luan kalana.2
Luan Kalana

Nga Luan Kalana

 

Dhe ky plis ngahere ish i forte,
shkoi ne Evrope,brodhi ne Azi,
por kudo ,nga floket gjer ne thonjte,
Mbeti Devolli…
Dritero Agolli.

 

devolli

Vendlindjes tone, Devollit te shtrenjte e te begate,njerezve te saj, te thjeshte e punetore, te mencur, intelektuale e artiste te medhenj.

Reportazh i thjeshte me shenime e mbresa, e me realitete, nje mesazh dashamires per lexuesit qe do ta lexojne jo reportazhin tone,por shkrimin e tyre modest per ato pak fragmente nga jeta e tyre, por e madhe, qe do te duhej libra te tere per t’i shkruar, pa pershkrime letrare per te qene me realist e i besueshem per secilindo, qe do te jene kureshtare per kete vend te rilindur te begate, treve te pasur e te lashte Ilire, etnike me tradita e vlera historike ,patriotike, kulturore e qytetare e artistike te pacmuara te Shqiperise.]

Devoll, Albania, nje emer i madh,nje vend i begate,dhunti e mrekulise se natyres “mother natyre”, por edhe e dores se njeriut, me pasuri te cmuara natyrore e shoqerore. Ky emer eshte simboli i fushes se saj pjellore,lumi me te njejtin emer si bir isaj qe buron e lodron ne mes te lugines, te rrethuar nga malet perreth, mencuria intelektuale i bijeve e bijave te saj, mjeshtra te medhenj bujq e ndertues me shpirt artisti, qe sintetizohen e simbolizohen me emrin e te madhit, poet te Devollit, Dritero Agolli, homeri i gjalle i Ballkanit por edhe me tej, kolosi i letrave shqipe i kalibrit boteror,nobelisti i se ardhmes.

Rrallë gjen në botë, pale në Europë, vende si Shqipëria ku ndërthurren klimat, relievet e natyra në përgjithësi, ku brenda një dite mund të pushosh në plazhet e bregdetit e më pas ne Alpet, në Theth, në Lurë, në Dajt, në Llogara e në Dardhë e të tjera vende të shumta. Sapo le mbrapa qytetin e bukur te Korces,Parisin e vogel te Shqiperise,ne jugelindje te saj, nepermjet nje autostrade te drejte, hapet porta e nje thesari te pazbuluar. Devolli e Bilishti nje thesar i ri , ku veç natyrës, qe ka punuar disi si mehater duke e bere kete fushe me tre kate ,nje dukuri e ralle e natyres. Edhe truri i njeriut te mencur e duar arte e punetor te madh e kane uruar, e kane gdhendur si një skulptor, e ka ne stolisur si nuse. Të magjepsin e të bëjnë për vete, të duket vetja si në përrallë kur udheton me makine gjate saj,pa le ta shohesh nga majat e maleve te Moraves apo te kodrave te Bilishtit,. Ata që kanë lëvizur nëpër botë, përfytyrimet mund t’i çojnë në Zvicër a në ndonjë vend të rralle e panjohur.

Veç vlerave të rralla e të njohura historike, si shpella e Trenit dhe kalaja e Trojanit, një nga vendbanimet më të hershme të parardhësve të shqiptarëve, ilirët, qe i ndesh ne hapjen e Muzeut Kombetar ne Tirane , ne pavionon e pare te tij te hyrjes te tij. Ne disa botime te zbuluara kohet e fundit, nga ne, ne biblotekat ketu ne amerike ,e ne internet ,pershkruhen midis te tjerave ne nje liber* , nje beteje midis ushtrive te Aleksandrit te madh te maqedonise me ushtrite Ilire dhe qendresa e tyre ne Devoll, duke ruajtur edhe sot emrat Ilire si Gryka i ujkut,mali Trojaneve.mali i Spiljes,e te tjera,Kete e dehsmojne edhe disa emrra me prejardhje Ilire *qe i kane rezistuar qendreses e te asimilimit nga pushtuesit e huaj ne shekuj te gjuhes shqipe, si Bilisht Proger, Tren, Dardhe, Pilur, Poloske, Qyteze, Areze e te tjere.

Nje studim me vlera ka bere dhe mesuesi veteran i hstorian,i aposionuar,Fari Spaho,qe deshmon per kete vertetesi ne librin ”Per vendlindjen”. Spikatin, vlerat piktoreske të luginës me lumin i gjelber te Devollit i mbuluar nga te dy brigjet me shelgje e me plepa te larte e i ujevareve nga malet e Gramozit nje nga malet me te larta te Shqiperis qe me gurgullimen e tij, qe i njgjan nje melodie muzikore,eshte me e forte se e lumenjeve me te medhenj te botes edhe se Nili, se lumenjte e Rusise , se edhe atyre te Amerikes, sic thote poeti, pastaj zbret ne lugine si nje gushter , nje lloj hardhuce e madhe, e duket sikur e perkedhel fushen derisa del ne gryken e Cangonjit ne fushen e Korces.

