Virusi Ebola transmetohet në kontakt të drejtpërdrejtë me gjakun, me lëngjet biologjike ose me lëkurën e njerëzve dhe kafshëve të infektuar. Mund të bartet edhe nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, por jo nëpërmjet ajrit siç është rasti me virusin e gripit.
Simptomat e para të virusit shfaqen pas 21 ditësh dhe njerëzit nuk mund të testohen para se të shfaqen ato.
Kjo sëmundje infektive, shfaqet me temperature te lartë të menjëhershme, dhimbje koke dhe të muskujve, dhimbje të fytit dhe dobësi, e ndjekur nga diarre, të vjella dhe dhimbje barku. Në disa raste, sëmundja shkakton skuqjen e syve, tkurrje të diafragmës, gjakderdhje të brendshme dhe të jashtme. Derisa infeksioni përparon, pacientët vuajnë nga mundimi, tharje të fytit dhe mosfunksionimi i veshkave.
Epidemiologët besojnë se virusi Ebola vjen te njeriu si rezultat i kontaktit të tij me lakuriqët e natës.
Diagnostikimi i hershëm klinik është i vështirë, sepse simptomat nuk janë specifike. Megjithatë nëse një pacient dyshohet se ka Ebola, ai duhet izoluar dhe duhet të kontaktohen menjëherë departamentet e shëndetësisë.