Faqja zyrtare e UEFA-s bën publike çmimet e biletave për të gjitha ndeshjet e kampionatit Evropian, “Francë 2016”.
Në ndeshjen hapëse, që do të jetë vendi mikpritës Franca kundër një prej ekipeve që do të shortohet në grup. Çmimet e biletave do të variojnë nga 75 euro për një biletë pas porte dhe deri në 595 euro për në tribunë.
Ndërkohë që për ndeshjet në grupe, si dhe për fazën e parë të eliminimeve direkte, çmimet do të jenë më të arsyeshme duke variuar nga 25 euro pas porte e deri në 145 euro në tribunë.
Ndeshjet e fazës së grupeve në kampionatin evropian do të zhvillohen nga 10 deri me 22 qershor 2016.
Finalja e këtij kompeticioni do të mbahet më 10 korrik nga ora 21:00 ora 9 PM(e darkes) sipas ores së Frances e njejte me orën e Shqipërise.
Ndeshjet e Kampionatit Evropian do të luhen në plot 10 stadiume ndërsa ndeshja e parë dhe finalja do të luhen në stadiumin kryesor francez “Stade de France” me një kapacitet maksimal prej 80 mijë vendesh.
Stadiumet ku do të luhet Evropiani:
Stade de France (SaintDenis)
Stade Vélodrome (Marseille)
Grand Stade OL (Lyon)
Stade Pierre Mauroy (Lille)
Parc des Princes (Paris)
Futur Stade de Bordeaux (Bordeaux)
Stade GeoffroyGuichard (SaintEtienne)
Allianz Riviera (Nice)
Stade BollaertDelelis (Lens)
Stadium de Toulouse (Toulouse)
Stade de France stadium
Çmimet e biletave:
Ndeshja hapëse:
Kategoria 4: €75
Kategoria 3: €195
Kategoria 2: €395
Kategoria 1: €595
Faza e grupeve – raundi i 16:
Kategoria 4: €25
Kategoria 3: €55
Kategoria 2: €105
Kategoria 1: €145
Çerekfinalet:
Kategoria 4: €45
Kategoria 3: €85
Kategoria 2: €135
Kategoria 1: €195
Gjysmëfinalet:
Kategoria 4: €65
Kategoria 3: €165
Kategoria 2: €295
Kategoria 1: €495
Finalja:
Kategoria 4: €85
Kategoria 3: €295
Kategoria 2: €595
Kategoria 1: €895