Me malet përreth, Moraven ne perendim, Malin e Thate me Majen e Ivanit te Madh [se ka e nje maje tjeter nen te me te vogel, Ivanin e Vogel i cili eshte i padukshem qe nga fusha] qendron si nje kulle aeropori ku kontrollon ne veri liqenin e Prespes se Madhe me fshatrat perreth, te dy fushat ,ne perendim fushen e madhe e pjellore te Korces, e ne jugelindje fushen e begate te Devollit duke shndruar . këtë vend begatë, por edhe magjepsës për bukuritë që i shijon syri i njeriut; Nje treve e lashte ilire ,etnike dhe tradita te rralla patriotike e atdhetare per tere shqiperine ne jugelindje te saj. Per te treguar nje pozicion me te plote te treves se Devollit,po shkruajme e per dy viset e tjera te aneksuara shteteve fqinje, si ne veri te saj, serbise [ne vitet trembedhjete te shekullit te kaluar ne caktimin e kufijve te Shqiperise nga fuqite e medha] disa fshatra midis dy Prespave,duke ia prere, si te thuash ne kuptim figurativ e gjeografik, krahune bishtin shqiponjes, Devollit te quajtur:

Devolli i eperme [ i siperme nje fjale e vjeter shqipe],me banore etnike midis tyre shquhet Resnja ,nje fshat i madh, ku hume intelektuale e patriote qe kane bere emer edhe ne amerike pa le qe jane ndare e copetuar familje te tera ,ku kane dhene e kane mare me fshatrate tjera si me Rakicken ,Shuecin e te tjera, E pjesa tjeter ne lindje, ne lindje:

Devolli i siperme, ne kufij me Trestenikun e deri ne Vidohove, si Oshanji,Kercishti, Shagu ,Revani e shume te tjere,qe me pas banoret vendas autoktone e tnike shqiptare i shperngulen ne ishujt ne lindje te Greqise e qe andej sollen banore nomade duke ia nderuar edhe emrin fshatrave .

Per kete jane me vlere,deshmite e dokumentat e emigrantit e patriotit ne mergim ne SHBA,,bashkeluftetarit te Fan Nolit , sekretarit te shoqerise” Vatra”, Adem Kasem [Hysi]Vishocica, nga fshati me te njejte mbiemer,kur erdhi ne Shqiperi pas pesedhjetevjetesh,i cili nderoi jete ne Tirane vite me pare, Pasi sipari porta e kesaj fortese si te thuash e kesaj keshtjelle te rrethuar me mure gjigande, nga te dy anet,male ta larte nga veriu e nga jugu ,fillon Rezervati Cangonjit. Ku zbulon qe ne hyrje te saj, bukurite magjepse me ato vilat e restorante lluksoze, me ahishten e malit te Moraves ,me pyllinin e geshtenjave te Vranishtite te Bickes, me fazanet e shumte tipike nje specie e rralle, me derra te eger, me lepuj te egert e te shumte, ne malin e Moraves, i cili ngrihet si nje mur dekori i nje mfitheatri te vjeter, piktoresk qe ndan si nje perde teatri dy trevat me te medhe e me te bukura e jugelindjes teShqiperise, Korcen e Devollin, shume te degjuar per Cardhakun e Gurin e Cjapit,dy ka turistike qe terhheqin cdo dite banoret e korces e te devollit per kampinge e per eskursione.

Nga ana tjeter varg malet e Malit te Thate e ne mes duke e ndare fushen e Devollit si me thike autostrada e re drejt e ne Bilisht per ne Greqi,e cila nga te dy anet esht e mbushur me restorante-hotele e me vila rizort nga me te bukurat qe i ndesh syri i njeriut te rrethuara me plantacione frutore e me fushen e parceluar si nje qilim i gjelbert,duke lene anashmlumin e devollit njehere nga e majte enjhere nga e djathta.,me ura te medhaja. Me tutje pllaja e Dëmbravës me akasjet e shumte e piashat e mbjelle nga dora e njeriut, ,si nje kat i dyte i lugines, ne perendim te fshes,me ujëmbledhësit e saj, plot plantacione me eshta e me mollë; lajthishtja e Moravës plot kokrra të shijshme, Guri i Capit,si perkrenarja e Skendebeut,heroit tone kombetar, ,nje shkemb gjigand natyror sikur e ka sklupturuar dore e njeriut e qe duket si nje obeisk ne lidje te fushes te devollit, me Shën Kostandinin piktoresk me ate burimin me uje te ftohte brisk e ne mes te beharit.;

Dardha piktoreske e me një turizëm të vjeter e te ri, rinovuar e të transformuar me pisten natyrore te skijeve ne malin e Gramozit,ku organizohen kampionatet lokal e kombetar te skijeve. ku vizitori panjohur kur e pa u magjeps gjate vizites se tij ,ku qe te gjitha te ndretuara me pune artisike prej mjeshtrash vendas,me gure e drure te zgedhendur.

