Flori Slatina u lind në Pogradec më 5 mars 1971. U diplomua në fakultetin e Gjuhëve të Huaja Dega frengjisht më 1993. Nga viti 1997 deri më 2006 punoi si gazetar ne Gazeta “55”. Më pas në vitin 2006 deri më 2014 në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, kurse pas vitit 2014 e në vazhdim ai vazhdon të jetë gazetar tek gazeta “55”.


Flori është autor i më se 1000 artikujsh në shtypin shqiptar si dhe autor i disa librave:

Dashuri Trëndafilash (poezi) 1993
Grise trishtimin (poezi) 1995
Portrete artistësh 1998
Prirje të some të Teatrit 1991-2001 (studio) 2001
Pranvera e Vangjushit (monografi) 2003
Festivalet e këngës në RTSH 1962-2003 (studio) 2003
Kenget e pranverës 1984-2005 (studio) 2005
Festivali Kombëtar i Femijëve në Shkodër, 1962-2005 (studio) 2006
60 vjet Teatri Kombëtar 1945-2005 (2006)
Divat e Teatrit Kombëtar (Homazh në 70-vjetorin e TK 1945-2015 (me bashke4autor Pjerin Logorecin)