Nga Lek Gjoka
Një statues i kryeministrit Rama në facebook ku na bën thirrje në emigrantave që të telefonojme familjet tona në Shqipëri për të shkuar në votime se si mu duk si shtim i dozes së mospërfilljes ndaj nesh sepse çdo nënshtetas i çdo shteti ka të drejten e votes dhe kete të drejte e realizojnë në shtetin ku jetojne me përjashtim të ne shqiptareve.Vertete për shkaqe ekonomike jemi larguar fizikisht nga vendlindja por shpirtërisht ajo pjese e jetes që kemi kaluar atje na terheq si magnet drejt Shqipërise.
Përsë nuk votojnë emigrantat shqiptare ku një e treta e Shqipërise jeton në emigracion ?
Ftohtësia e qeveritareve shqiptare të djeshem dhe të sotëm ka vite që vazhdon ndaj emigrantave.Cilët janë arsyet që parlamenti shqiptar, qeveria shqiptare nuk bën as përpjekjen me te vogel që emigrantet të jenë pjese e jetes politike të vendit ?
Sigurisht po të pyesesh politikanet shqiptare për arsyet do të nxierrin vetem arsyet ekonomike dhe veshtirsite për organizimin e votimeve arsy që thjeshte janë vetem për të na hedhur hi syve sepse arsyja e vertete është pamundesia e partive politike shqiptare për manupulimin e votes.
Shqiptaret në diasporë sidomos brezi i ri i rritur në vendet me demokratike të botës nuk manipulohet kurre ndaj vota e tyrë e hedhur në vendin e duhur vertete sjell një risi demokracie në Shqipëri por iu prish planet politikaneve të korruptuar që më para të pista blejnë votën e sovranit popull që keto pasuri të vjedhura ti mbrojnë e ti shtojnë.
Këmbanat e alarmit po fillojnë të bien ndaj zeri i diaspores shqiptare sa me shpejt duhet të merret në konsiderate.Sigurisht që deri tani jemi lenë në “harrese” dhe sa here politikanet shqiptare vijnë në Amerike “ushtaret” e tyre ketu madje edhe shoqata shqiptare servile iu shtrojnë dreka e darka dukë ngritur lart edhe “flamurin” e liderit të shqiptareve të Amerikes por në fakt janë thjesht tym pa flake.Në asnjë prej qindra shoqatave shqiptare nuk kam lexuar në programet e tyre të mbrojnë te drejtat e qytetareve shqiptare në Amerike siç janë e drejta e votes në shtetin ame, e drejta e mbrojtjes së prones së emigrantave ku në qindra raste mafia e lidhur me politiken rremben pronat e shqiptareve të mërguar duke fallsifikuar dokumentat.
Mungesa e një ministrie të emigracionit në Shqipëri është një faktor tjeter që e largon edhe me shumë diasporen shqiptare me shtetin ame.
Besoj që ka ardhur koha që diaspora shqiptare në Amerike ,Evrope etj duhet tia bëjnë të ditur qeverise Amerikane dhe BE-se së Republika e Shqipërise nuk mund të bëhët pjese e familjes evropianë dukë “harruar” dhe mohuar voten e një të tretes se qytetareve shqiptare që sot jetojnë në mergim.
Jacksonville Florida
21 qershor 2015