Dardha eshte me shume interes per turizmin ,sportistet e per te investuar nga biznesmenet edhe ne berjen e teleferikeve.qe te gjitha me pune artistike,me gur e dre te zgedhendur. Kodrate Trestenikut me pllajën e Llabanicës nje fushe pjellore, me lumin e saj me te njejtin emer, ne kufi me Greqine, e me pas fusha e vogel e Rakickes e cila ngrihet majave te Malit te Thate si kati i trte i lugines; ku mbillen e kultivohen te gjitha kulturat bujqesore e me dhite malore karakteristike te saj. Ne qender te lugines hapet sipari i nje kopeshti brilant me lule shumenjgjyreshe ,fusha e begatë dhe e bukur te Vishocicës që prodhon edhe karamele sic thone te parët nga mjeshtrat bujq të Vishocicës; burimi i Zalleve në Vishocicë me ujin e ftohtë në piskun e beharit, me fushen e saj sportive e te blerte te rrethuar me drure futore e nga plepa te larte qe gati mbulojne qilimn e blerte me deget e tyre. S’ka me te bukur pershkrim ne poezi se sa ai i poetit te madh te vendlindjes,bilbilit jo vetem te Vishocices por i tere Shqiperise i talentuari Skender Rusi, cili ka kenduar jo vetem ne plepat e Vishocices e ne lendinat e Korces, por ne tere viset e vendit,sic thote Dritero Agolli ,poezia e tij kendon, vleresimet e tij per te jane te padegjuara ndonjehere e te pa perseritshme.

Me tutje hapet si nje qilim i madh e gjithe fusha qe vendesit e theresin me mburje si fusha me vete si fusha e Progerit e Vranishtit, fusha e Babanit, e Bitinckes dhe Trenit,fusha e Hocishtit dhe e Perparimajt vazhduar pastaj nga fusha e Sulit me kodrat e Koshnices te degjuar per dardhate e saj,,fusha e Bracanjt dhe Dobranjit vazhduar pastai me lugine e Poncares e te Menkulasit,, si nje bace me perime nga me te shumtat, ku behen qepet aq te degjuara ne shqiperi. ,Duke u mbyllur ne fund me fushen e Mirasit e te Cetes ,deri ne kodrat e Arezes e me lart ne Dardhe e qe njgjiten lart deri ne malin e Gramozit nje nga malet me te larta te Shiperise qe gjithnje pothuajse eshte i mbuluar me debore edhe ne vere. Nga andej nga buron lumi Devoll.; Vec lumit gjarperush ,si nje binjake i tij eshte kanali i madh Ventrokut, i hapur me pune vullnetaret nga devollinjte.nga gryka e Trenit,ku rjedh ujim i liqenit te vogel te Prespes, e shkon paralel me te derisa i del siper fushes se korces e qe sherben per ujitjen e saj.

Kush e kush me pjellorja, me e begata, me e degjura,per rekordet ne prodhimin bujqesor, te rendimeteve te larta te krahasuar me ato boterore. Do te permendenim Sellcat e Bilishtit e ato të Kapshticës me ata parrenjte malore,me arat e qershite e degjuara te saj, plot e vila rizort me lokale nga më të bukurit në Europë ku njera lugine njgjitet ne fshatin minoritari te Vernikut aq te perfolur per njerezit intelektuale e mjeshtrate mdhenj te zgedhedjes se gurit e te drurit. Tjetra lugine shkon e thellohet e behet me e bukur deri ne doganen e Kapeshtices,me autostraden qeshkon ne Greqi, e cila ka care nje qafe mali te Palegut, ku ne anet e xhades te kap syri vila e restorant rizort sic eshte Taverna Luna aq shume e perferuar per turistet me pronar Adriatikun e Kapeshtices .

Vendi i shenjtë Inonisht me teqenë e Kuçit, me teper se nje një rizort piktoresk i magjishëm mes lisave shumevjecare, që çdo ditë është plot ngaesimtarët e të gjithë feve, por edhe me shumë vizitorë nga e gjithë Shqipëria; Liqeni i Prespës së Vogël ku ndahen kufijtë e tre shteteve fqinjë Shqipëri-Greqi-Maqedoni , me peshqit e njohur krapin e me ngjalat që peshkatarët vendas të Shyecit e të Buzëliqenasi të gatuajnë për merak . Bukurite natyrore perqark liqenit ne afersi me shpellen Ilire te Treni, ia vlen qe te behen vila e restorant-hotele per vizitoret e turistet ,mendoj qe di te ishte nje investim me vlere per vendasit e per bissnesmenet.

