Gjon Karma lindi në Shkodër më 18 mars të vitit 1915.

Filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër me shoqërinë “Bogdani”. Gjon Karma ka qënë ndër të paktët shqiptare qe ka qene ne Kamp Përqëndrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër përsa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “Aktori i madh i roleve të vegjël”. Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë Arkivin e Teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ai mund te cilesohet si krijuesi i Arkivit te Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar).  Gjon Karma ka dhënë edhe një kontribut të vyer në Radio Tirana, sidomos në vitet e para pas krijimit të saj duke qënë një nga të parët në transmetimet direkte të Radios Kombëtare. Ai është nderuar me disa çmime e urdhra. Gjon Karma mbante titullin “Artist i Merituar”. Vdiq në Tiranë më 13 janar të vitit 1994, në moshën 67 vjecare.

gjon-karma1
Gjon Karma, Artist i Merituar – në filmin “Koncert në vitin 36”

Rolet e interpretuar në Teatrin Popullor:

Babçinskij “Revizori”
Orgoni “Tartufi”
Vurko “Pas vdekjes”
Moni “Prefekti”
Polloni “Hamleti”
Falstafin “Gratë gazmore të Uindsorit”, etj.
Filmografia:

Një djalë edhe një vajzë – (1990)
Vendimi – (1984)
Një natë pa dritë – (1981)
Çeta e vogël – (1979)
Koncert në vitin 1936 – (1978)
Kur hidheshin themelet – (1978)
Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
Ndërgjegja – (1972)
Përse bie kjo daulle – (1969)
Toka jonë – (1964)
Debatik – (1961)

Marre nga “60 vjet Teatri Kombëtar” – Flori Slatina