Published On: Tue, Oct 14th, 2014

Futbollistët shqiptarë përplasen me serbët për flamurin shqiptar

Autoriteti më i lartë Europian i Futbollit vendos të ndërpresë takimin mes Serbisë dhe Shqipëris, pas më shumë se 50 minutash diskutimesh pas degradimit të situatës.

flamuri 1123

Flamuri qe fluturoi mbi stadium

 

Takimi i vlefshëm për eliminatoret europianit “Francë 2016” në minutën e 40’, tifozët serbë filluan të hidhnin fishekzjarre dhe objekte të tjera në fushë.

Në minutën e 42-të të takimit një flamur shqiptar u pa të fluturonte mbi fushë sipër kokave të lojtarëve me një helikopter të telekomanduar. Kjo ka acaruar futbollistët serbë të cilët kanë kapur flamurin dhe e kanë mbështjellë atë me shpërfillje për ta hedhur tutje.

Kjo ka sjellë edhe ndërhyrjen e lojtarëve shqiptarë dhe kaq ka mjaftuar që në fushë të futeshin edhe tifozë serbë. Forca të shumë policie kanë filluar të boshatisin stadiumin me qëllim vijimin e ndeshjes normalisht.

Në flamur paraqitej nje harte e Shqipërisë edhe me trojet e saj të mbetura jashtë, bashkë me fotot e Isa Boletinit dhe Isamail Qemalit. Në fund të tij shkruhet me shkronja të mëdha “Autokton”.

serbia-albania-futboll

Mësohet se në fillim janë larguar tifozët fanatikë të Serbisë, të cilët janë edhe shkaktarët e incidenteve në fushë.

Ndërprerja e ndeshjes ishte e menjëhershme. UEFA mori më pas vendimin për ta mbyllur atë përfundimisht.

Leave a comment

XHTML: You can use these html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>