Supriza më e madhe, vetë qyteti i Bilishtit, i rilindur e i transformuar rrënjësisht me autostradën Cangonj – Kapshticë, me unazën e re që e përshkon nga perëndimi, me bizneset e shumta qe ia vlen te ndalesh e te beshe nje shkrimtjeter intersane vecanerisht per tregetaret vendas e pre ata te huaj,, me stadiumin e ri e modesttete ndertuar keto vite, ekipit Bilish Sporti te fotbollit, aq i degjuar per fitoret ne fushen vendase te cfardo ekipi qofte,, e bëjnë të panjohur e magjepsës ër një banor që është larguar andej prej disa dekadash, pa le për një vizitor. Kanë kaluar shumë shqiptarë jashtë nga dogana e Kapshticës per ne Greqi, legalë po ilegalë prej vitesh, por kur kthehen prej vitesh, nuk i njohin Bilishtin e Devollin. Një portnyje tregtare e lidhëse e Shqiperise me botën ,është dogana e Kapshticës aq e njohur dhe e perfolur jo vetem ne Devoll por ne tere Shqiperin e mbushur me historira te shumte e te dhimbshme te paharuara per cdo shipetar qe ka kaluar andej. Vetë Bilishti është një qendër e madhe tregtare e biznesi ku gjenden shtatë filiale bankash dhe dy fondacione, pa llogaritur zyrat e ndërrimit të valutës.

Qyteti me me pazarin e vjeter e te ri,me ato sokake te ngushte e gurte me kalldrem,qe edhe sot ruajne konstukturimin e qytetit te vjeter,e me shëtitoren piktoreske, me lulishten aq të trëndafiltë e shumëngjyrëshe, me lokalet nga më të veçantit e më të bukurit, ia shtojnë hijeshinë kësaj qyteze te begate e përrallore. Me rrugët e kalldrëmta e të shtruara me asfalt[keto te rejat], me trotuare e me avlli mbuluar me lule dekorative, i bëjnë vilat e qytetit (shtëpi të banorëve), një mrekulli dy- e trekatëshe, mbuluar me tjegulla të kuqerremta e me panele diellore. E pabesueshme, por është fakt, nuk është zbukurim artistik si çdo përshkrim më sipër. Pastërtia është tipar dallues që të bie në sy në këtë qytet me lagje të reja që kanë mbuluar kodrat rrëzë Malit të Thatë, Kokogllavës si në Hollivud në ShBA, edhe vetë banorët e thërrasin Beverhills, në majë të tyre kisha dhe xhamija, të reja e moderne.

Gjatë gjithë kohës më shoqëroi nipi , që ka mbaruar universitetin “Fan S. Noli” të Korçës për menaxher turizmi.

Na fliste me pasionin e një të riu me koncepte të reja prej profesionisti për turizmin duke përforcuar përshtypjet e mia si amator turizimi, i një vizitor ku Devolli e Bilishti mbeten një thesar me vlera të pakrahasueshme për turizmin vetë, por edhe për Shqipërinë, për mediat shqiptare që bëjnë shumë pak për njohjen e hapjen e vendit tonë të mrekullueshëm e tepër të begatë për ne, por edhe për turistët * * *.

Po përse është i dëgjuar ky vend?! Per njerezit e mencur ,intelektuale e punetore te medhenj ,per mesuesit e shumte qe ka nxjere kjo treve e qe ka sot qe kane mbushur tere Shqiperine nga veriu ne juge e ne tere boten pa la edhe ketu e Amerike,per agronomet specialiste e shkencetare,per mjeket e shumte me specialitetet nga me te ndryshmet,per kineastet e shqiperise ,regjizore e operatore ,qe kane bere filma artistike te kalibrit boteror,te Dardhes te Hocishtit, te Progerit e te tjere me pionierin Endri Keko qe bejne berthammen e kinostudios,Shkrimtarin e skenaristit te shume filmave artistike,Teodor Laco, per nje plejade ta paharuar shkrimtare e artiste te medhenj; per grate inteligjente e te bukura , punetore duararta te pashembullta , qe s’kane shoqe ne bote mjeshtre te ralla, qe gatuajne “arin e bardhe”, buket e byreket aq te degjuar e te shijshem. Per emigrantet e saj qe kane mbushur boten ne breza e qe po ia ngren famen Devollit e Shqiperise kudo qe jetojne larg atdheut e me punen e tyre kane bere keshtjella neper bote vecanerisht ketu ne amerike, per mjeshtrat bujq e per ata te ndertimit,qe kane bere emer ne Shqiperi e ne bote.

