Robert Ndrenika lindi në Tiranë më 10 janar të vitti 1942. Në vitet 1960-1964 kreu shtudimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Mbas shkollës, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë (sot Akademia e Arteve) ku ka punuar si pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe fjalës artistike, në degën e aktrimit. Ka qenë aktor në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension.

robert-ndrenika
Robert Ndrenika – Artist i Popullit

Disa interpretime në Teatër:
“Besa” (Sami Frashëri)
“Ura” (Minush Jero)
“Prefekti” (Besim Levonjës,
“Familja e peshkatarit” (Sulejman Pitarka)
“Bashkë me agimin” (Kolë Jakova)
“Midis dy njerëzve” (Kiço Blushi)
“Skënderbeu” (Lec Shllaku)
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (Ismail Kadare)
“Stinë e mërzitshme në Olimp” (Ismail Kadare)
“Lumi i vdekur” (Jakov Xoxa)
“Fytyra e dytë” (Dritëro Agolli)
“Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” (Dritëro Agolli)
“Shkallët” (Ruzhdi Pulaha)
“Shtëpia me dy porta” (Ruzhdi Pulaha)
“Shumë zhurmë për asgjë” (Shekspir)
“Nata e dymbëdhjetë” (Shekspir)
“Zbutja e kryeneçes” (Shekspir)
“I sëmuri për mend” (Molier)
“Kopraci” (Molier)
“Udha e largët” (Arbuzov)
“Luiza Miler” (Shiler)
“Prometeu” dhe
“Njeriu që pa vdekjen me sy” (Viktor Eftimiu)
“Arturo Ui” (Breht)
“Vdekja e një komisioneri” (Miller)
“Vizita e damës plake” (Dyrrenmat)
“Magjia e madhe” (E. De Filipo)
“Cilindri” (E. De Filipo)
“Darka e të marrëve” (Veber)
“6 vjet shtatzanë” (Cikliropulos)
“Pulëbardha” (Çehov) etj.
Filmografi:

Oshëtimë në bregdet
Horizonte te hapura
I teti në bronz
Kapedani
Kryengritje në pallat
Odiseja e tifozave
Shtigje lufte
Duke kërkuar 5-orëshin
Shembja e idhujve
Rrugë të bardha
Në shtëpinë tonë
Koncert ne vitin 1936
Mësonjtorja
Një shoqe nga fshati
Vëllezër dhe shokë
Prefekti (TV)
Nëntori i dytë
Besa e kuqe
Kohë e largët
Nxënësit e klasës sime
Shirat e vjeshtës
Shi në plazh (TV)
Tre njerëz me guna
Gurët e shtëpisë sime
Dhe vjen një ditë
Vëllai i Llano Bletës
Përrallë nga e kaluara
Botë e padukshme
Parullat
Njerëz dhe fate (TV)
Tifozët (TV)
Ne dhe Lenini
Kronikë provinciale
Bolero etj.
Robert Ndrenika është nderuar në çmime e tituj: në vitin 1979 i është akorduar titulli “Artist i Merituar” në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”. Është nderuar me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrit, më 1994, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos dhe në Festivalin e Filmit te vitit 1979, për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.

Robert Ndrenika jeton në Tiranë.
Redaksia e gazetës i uron: Jetë të gjatë shëndet e mbarësi!