Në një deklaratë zyrtare Kompania e Aviacionit Civil “Belle Air” ndër të tjera deklaron: “Të ndodhur përballë një situate tejet të vështirë e kemi të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që na çuan në këtë pezullimim janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air.
Gjatë kësaj periudhe Kompania Belle Air do të rinisë një proçes ristrukturimi për t’u rikthyer së shpejti…Në këtë proçes Kompania Belle Air fton të gjithë investitorët shqiptarë e të huaj të marrin pjesë për ripërtëritjen…”
Anullimi i fluturimeve ka ndodhur që sot. Ka pasagjerë të bllokuar në Verona dhe tri fluturimet e mbëmjes janë ndërprerë. Problem i rëndë pritet të krijohet me mijëra prenotime që janë bërë ndërkohe nga agjenci turistike të Tiranës.
Belle Air thekson:
“Me ndihmën e kompanisë ajrore italiane Blue Panorama, u ofrojmë mundësinë e mbrojtjes nëpërmjet blerjes së biletës me një çmim tarife mbrojtje të gjithë pasagjerëve me bileta Belle Air, duke filluar nga 25.11.2013 nën markën Low Cost Blu Express të kompanisë Blue Panorama Airlines nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, ofertë që varet nga sasia e vendeve të mbetura në shitje dhe destinacioni i përzgjedhur. Për të vazhduar procedurat Ju lutemi telefononi në +355 42 390 111. Të gjithë pasagjerët qe kanë prerë bileta nëpermjet kartës së kreditit dhe që kërkojnë rimbursimin e biletave, duhet të kontaktojnë me bankat që kanë lëshuar këto karta krediti dhe të paraqesin kërkesën së bashku me referencat e biletës. Per të vazhduar proçedura të tjera rimbursimesh Ju lutem kontaktoni në 355 42 390 390…” Kjo është një ditë e trishtuar për ju pasagjerë dhe për të gjithë stafin e Belle Air! – mbyllet deklarata.