Per shume dukuri te tjera qe do te duheshin libra te tere per t’i pershkruar. je vend i pasur bujqesor e blegtoral por edhe me pasuri nentokesore, si me nikel,aty ku ngrihet sot miniera e Bitinckes dhe e Bilishtit,me qymyrguri ne kodrat e demmbraves,me reren e pasur te qelqit, xhamore , ne kodrat e Zicishit e tepanit, lende e pare per fabriken e qelqit ne Korce,;per gurin gelqeror ngu prodhohet gelqerja ne furrat e Trenit e te Progerit,me impiantin e reres ne lumin e Devollit me gurin e zi e zgedhendjen e tij nga mjeshtrat e Progerit e te Kapeshtices. Po c’ka e tërheq turizmin e turistet sot?! Për prodhimet artistike të artizanatit: si punimet e drurit, mobiljet, punimet me thupra shelgu per shporta e kanistra nga me te bukurat,për perdet e kortinat nga më të bukurat e të shumëllojshme për dritaret, ballkonet, sallonet; për prodhimin e gunave nga gratë mjeshtre të rrobaqepsive të Bilishtit, për punimin me duar të fanellave e trikove prej leshi, për punimet me grep të grave nga më të përdorshmet, për mjeshtrat skulptorë e gurgdhendës me gurë, me mermer, me mozaikë që stolisin muret jashtë e brenda vilave e lokaleve, për prodhimet bujqësore e blegtorale, si: gruri, misri, thekri, elbi, duhani, patatja, panxhari i sheqerit e asortimentet e gatimet e tyre te shumta, per pekmezin e Macurishtit nga lengu i panxharit te sheqeriit ,per turshite e shumta te konsrevuara nge me te llojshmet e mete shijshmet, per kultivimin e perimeve ngabcevane artiste burra e gra duaarta, për rritjen e njëblegtorie moderne e mbi baza shkencore, si: lopa, delet, dhitë,e per perpunimin e qumeshtit qe produkti nxjere pas te gjalpit nga kosi, do te permendim “dhallin”, hira e devollinjeve, qe eshte karakteristike per t’u pire ne vere kur ke etje e te shijon me shume se nje bire, e produkte te tjera te shumte, -per mjeshterine e gatimit te miellit per buket e per petaniket e shumte qe emrat e tyre s’kane te mbaruar,e qe jane karakterisike ne kete zone ;pa le per turshite teper te shijshme e aq te perfolurae qe jane me interes per vizituret pa le per turistet deri ne embelsirat e shumte ,me mbretereshen e gatimit,bakllavane, -Per kuajt e shpendët, për kultivimin e e peshkut në ujëmbledhës e vaska ku nuk mungon asnjë ditë peshku i freskët,pervec zenies te peshkut te fresket ne liqenin e vogel te Preses nga peshkataret e zot te Shuecit e te Buzeliqenasit,nje tradite kjo e trasheguar ne breza te cilet jane e aritiste te thurjes te koceve e te shavarit.

– Për fruit- evitikulturën me vreshta të reja e me plantacione me mollë, dardha,kumbulla, qershi, ftonj, arra, lajthi, gështenja e për kumbullën e rrumbullakët ose te vendit, që të gjithë janë mjeshtra për nxjerrjen e rakisë, në çdo shtëpi, pra rakinë e Dardhës, Qytezës, Sinicës, Ziqishtit, e të tjera. Anembanë fushës, rrëzë maleve, si një gjerdan i stolisur me gurë xhevairë qëndrojnë madhështorë 43 fshatra, me gjithe Rakickën malore nje fshat me nxenes e prinder arsimdashes ku kam mbresa te pashlyera gjate viteve qe punova atje],, Naten llamburisin dritat e shumta e teduket vetja sikur je ne fluturim me aeroplan e poshte teje nje gjgand dritash si New Yorku per te mos e ekzagjerua,,, me një popullsi të dendur që ua kalojnë qyteteve të sotëm provincialë, me tradita të vjetra e të reja historike-kulturore e artistike e ku dallohen si qyteza te vogla po thuaj se shumica e fshatrave e ku me te degjuarit jane , Cangonji, Bitincka, Treni, Progri, Vranishti, Piluri, Suli, Qyteza, Sinica Areza, Bracanji, Poncara, Tresteniku, Cipani, Mirasi, Vishocica, Kapeshtica, Suli,Zicishti, Babani, Hoçishti, Poloska, Menkulasi vendlidja e shkrimtarit te madh Dritero Agolli, [nje fshat i dashur qe s’do te harroj kurre nxenesit e mij gjate viteve qe isha mesues ne Menkulasi cili thote qe s’do ta krahasoja as me kryeqytetet me te bukura te botes, etj.

