Në shtëpinë e kineasteve, AQSHF mblidhen kinestë e artdashësit , çdo herë kur organizohen dhe premiera te filmave te porsa dalë nga dora e kineasteve te rinj, apo dhe ata me përvojë.
Së fundmi u mblodhën për premieren e filmit “Praga, gjurmë kujtimesh”
Libri i Abaz Hoxhes, “Ne u shkolluan në Pragë”, frymëzoi një grup krijuesish, regjisorin Ilir Harxhi, skenaristen Angjelina Xhara, operatorin Ilir Demi, për të ndjekur protogonistin Abaz Hoxha, në vizitën e jashtzakonëshme në Pragë, mbas 70 vjetësh!
Filmi, që në kuadrot e para te fut në atmosferën e qytetit te artë, Pragës, ndertuar në kërthizë te Europës, me aparatin fotografik që fikson si një dëshmitar i gjallë kujtime të paharueshme nga jeta studentore. Kujtohen një për një shokët e shoqet.
Kamera merr si “e vetekomanduar “ çdo detaj që ringjall te dikurshmen
Fotografitë studentore montohen në film përmes një montazhi dinamik ose meditativ , duke treguar studentë, të mbledhur pranë njëri tjetrit, në grupe te ndryshme, nga 2, 3 apo 4 studentë deri grupe të medha me 30 e 40 vetë, shqiptare, por edhe çekë e te kombësive të tjera.
Flet Abazi por flasin edhe të tjerë pranë tij, ish studentë dhe kolegë të tij.Një nga më interesantët, Ksenofon Dilo tregon si Abazi e shoqeroi dhe e ndihmoi konkretisht, i papërtuar, i gjëndshëm, për studentët e rinj…Kujtimet burojnë natyrshëm, duke përfshirë ngjarje te ndryshme, deri shakatë e tyre …se si njëherë në një përplasje, Abazi i kish thënë, një studenti …”mua s’më ka friksuar gjermani, do më friksosh ti…”
Të gjithë kishin qeshur!
Kujtimet nga konviktet tek auditoret e fakulteteve, diplomat e shkollës, ambjentet fantastike, të xhiruara thjesht, ndoshta jo me kamera profesionle, por të lidhura me mendim dramaturgjik, me shoqerimin e një muzike, që tingëllon si e kompozuar pikërisht për filmin..
Kujtimet origjinale krijojnë një aliazh fantastik, qe të çojnë në Pragë, por përshijnë shumë herë edhe shokët e mjediset e punës në Kinostudjo, me intervista nga personlitete të filmit.
Janë Kujtim Çashku, Saimir Kumbaro, Ylli Pepo, Josif Papagjoni, Kujtim Gjonaj, (I paharruari), Luan Rama, vetë regjisori I filmit, Ilir Harxhi .
Të gjithë mbështesin një reputacion të pamohueshëm te studjuesit e historianit të kinemasë Abaz Hoxha!
Regjisori Kumbaro e quan veç si një nga themeluesit e Kinostudjos, edhe si muze i gjallë i kinematografisë shqiptare!
Regjisori Çashku e skenaristi Luan Rama flasin për mbështetjen e fortë që ju bënte kineastëve të rinj!
Regjisori Ylli Pepo e quan “arkeolog te kinemasë shqiptare dhe kineasteve në Shqipëri e botë, që bënë themelimin e artit të shtatë.”
Kritiku, Josif Papagjoni thekson zbulimin prej Abazit të shqiptarëve në Botë , që bënë emer në kinematografi e teatër nga Aleksander Moisiu deri tek Vëllezrit Belushi, etj
Dokumentari ka një gjetje te bukur filmike, gjurmët e avionëve në qiellin e Pragës e rrethina e të saj, me gjithë detajet shprehëse të xhiruara plot frymëzim nga kamera!
Bukur është edhe një tekst poetik, ngjitur që në skenarin letrar të Angjelina Xharës, dhe i konkretizuar e p!otesuar nga gjetje regjisorjale, që plotësojnë tregimin kinematografik!
Futet në këtë dokumentar dhe fraza aq e njohur e filmit shqiptar…”Po hëngre një lugë corbë të prishur, e vjedh gjithë jetën…”
Episodet e njëpasnëshme të filmit tregojnë me dinamizëm një jetë aktive të studentit te Pragës, Abaz Hoxha, që u bë figurë e njohur me librat e shumtë të botuar për kinematografine shqiptare dhe atë boterore.
Një kolazh i tërë librash, deri tani, 28 libra, rrijnë te spikatura si detaje te rëndësishme, të punës e përkushtimit te historianit te kinemasë shqiptare !
“Filmi artistik,shqiptar,” 100 vjet kinema shqiptare,” Shqiptarët në kinematografinë boteore”, Në gjurmë të filmave për Shqipërinë, etj.
Janë pasuri e madhe në duart e brezave, një thesar i madh , ku ndriçonë figura te kinemasë shqiptare, sigurisht ata që krijuan veprat më të mira të saj, që pamvarsisht nga regjim totalitar, me kufizime ideologjike, vazhdojnë të pëlqehen edhe sot e kësaj dite …Skenariste, regjisorë, aktorë…njerëz të të profesioneve, gjejnë vëndin e tyre në librat e këtij studjuesi të shquar.
Filmi u bë në kuader të 90 vjetorit te lindjes, por Abazi ka libra të tjerë në sirtar, sic është libri i tanishëm kushtuar Kronikës e e filmit dokumentar shqiptar.Ka marrë cmime e vlerësime gjithmonë dhe po pret edhe vlerësime nga shteti shqiptar.
nga Pjerin Logoreci