Betim Muço u lind në 21 janar të vitit 1947 në Tiranë. Eshtë diplomuar për fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës dhe ka ushtruar profesionin e kërkuesit shkencor.

Nga viti 1993 deri në 1997 ka qenë drejtor i Institutit të Sizmiologjisë në Tiranë. Nga viti 2001 jetoi në Meriland (Maryland) SHBA ku ishte mjaft aktiv si në profesionin e tij ashtu edhe në letërsi. Por Muço ishte më shumë i njohur si krijues letrar.
Botimet e para letrare janë që nga shkolla e mesme. Ka botuar mjaft libra me poezi, tregime, romane e letërsi për fëmije dhe ka përkthyer në shqip shumë autorë të njohur nga letersia botërore. Ai solli në shqip tregimet e nobelistes Alice Munro, James Joyce-it.
Si krijues Betim Muço është përkthyer në disa gjuhë të botës. Ai ka qenë fitues i disa çmimeve letrare kombëtare në Shqipëri.
U nda nga jeta më 15 janar në moshën 68 vjeçare në Maryland të SHBA.