Për të patur një njohje të plotë, nuk duhet harruar poema madhore e poetit me te madh te Shqiperise te koheve te sotme moderne, Dritëro Agollit “Devoll, Devoll!” nje muze i gjalle per devollin, e per tere Shqiperine,vecanerisht ne kete vit jubilar te ditelindjes se tij qe mendojme qe duhet bere me shume jeone jetes e vepres se tij nga ne devollinjte, cila e plotëson imazhin e pasur të Devollit e te devollinjeve,te vendlidjes te shenjte te tij,si dhe botimet e poetëve e -prozatorëve të njohur te vjeter si Sotir Andoni ,Teodor laco,Petraq Zoto e te tjere,e me pas plejada e famshme e poeteve te rinj , -ku ne pedejstal qendron poeti e shkrimtari me i madh i koheve moderne Skënder Rusi,personaliteti me i madh i letrave jo vetem per Korcen por per tere Shqiperine ,me nje krijimtari te pasur e nje aktivitete te gjere si drejtues i shoqates se poeteve te rinj,drejtor i biblotekes te Korces nje nga me te vjetrat e Shqiperise,, -e pas tij,Agim Isaku, Merita Bajraktari, ,sot me banim ne New York, Thani Naqo ne Florida,, Skënder Demolli ne Greqi, Nizami Morava, Arben Shaholli, Pëllumb Pasholli, Oliver Topçiu e shume te tjere te talentuar, ,Pa harruar poetet e sotem, te vjeter e te rinj e te talentuar te periudhes te demokracice ,qe vetem ne keto dite te bardha paten rastin te botohen krijimet e tyre, qe sot jane te shumte dhe e kam te veshtire te permend emra me botimet e tyre ne Shqiperi e jashte. si Eris Rusi, Rosi Theohori, Robert Metolli,HysenCifligu e te tjere [qe mendoj te radhiten edhe emrat e tyre ne kete shkrim modest].

Kam mendimi qe do te ishte me shume interes botimi i disa guidave ose broshurave ,fletepalosje te shkurtra me fotgrafi e me harta si guida te mirefillta per cdo turiste vizitor te sponsorizuara nga biznesmenet..

Edhe gazetat modeste “Devolli” “Bilishti” njohese te mirefillta te traditave me te cmuara te devollit e te devollnjeve,,te cilat dita dites po e ritin shtrirjen e tyre ne Shqiperi e ne Amerike me lexues te shumte nga te gjitha mosht, e drejtuar nga publicistet e apasionuar,Ervehe Baruti dhe Kosta Nake dhe nga poetet popullore, Bashkim Gjoza,Endri Fifo, te cilat shërbejne si një guidë për turistët ku do të lexosh për bijtë e saj artistë të mëdhenj, si: Xhon e Xhim Belushi, Luiza Dushku, -aktorja Elida Topçiu (Janushi) e Tearit Kombetar ,me rolet e saj te shumte ne teater e ne kinematografi , ku spikat roli i saj ne komedine “pallti 176″ me rolin e Marjetes,, nje vajze e brishte vishocare qe e nisi karjeren e saj artistike ne fillimet e saj me grupin amator te tearit te Vishocices,mbaj mend kur ajo u njgjit ne skene e grupit tone amator, ajo ishte partnere e rolit tim, Me vone pastaj artisti i popullit Naim Frasheri e zbuloi si nje talent i rralle ‘duke shkuar me pas ne teatri kombetar ne Tirane.

-Këngëtaret e njohur si Ana Goce, Shpresa Spaho,Kastriot Agon, si dhe ne muzikantet dhe valltaret e Vernikut…po nga Vishocica qe me familjen e saj perbente nje berthame te grupi folklorik te Devollit neper festivale,po keshtu mund te flasim edhe ten shkruajme per Hamdie Laska, Sofika Babliku,e shumme e shume te tjera, qe jane njgjitur skena te festivaleve kombetare dhe ne ekranet e televizionit -,e deri ne kengetari i ri popullor Endri Fifo, me ansambli rinor “Devolli”qe ka bere fame e ke bere turne ne ballkan e ne Erope e të tjera.

