Nga Robert Papa
 /

robert-papa
Robert Papa

Në Arkiva kam marrë shumë materiale për “Fokusin” dhe jam ndeshur edhe me pseudonime të njërezve të “nderuar”. Njëri prej tyre u bë ministër në qeverinë teknike të Ramiz Alisë, e cila rezulton thuajse qeveria me 99.99% spiunë. Personi kishte qenë publicist i nderuar. Jam habitur. Por më vonë u bë deputet i PS. Sot në Tiranë një rrugë ka emrin e tij. A i duhet hequr emri rrugës? A i duhet hequr dekorata e larte që i dha një ish-president (edhe ai me gjasa dopjo spiun)? 
Koha e kaluar ishte kohë e keqe dhe nën presion , shumë edhe kanë ceduar, por nuk duhet të na kishin drejtuar në politikë. Nuk duhet të ka kishin përfaqësuar (por edhe sot) në diplomaci apo edhe në propagandë.
 Një ish -deputet i “djathtë” i përfour si spiun, madje me një pseudonim instrumenti muzikor, kishte spiunuar 700 vetë, por ai pati mbi 700 ditë të arta në politikën e pas 90-ës, duke qenë edhe ministër por edhe mendje-dhënës në televizone.

Parimisht, anëtarët e partisë nuk rekrutoheshin, dhe kur një ish sportist “Mjeshtër Sporti” u ndalua të garonte në 96, u desh të mbrohej me tezën se kam qenë komunist, dhe komunistët nuk bëheshin spiunë. Por, komunisti “harroi” se pa u bërë komunist, e kishin rekrutuar në ushtri në moshën 18 vjecare. Ai u largua butë, e askush nga shokët e tj nuk e mësoi kurrë që ai i pat dëmtuar apo survejuar.

Janë me qindra e mijëra raste, por që prej vitit 1991, një poltikan që në skajin e tij përfundoi ambasador, ka zhdukur shumë dosje intelektualësh, ndër to dhe të vetën. A do gjehen dot gjurmë për ata? Pra, për dosjet e Intelektualëve? 
Se do kërkojmë spiunët në një Fakultet apo institucion dhe do kenë mbetur pa u zhukur dosjet e kaldaistit dhe shoferit por s’do kemi gjurmë për dekanin, nën drejtorin, shefen e personelit apo shefin e marrëdhënieve me jashtë.
 Sa për ata që kanë firmosur të detyruar,  kanë qenë në burgje apo internime, ne nuk kemi të drejtë t’i gjykojmë. Ata vetëm mes vetes duhen gjykuar dhe të mos ri persekutohen sërish.
 Me keqësi, orvaten të na bindin se shumica e spiunëve janë nga ish të përndjekurit. Nuk e besoj. Hoxha nuk donte të përgjonte ata që i kishte zhytur kënetave dhe internimeve, nuk e rrezikonin ata. Ai donte të përgjontet njerëzit e tij të cilët i dënoi. Ai donte të spiunte në ministrira, ambasada, fabrika, uzina… Por a fliste kush me nje ish te të përndjekur?

Nuk ka rëndësi, kanë kaluar shumë kohe, por nga poltika duhet hequr dhe nëse deshmitë e tyre kanë sjellë denime me burgje, duhen edhe dënuar nëse kane shpifur.
 Dhe e fundit, hapni dosjet e diasporës se jo pak të “arratisur” janë dërguar nga sigurimi dhe sot janë edhe milonerë dhe pastrojnë paratë e krimit të kuq.