Gazeta Vatra një zë i ri i shtypit shqiptar në Diasporen e Amerikes.
Nuk është rastësi që Gazeta Vatra zgjodhi 101 vjetorin e Pavarsisë së Shqiperisë që të trokase në dyert e medias shqiptare të Amerikes.
Çdo medie e shkruar apo vizive , online apo e printuar ka një mision të shenjte ndaj edhe kjo gazete do të ece në të njejten udhe të informimit sa me korrekt në sherbim të Diaspores shqiptare të Amerikes.
Gazeta Vatra do të jetë në sherbim të komunitetit shqiptar, në sherbim të interesave kombëtare të kombit shqiptar.
Kjo gazete e pavarur nuk i perket asnje shoqate shqiptare të diaspores së Amerikes dhe nuk do të anoje në asnjë kah politik të partive politike në Shqipëri,Kosove,Mal të Zi dhe Maqedoni por do bashkpunoje ngushtë me to , me interesa reciproke në të mire të popullit shqiptar.
Dita e 28 Nentorit është dita me e shenjtë e kombit shqiptar.Është dita kur heroi i kombit shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ngriti flamurin kuq e zi të lire dhe plot drite në qiellin e Arbërise,po në ketë ditë plaku u urtë i Vlores bashke me patriotet shqiptare përseri të njëjtin flamur e valviten të lire duke shpallur Pavarsine e Shqiperisë nga zgjedha pese shekullore e pushtuesve osmane, pavarsi që sot e festojmë në çdo cep te globit.
Sot i dashur lexues në ketë ditë të shenuar do të keni fatin që të shfletoni onlinë një rreze të re të kultures, informacionit të ngjareve të ndryshmë të komunitetit tuaj, të arritjeve dhe problemeve të pazgjidhura të kombit shqiptar, që nga kjo dite festive jo vetem do të shfletoni gazeten Vatra por do të beheni pjese e saj duke bashkpunuar me të ku të gjithë janë të mirpritur.
Gezuar 101 vjetorin e Pavarsise së Shqiperisë !.
Gëzuar prezantimin e pare të Gazetes Vatra me lexuesin !..
Zoti e bekofte Ameriken !..
Zoti e bekofte kombin shqiptar nga Shqipëria në Kosove, nga Maqedonia në Mal të zi, nga Çameria martire deri në cepin me të larget të botes ku jetojnë dhe punojnë shqiptaret !..
Gëzuar !.. Gëzuar !..
Stafi drejtues i Gazetes Vatra
www.gazetavatra.com