Me artistet e muzikantet famoze shume te degjuar ne tere Shqiperine. Me grupet populore e folklorike kerakteristike pre kete zone po thuaj se ne cdo fshat,me grupet e kengeve popullore[iso polifonike ose me te zjere sic i thone banoret e vendas] e me te valleve ,e asaj devollice ne vecanti,si grupi i Ali Kondit ne vranisht,ne Poloske ,ne Bitincke,Trestenik,Miras e te tjere, -me muzikantet e instrumentiste popullore si klarinetistet ,vellezerit Kovaci, Sefka i Cipanit, Gani Mullamakja, Fyelli baritor i Avni Hoxhes nje talent i ralle ne Shqiperi,,fisarmonicistet e verber te talentuar Haki Fejziu i Bracanjit,Vaska i Hocishtit te pasuar nga mjashtr te rinj Andrea Balli,Ylber Lame edhe kompozitor ;Alejdin Topciu me vellezeri, kompozitor edhe dirigjent i degjuar ne shqiperi,,, apo Mandolinatat e Hocishit, Seranatat e Zicishtareve e Progareve e te tjere Të gjitha këto e bëjnë krenar brezin e ri që t’i pasurojë më tej traditat për vendin e lashte te shqipon Këtë e ndjen sapo zbret në tokën shqiptare, në aeroportin modern e modest “Nënë Tereza” [ te nenes te shenjte shqipetare Nobelistes,,e cila eshte simboli per gjthenenat shqipetare e ne mbare boten], të Rinasit ,Tirane e me pas, kur merr rrugët për në Korçë.

Të befason Tirana, kryeqyteti Shqiërisë, i transformuar e në ndërtim, një qytet metropolitan në zemër të Europës ku rritet e zbukurrohet cdo dite,e nesermja e e gjen edhe me te bukur, ku të zhduken të gjitha dilemat për këtë vend të panjohur per te cilen duhen shkrime te gjata per t’i pershkruar bukurite e tyre,. Prandaj bëjnë mirë të rinjtë në internet në websajtet YOUTUBE e “facebook” që kanë futur video e shkarkime në faqet Bilishti, “Vishocica Jone” nga Genci Hysi, etj. Ju lumtë!.

Nuk mund te leme pa permendur edhe kontributin e madh qe japin emigrantet me investimet etyre por edhe me popullarizimin e vlerave te kesaj zone te begate ne gjithe boten kudo qe ndodhen ,vecanerisht ne amerike,ashtu sic po bejne edhe shoqatat “Devolli”midis shoqatave te tjera si motra,ketu ne amerike ne Broklin ne New York me kryetar z,Neritan Bejlerin,me aktivitete e shumte qe organizohen si dhe me hapjen se shpejti te shkolles shqipe krahas atyre si motra.S”ka se si mos ndjehesh krenar kur degjon zerin e folese se talentuar te kanalit televiziv shqiptqr ketu ne New York, poetes e shkrimtares se madhe te njohur jo vetem ketu ne amerike por edhe neShqhqiperi, z.Kozeta Zylo e cila me nje vidio te pergatitura enkas per shoqaten ne TV e tyre,ne shqip, ngre lart vlerat e mergimtareve te Devollit e dashuine e tyre per atdheun e vendlindjen ne mbremjet e festat e shqiptareve. Në mbyllje të këtyre shënimeve, po bëj një rezyme te shkurter:

-Janë devollinjtë, të vjetër e të rinj, me mendje të ndritur e optimistë, me një botë të madhe e të pastër prej artisti, shkencëtari e gjeniu, nuk do ta zmadhoja, që e bëjnë famoz e kureshtar këtë vend të bekuar e të begatë. Janë gazmorë, bujarë, mikpritës të rrallë e të ngjitur që të ofrojnë ndihmë pa i kërkuar [pa haruar mikpritjen bujare e vellazerore qe bene per familjet Kosaovare gjate kohes se luftes,po thuajse ne cdo fshat u hapen me dhjetra dyer per vellezerit e tyre, , një lajtmotiv për turistët e për vizitorët, Një vend i qete e një rekord të pastër për krime, qetësi të garantuar nga rendi , aq domethënëse për të huajt. Nje vend me shkolla te bukura ne cdo fshat, e ku ne qender ngrihet madheshtore shkolla e mesme ,me emrin e degjuar e famos per tere Sqiperine ,gjimnazi i Bilishtit, mesuesit e saj te talentuar ne breza,te cilet me vone u bene pedagoget e Universiteteve te Shqiperise apo edhe mesuese te talentuar edhediaspore ,sidomos ns ShBA, e deri me sot, me studentet e saj te shkelqyer qe kane mbushur e e mbushin edhe sot universitetet e Shqiperise dhe jane nga me te talentuarit, .Takimin e fundit të largimit e lasme me shkollën 9-vjeçare të Vishocicës, një ndër shkollat më të bukura, kompletuar me klasa kompjuteri (e pabesueshme për ndonjë mediokër, më falni), vatër e dijes, e kulturës dhe e artit, me tradita të pasura e të trashëgueshme në breza me drejtorin e saj[ nje ish nxenesi im pare],Pellumb Pasholli,e me nxenesit e saj te veshur si per feste ,qe njgjanin si pellumba ,shpresa e te ardhmes te sigurte qe do ta bejne kete vend edhe te me begate.. E si për t’u larguar, shkuam të pinim një kafe tek mbesa.

Ecnim rrugës lart për në Bilisht, në krye u ndalëm para një pallati pesëkatësh.

