uefa-bileta

 

Ndërkohë që Kombëtarja e Kosovës mbetet e panjohur për institucionet ndërkombëtare të futbollit, UEFA i njeh tifozët nga Kosova si shqiptarë dhe mbështetës të kuqezinjve.

Nëse deri dje kishte kushtëzime të qarta, të posedoje pasaportë shqiptare, ose të ishe rezident në Shqipëri, që të kishe të drejtën për të aplikuar “online” te UEFA për bileta, kjo gjë ka ndryshuar sot, ditën e parë të daljes në shitje të 800 mijë biletave për finalet e “Euro 2016”.

Nëse shkon te seksion përkatës në faqen zyrtare të UEFA-s, të del ky shënim: “Duhet të jesh me kombësi kosovare, ose shqiptare, që jeton në Kosovë, ose në Shqipëri, për të aplikuar për bileta”.

Pra, të drejtën për të blerë një biletë për ndeshjet e Kombëtares shqiptare e kanë edhe shtetasit kosovarë, çka bën në fakt unifikimin e dy shteteve shqiptare në Ballkan në një, kur vjen fjala për kombëtaren e futbollit

Nga ora 12:00 e ditës së sotme, plot 800 mijë bileta online kanë dalë në shitje dhe mundësia për t’i blerë do të zgjasë deri më 18 janar.

Çdo biletë do të jetë e personalizuar, me emër dhe mbiemër. Maksimumi që mund të marrë një individ janë katër bileta, për katër ndeshje të ndryshme të kompeticionit.