Në gazetën “Perlindja e Shqipëniës” e nëntorit 1913 festimi i ditës së pavarësisë bëhet më dt 15 Nëntor

perlindja
Gazeta e Vlorës “Perlindja e Shqipëniës” – 1913

Kremtimi i festës kombëtare të 15 Nantorit

Pregatitjet’ e kremtimit.

Randësiën e madhënië’n që u lypte m’i dhanë ditës 15 të Nandorit, populli i Vlonës, bashk me gjith të tjerët Shqipëtarë q’u gjindeshin në kët qytet e vunë në veprim në një mëndyrë aqë të bukur e me sjellje patriotike aqë të pëlqyera sa s’ tregohet faret me goj’ e me shkrim.

Te rëndojmë imtërisht të gjitha gëzimet atdhetare q’u dëftuan atë ditë e sbukurimet e udhave e të ndërtesave publike e të veçanta, kishte m’u lypun të mbushin plot fletoren t’onë; por neve do te rreshtojmë, pershkurtazi, ato sendet ma me randësië që s’mundiëmi të jesim pas pa j’a treguar këndunjesve t’onë.

Qysh  trië ditë  para ditës së Kremtes, nga ana e katundariës dhë të një komisiës, q’ishte permbledhur me qellim per të zbukuruar qytetin, ishin nisur pregatitjet per sbukurrmin e udhave ma të mëdha të Vlonës; dhe kesneci, nga ana e katundariës kish porusitur popullin që gjith e cili qytetas të zbukurojnë sa të mundet me flamura e me fenere dyqanet e shtëpite per me kremtuar me lulëzimin ma të lart festën e perlindjes së Shqipëriës.

Kremtimi e manifestatat kombëtare.

Ditën e kremtës, i tanë pazari i Vlonës ish i mbyllur dhe populli që kishte nisur të dalë nëper udha që në mengjes, heret, dukej pas fytyrës e pas petkave te festontë, atë ditë, festën ma te madhe që ka kombi.

Afer 9 sahatit, a la franka para dreke, nisnë me dalur, tufa tufa, Shqipëtarët dhe topatë nisne të zbrasen në kështjell. Vlonjatët me disa muzikantë të vendit e me shum flamurë ne krye, shkojshin udhës duke kënduar këngë kombëtare.

Në tjatrëm anë, me flamure në krye ishin permbledhur Gjinokastritet të gjithë  me kokarda e me kësula kombëtare.

Pas këtyre vinin udhëve, duke kënduar këngë kumbëtare ata që janë shpresa dhe e pritnja e Shqipëriës: cunat’ e shkollës shqipe; të gjithë me nga një flamur të vogël në dorë.

Kaq  ishte gëzimi që ndjente populli duke  parë ata çuna të vegjel që tregojshin gjith atë dashuni per kombësië sa u-panë shum njerëz që derdhën lotë nga gazi.

Nga sahati dhetë të gjith populli kje mbledhur në sheshin Muradië ku sa atdhetarë mbajtne fjalë patriotike mbi diten e shenuame të cilatë banë një pershtyje të madhe në popull.

Ketu, populli vendoj që të shkojë sbashkut te kryetari i Qeverries dhe t’i paraqesin urimet e falnderiet veçanerish atij ministrave dhe atyne të cilet, nën kryesien e Ismail Qemal Beut, e ngritën flamurin në një çast kur reziqet ishin duke u-shtuar e duke u-madhuar kundër Shqipëniës. Afer një mbedhetë sahatit kur në konakun e Ismajl Beut u gjindeshin kontroloret, konsullatot e sa shqipëtar’ e të huaj, që kishin ardhur per m’i uruar kremtin kombjare; populli i pa-masë, duke kënduar dhe brohoritur u afronte skeles dhe vinte e u permbledhte në oborrin e shtëpiës te kryetarit të qeverriës.

Z. Ismail Beu, me ministrat tjerë duall në ballkon e u kënaqëshin duke

parë sjelljet patriotike të popullit në kujtim të ditës q’u vertetuar idheali i tyre i sa vjetve.

Artikulli kronikë i Gazetës së Vlorës vazhdon.

www.gazetavatra.com