Drago Siliqi u lind më 9 qershor, 1930 në Tiranë. Ai është nipi i poetit Risto Siliqi. Drago ka shkruar poezinë  e parë që kur ishte 15 vjec. Ai studioi për letërsi në Institutin e Letërsisë Maxim Gorki në Moskë. Pas diplomimit, u kthye në Shqipëri dhe punoi si redaktor dhe më pas drejtor i shtëpisë botuese Naim Frashëri.

drago_siliqi
Drago Siliqi

Siliqi ishte i njohur për punën e tij si drejtor i botimit gjatë periudhës 1957-1963. Ai me punën e tij ndihmoi poetët e rinj dhe shkrimtarët e kohës. Shtëpia botuese nën drejtimin e tij pati një zhvillim të përkthimeve nga gjuhët e huaja. Kjo rritje në përkthime ishte kryesisht për shkak të punës së Siliqit në mbledhjen e përkthyesve më të mirë në Shqipëri, si Dhimitër Pasko, Lasgush Poradeci, dhe Skënder Caci.

Ai ishte kritik letrar për autorët më të rëndësishëm të pas Luftës, si: Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Petro Marko, Dhimitër Shuteriqi, Fatmir Gjata, dhe Qamil Q.Buxheli.

Siliqi vdiq më 13 korrik 1963 në moshën 33 vjecare, kur Aeroflot Tupolev Tu-104B, në të cilën ai ishte duke fluturuar nga Kina për në Shqipëri, u rrëzua në afërsi të qytetit siberian Irkutsk, të Bashkimit Sovjetik. Rrëzimi vrau të gjithë 32 pasagjerët dhe ekuipazhin, duke përfshirë edhe gjashtë shqiptarë të tjerë.

Vepra:

Zgjimi i pranverës (1950)

Këngë për dashurine e vjetër (1960)

Në kërkim të së resë (1961)

Brigadierja (1969)

Kur zemra flet (1970)

Poezi të zgjedhura për femijë (1977)

Cdo ditë agimet zbardhojnë (1977)

Poezi (1980)