Francois Englert dhe Petter Higgs

 

 

 

 

Çmimin Nobel për fizikë për këtë viti e fituan dy shkencëtarë: britaniku Peter Higgs dhe belgu François Englert. Të dy shkencëtarët pavarësisht njëri-tjetrit kanë shtjelluar teorinë “që është pjesa qendrore e modelit standard të fizikës së pjesëzave elementare”, argumenton Akadamia Mbretërore e Shkencave në Stokholm. 84 vjeçari Higgs dhe 80 vjeçari Englert vlerësohen për “zbulimin teorik të një mekanizmi, i cili kontribuon për të kuptuar prejardhjen e masës nga pjesëzat subbërthamore”, thuhet në argumentimin e jurisë. Fjala është se si grimcat – pra komponetët bazë të materies – marrin masën e tyre.
Kjo shpjegohet me të ashtuquajturin mekanizmi Higgs, për të cilin Peter Higgs punonte qysh në vitet 1960. Një rol të rëndësishëm luanin këtë mekanizëm bosonet Higgs, që për rëndësinë universale të tyre quhen edhe si “grimca e Zotit”.
Me probabilitetin më të lartë Organizata Evropiane për Hulumtime Bërthamore, (Cern) e vërtetoi këtë teori një vit më parë përmes makinerisë LHC, një centrifugë gjigande e grimcave.
Çmimi më prestigjoz për fizikën në botë, Nobel ka edhe një vlerë financiare prej 920.000 euro. Ceremonia e ndarjes së çmimit bëhet tradicionalisht më 10 dhjetor, në ditën e vdekjes së Alfred Nobelit.