Gezuar diten e Falenderimeve !.
Happy Thanksgiving Day
Një ditë kombëtare Falenderimesh shpallet në Shtetet e Bashkuara – ditë e rekomanduar nga presidenti George Washington dhe miratuar nga Kongresi. Në vitin 1863, presidenti Abraham Lincoln shpall 26 nëntorin Ditën e Falenderimeve që do të festohej çdo vit të enjten e fundit të nëntorit (që nga viti 1941 të enjten e katërt). Falenderimi i Krijuesit është pjesë e jetës së përditshme; gjithashtu, që nga kohët e lashta, njerëzit kanë zhvilluar ceremoni mirënjohëse për korrje të mbara, për shpresën e një stine të mirë mbjelljesh në fillim të pranverës, dhe për të tjera të mira të tilla si lindja e një fëmije. Këto ndodhnin e ndodhin kudo në botë. Mbërritja e kolonëve të parë në Amerikë në Plymuth më 1621, krijoi edhe tradita të reja falenderimesh. Kjo Festë kombëtare sot është një përzierje e dy traditave: gëzimi për të korrat e suksesshme, bazuar në festivalet e lashta të korrjes, dhe falenderimet për Krijuesin me lutje solemne respekti – ndërthurur me sfofra të shtruara. Florida, Texas, Maine dhe Virginia, secili nga këta shtete thonë se janë të parët që kanë e festuar Ditën e Falenderimeve në Amerikë. Por historianët thonë se pavarësisht pretendimeve, festimet 3 -ditore në Plymouth në vjeshtën e viti 1621 shënuan lindjen historike të festës amerikane të Falenderimeve.