U shtanga, u befasova, por edhe u mbusha me emocione. Është banesa e vellezërve Ervin e Romi, të dy emigrantë në Greqi. Kati i parë garazh për makinat, i dyti një minimarket modern e shumë i pasur me artikuj groserie, katet e tjera apartamente dhe në tarracë një verandë me drurë të gdhendur, anembanë me trëndafila e lule nga më të bukurat, një kopësht i rrallë, që në të ardhmen do ta bëjnë lokal. Ç’tëshkruaj më?! Përballë si një muze i gjallë muret e rrënuar të spitalit të vjetër me të cilin lidhen kujtimet e çdo devolliu e bilishtari.

S’ka se si mos i kujtojmë ata njerëz humanë që janë kujdesur për ne, për fëmijët tanë, si:Vexhi Subashi,Meleqe Babani, Mihal Tase,Albert Hoxha,Njovit Bedulla, Engëls Barbuta, Jani Shano,Dritan Hysi, më vonë Trajko Kamburi, specialisti radiolog injohur në gjithë Shqipërinë Sllavko Kallfa, Marta Kallfa, Sinan Agolli, Vasilika Vllaho, kardiologu i talentuar Festim Bode, deri te më të rinjtë Agim Voci e të tjerë apo infermieret e infermjeret e mamite e talentuara e te pa pertuara tere jetes se tyre qe jane me dhjetra ne Bilisht e ne cdo fshat.

Duke u ndarë nga ky realitet që të befason e të bën për vete, ndjehesh krenar për të djeshmen, për të sotmen dhe për të ardhmen që shndrit në sytë e tyre, veçanërisht e brezit të ri ne Devoll e ketu ne mergim ne Amerike.

Çfarëkënaqësi të pazakontë ndjen kur shikon vajzat shqiptare të Bostonit, devolleshat që përdredhin si lozonjare vallen e bukur “dardhare”, apo djemtë e Bilishtit të Waterburry-t në Connekticat “devolliçen”duke kërcyer si profesionistë të vërtetë. S’ka se si te mos thuash dy rreshta për shkencëtarin më të ri të Shqipërisë, djalin nga Tresteniku, Prof.Dr. Leonard Barollin në Universitetet e Tokios të Japonisë,i cilimori nje ngacmimet prestigjozë botërorë kete vit,për kontributin e tij në shkencat e informatikës .

Nuk do te ishte i plote ky shkrim ne permasat e tija te vogla ,pa permendur te gjithe ata, bij e bija me te mira te inteligjences te qytetit te Korces, qe kane kontribuar me jeten ,punen e vepren e tyre , duke jetuar e punuar ne Bilisht e ne tere fshatrat e Devollit, qe jane pjese e krenarise te devollinjeve e qe kane lene gjurme e kane bere emer,tamam si bijte e tij me pasionin ,talentin e tyre, si mesuesit e shumte pothuajse ne cdo fshat,mjeket,dentistet,e specialistet e te gjitha fushave te ekonomise e te shkences,,artiste muzikante,sportiste,punonjes te kulturese te artit ,ata jane me qindra e qindra per t’i permendur ,ku secili prej tyre mund te shkruaj libra te tera me kujtimet e mbresat e tyre si vellezer te nje familje, ,Sic mud te permendim vetem disa prej tyre,qe i kemi njohur nga afer duke punuar me ta,jo pert’u mburur me fshatrat tone, po per te qene me realiste e te besueshem me lexuesit, si artistet e medhenj te teatrit e te estrades te Korces, Pandi Raidhin,Thimi Filipin,Nazif Piluri, Vani Trako,e Dhimitraq Orgocken si regjizor i grupit amator te teatrit dhe te ansamblit te Vishocices,por edhe shume e shume te tjere, nje maratone emrash pa mbarim.

Duam te theksojme se nje merite te vecante e nje falenderim modest marin nga ne ,gjithe pushtetaret dhe biznesmenet qe kane kontribuar sado pak nga qendra ne baze,eshte ne nderin e tyre, gjate periudhes te demokracise,si devollinj ambicjoze per obligime me te medhaja ne te ardhmen, e bilishtit e te devollit. Më në fund duam t’u urojme të gjithë bashkëvëllezërit tane kudo në botë.shendet e begati e lumturi familjre kudo qe ndodhen ne bote e me shume dashuri e krenari per vendin tone te shenjte e te pazevedesueshem per Devollin e begate,per per Shqiperine tone te shtrenjte. .

*2-Nga nje studim modest historiko- gjuhesor , i bere nga autori, per “Toponiminee toponimet e zones,Devoll.”

Note:

Nuk kemi marre persiper te bejme historikun e Devollit ,por disa grimca te cmuarae te pasura te tij ,vetem disa ,ose pak emra qe kemi vene , ne fushen e artit e te kultures.ne konsiderate.