lek_gjoka1

-Kombi shqiptar në rrezik. Ne Kuvendin e Shqipërisë nuk respektohen studentet qe rrezuan komunizmin ndërsa në Kosovë vendi po shkon drejt destabilizimit.
Me ligjin e ri për emigrantet shqiptare te sapo miratuar nga Parlamenti shqiptar personat qe vdesin në Amerike dhe nuk janë riregjistruar nuk mund të varrosen në Shqipëri!.

Opinion nga Lek Gjoka/Jacksonville / Florida

Fatkeqësisht ky vit në trojet etnike shqiptare ka trokitur me mjaft ngjarje jo të mira të cilët të krijojnë një pesimizëm për të ardhmen e popullit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin e detyrueshëm për Diasporën Shqiptare për tu riregjistruar ndryshe konsullatat shqiptare nuk do t’iu shërbejnë qytetareve te tyre shqiptare në këto vende. Te flasësh për prapaskenat e këtij ligji sigurisht duhet të jesh i fushës juridike por ato që me shqetësojnë mua si emigrant janë disa por kryesoret janë se qeveritë shqiptare nuk janë të besueshme dhe për pese dollarë mund të shesin databazen e të dhënave personale te diasporës shqiptare megjithëse në një ligj të tij thuhet se mbrohen 100% nga ministria përkatëse.
Si mund ti besoj politikaneve shqiptare kur deputetja Mesila Doda iu kërkon që të respektojnë grevën e urisë të studenteve që rrezuan diktaturën komuniste në Shqipëri dukë i duartrokitur por as njëra nga palët e parlamentit nuk pranuan. Nuk e di dëshirën e deputeteve të zgjedhur me votën e popullit nëse kanë nostalgji për diktaturën komuniste apo si bijë të atyre që e gjakosen kombin shqiptar për gjysmë shekulli duan ta rikthejnë atë diktature?
Gjithësi jam pro regjistrimit pa kushte të shqiptareve të diasporës po dikush që ka urrejtje ekstreme për qeverinë socialiste dhe nuk beson në ketë ligj dhe nuk regjistrohet as vete a as familjen e tij. Fatkeqësisht atij personi i vdes një pjesëtar i moshuar i familjes i cili ka lenë amanet të varroset në vendlindje por që të shkosh nga Amerika në Shqipëri (nuk ka rendësi nëse je edhe nënshtetas amerikan) duhet medoemos që konsullata shqiptare të plotësoje disa letra ndryshe agjencitë funerale të Amerikës nuk presin dot biletën e transportit për të vdekurin. Dukë mos qenë i riregjistruar sipas ligjit të miratuar me 19 Shkurt 2016 konsullata shqiptare në Amerike nuk duhet ti shërbeje këtij qytetari të vdekur?!E thëne shqip ai duhet të prehet në dhe të huaj dhe amaneti i tij për tu prehur në vendlindje te mos realizohet. Vërtetë dikush mund të shprehet se është faji i të birit që nuk e regjistroi por kur një person vdes nuk duhet të ekzistoi asnjë ligj sikur ishte në diktaturën komuniste që emigrantet politike i quanin tradhtarë dhe nuk i linin të preheshin në Shqipëri!..

Problemi tjetër si qytetar shqiptar është situate shumë e tensionuar në Parlamentin e Kosovës që shumë shpejt do të dale jashtë kontrollit. Çdo lloj dhunë në parlament nuk duhet të ndodhe dhe faji nuk është vetëm i atyre që hodhën gazin lotsjellës por i qeverise e cila moralisht duhet të largohet dhe të shkoje në zgjedhje të reja si e vetmja zgjidhje paqësore qe nuk do ta kaloje Kosovën ne destabilizim.
Përse qeveria e Kosovës nuk e pranon një gjë të tille kur në Greqi Partia në pushtet për probleme ekonomike e dërgoi Greqinë në zgjedhje të reja?
Arsyeja është tepër e thjeshte. Ashtu si në Shqipëri edhe në Kosovë kolltuku e pushtetit është aq i ëmbël sa të kthen nga një hero në një diktator dhe njeriu me i urryer i popullit tënd. Pra në Kosovë egoja e Hashim Thaçit për tu bërë me çdo çmim President e Republikës se Kosovës po e dërgon vendin në humnere ku dhe ai vete do të dale i humbur. Demokracia nuk ekziston në Kosovë sepse çdo deputet ka imunitet që mbrohet me Kushtetute dhe nuk mund të arrestohet dot pa ia hequr mandatin. Ne Kosovë policia arreston deputetet e opozitës si kriminele ordinere . Shqip arreston një popull që i votuan këto deputete. Nesër i gjithë opozita kosovare edhe mund të jap dorëheqjen ose të burgoset por do të jete fundi i demokracisë dhe largimi me dhunë i qeverise që do të shkaktojë destabilizim dhe gjakderdhje.
Para se të jete vonë politikanet e Kosovës duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët ku e vetmja zgjidhje paqësore është zgjedhje të reja dhe mos zgjedhja e Hashim Thaçit president i Kosovës nga ky parlament i cunguar dhe jo demokratik.

Me vjen shumë keq që kombi shqiptar ndodhet në rrezik ndaj politika shqiptarë duhet ti shërbeje kombit të tij që e votoi dhe jo interesave te veta financiarë dhe të largojë mendjes e të qe nurit përherë në karrigen e pushtetit sepse pa ndërrime pushteti nuk ka as demokraci dhe as zhvillim e mirëqenie për popullin.

 

Shkurt 2016