Filmi “Bota” fiton si Filmi më i mirë “Fedora Award” në Kategorinë “East of the West” në Karlovy Vary Film Festival.“Bota”, me skenar dhe regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit pati premierën botërore në Festivalin e Karlovy Vary-t që u zhvillua në Çeki, nga data 4-12 korrik. “Bota”, një prodhim i “Era Film”, është film i bashkëfinancuar nga QKK Shqipëri, MIBAC (Ministria e Kulturës Italiane) dhe EURIMAGES. Gjithashtu, ky është i pari film shqiptar i realizuar me bashkëfinancimin me Qendrën Kinematografike të Kosovës.

bota-awardet
Nga faqja web e Festivalit te Filmit Karlovy Vary

Ngjarjet e filmit vendosen në një fshat të Myzeqesë, pranë një kënete, ku duket se koha ka mbetur në vend. Megjithëse tashmë kanë kaluar shumë vite nga rënia e komunizmit në Shqipëri, (jemi në vitet 2000), shumë pak gjëra kanë ndryshuar. Banorë të fshatit janë po ata ish-të përndjekur politikë, që tashmë nuk janë më të përndjekur nga sistemi, por janë të harruar nga gjithkush. Secili prej tyre ka të fshehtat e veta, të varrosura, të cilat nisin të zbulohen, duke turbulluar jetën e banorëve të fshatit.

bota
Autoret e Filmit “Bota”

Në film interpretojnë aktorët Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Erand Sojli, Guljelm Radoja dhe Alban Ukaj. Filmi është realizuar me skenar dhe regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit, Ramiro Civita drejtor fotografie, Walter Fasano montazhier, Shpëtim Baca skenograf, etj.