Elez Kadrija ka lindur më 6 maj të vitit 1941 në qytetin e Shkodrës. Pas mbarimit të studimeve në Shkollën e Lartë për Aktor “Aleksandër Moisiu” pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) filloi punë si aktor në Teatrin “Migjeni” në vitin 1965. Më pas Kadrja ka mbaruar studimet e larta Pasuniversitare në Akademinë e Arteve për regjisurë në vitin 1970 në Tiranë. Në vitin 1972 u emerua regjizor në Teatrin “Migjeni”, detyrë që e ka mbajtur deri në vitin 1980, kur doli në pension.

elez-kadria-detyre
Elez Kadrija ne filmin “Detyre e posacme”

Ka interperetuar në 10 filma artistikë dhe televizivë. Veprat e fundit e regjisorit Elez Kadrija janë regjia e komedisë “Milioner pa asnjë kacidhe” e Dionis Bubanit të vënë në skenë në Teatrin Migjeni në datën 12 nëntor 2005 dhe drama e Fadil Krajes me titull “Midis dy dhimbjeve”.
Aktori dhe regjisori Elez Kadrija u nda nga jeta në Teatrin “Migjeni” më 11 gusht 2015.

Kinematografia

1984 — Koha nuk pret – Film TV – (Abdullah Varoshi)
1984 — Militanti (Komandanti i Xhandarmërisë)
1983 — Fundi i një gjakmarrje (Dani)
1983 — Gracka (Qamil Borodina)
1982 — Besa e kuqe (Pjetër Ukakuqi,Kryetari i Komunës)
1982 — Shokët (Gjon Vusha)
1979 — Ditët që sollën pranverën (Film TV) (Kapobanda)
1977 — Një udhëtim i vështirë (Sekretari i Partisë)
1966 — Oshëtimë në bregdet (Maliqi)
1963 — Detyrë e posaçme (Fatosi)