, në “St. fil”, 1971, f. 95-100. [1]
Rreth ndryshimeve në gjuhën e fshatit të sotëm të Veriut, në “St. fil”,1969, nr. 4. [1]
Një vështrim mbi përdorimin e pasthirrmave dhe të pjesëzave thirrëse në të folmet e Malësisë së Madhe, në “St. fil”, 1975, nr. 2 [1]
Zbunimi si shkak i lindjes së trajtave të dyta të emrave vetiakë, në “St. fil”, 1977, nr. 2. [1]
Arritje të studiuesve arbëreshë në fushën e shqipes, në “Gjuha jonë”, 1981, nr. 1. [1]
L’influenza dell’ italiano sulle parlate albanesi d’Italia, in “I dialetti Italo-albanesi, a cura di F. Altimari e L. Savoia, Bulzoni Editore, 1984. pp.219. [1]
Disa vërejtje rreth gjuhës së Naim Frashërit, në “St. fil”,1973, nr. 3. [1]
Arbërishtja e Italisë si gjuhë shkrimi, në “Gjuha jonë”, 1986, nr. 2. [1]
Dy dorëshkrime të Andrea Darës, në “St. fil”, 1988, nr. 1. [1]
F. A. Santori, Satirat (transliteruar dhe pajisur me shënime nga Karmell Kandreva e Gj. Shkurtaj), në “St. fil”, 1982, nr. 2. [1]
Nga gjeografia gjuhësore tek dialektologjia urbane, në “Studime Albanologjike”, !996, nr. 1, f. 91-101. [1]
Libra për gjuhën shqipe në shkollat e mesme:
“Gjuha shqipe, 1, SHBLSH, 2003 (bashkautor me E. Hysa, Xh. Lloshi, I. Metani, M. Gjokutaj).
“Letërsia dhe Gjuha shqipe, 1, SHBLSH, 2004 (bashkautor me E. Hysa, I. Metani,T. Çobani,Dh. Shehri,K.Gjika).
Libra shkencore për publikun e gjerë:
“Shpirti i Arbërit rron”, Shënime dhe të dhëna për arbëreshët e Italisë, Shtëpia botuese “8Nëntori”, Tiranë, 1984.
“Shpirti i Arbërit rron”, vëllim me vjersha nga K. Kandreva, (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1975.
“Lule shkëmbi” vëllim me vjersha nga Ll. Perrone, (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese “N. Frashëri”, Tiranë, 1984.
“Për ty arbëresh”, vëllim me vjersha nga A. Giordano (Zgjedhur, pajisur me shënime dhe redaktuar nga Gj. Shkurtaj), Shtëpia Botuese “Afërdita”, Tiranë, 1996.
“Satira” nga F. A. Santori (Përgatitur nga Karmell Kandreva e Gjovalin Shkurtaj), “Dituria”, Tiranë, 1998.
“Kadareja dhe fjala shqipe” (bashkë me Tefik Çaushin), Tiranë, 2004.
Shkurtaj për rishikimin e gjuhës shqipe