Inaugurohet në Vakarici të Kalabrisë busti i Gjergj Kastriotit, ndërkohë që sheshi në qendër të komunës ka marrë emrin e Heroit Kombëtar. Aktiviteti u organizua nga Kryetari i Komunës së Vakaricit, (Vaccarizzo Albanese, provincia di Cosenza) Aldo Marino, që është njëkohësisht edhe Kryetari i Shoqatës së Kryekomunarëve Arbëreshë. Nën drejtimin e tij prej 10 vjetësh Vakarici, është bërë jo vetëm një prej komunave më të zhvilluara arbereshe, por edhe një vend tërheqës për turistët italianë e të huaj.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë deputetët Fatmir Toci e Mimoza Hafizi, ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, si dhe skulptori i njohur vlonjat, Zeqir Alizoti.