Ka përfunduar ndeshja Shqipëri -Danimarkë me rezultatin 1-1.
TIRANE- Në minutën e 37′ djemtë e De Biazit zhbllokojnë rezultatin duke shënuar të parët ndaj Danimarkës. Goli i shënuar nga Lenjani, ka ngritur në këmbë gjithë stadiumin “Elbasan Arena”.
Pas golit kuqezinjtë kanë forcuar sulmin, të mbështetur nga tifozeria e zjarrtë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për tanët. Por në pjesën e dytë danezët arritën të barazojnë. Goli I tyre erdhi në minutën e 81′ nga Lasse Vibe.
Pas dy ndeshjeve të luajtura kuqezinjtë dhe danezët janë në vendin e parë me nga 4 pikë, ndërsa pas tyre renditen Armenia dhe Serbia me nga një pikë dhe Portugalia 0 pikë. Të martën në mbrëmje kuqezinjtë do të ndeshen në Beograd përballë Serbisë.
Kombëtarja jonë numëron vetëm një fitore përballë Danimarkës në 30 Tetor 1963, me rezultatin 1-0 .