Nga Fahri Xharra /

fahri-xharra
Fahri Xharra

Duke e lexuar studimin: “ Një ofensive kulturore turke për turkofonët“, nga publikimi i “Ministrisë së Mbrojtjes së Francës – për Delegacionin e punëve strategjike “(Les Balkans et la Turquie :impériale nostalgie, pragmatisme de la puissance ou pari sur l’avenir? Étude réalisée par Alexandre Billette et Jean-Arnault Dérens.
Pour la Délégation aux Affaires stratégiques Ministère de la Défense Marche n°1505414462) mu kujtua një zhurmë e madhe kombëtare shqiptare, një admirim për një të kaluar e cila ishte shumë ogurzezë për ne shqiptarët: “Përveq TIKA-s, janë shumë organizma publik turk të cilët e kanë për detyrë të inkurajojnë shpërndarjen e gjuhës turke, që të mbështesin projektet turke për ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë otomane në Ballkan. Është gjithashtu Instituti Junus Emre (Yunus Emre Enstitüsü, YEE) i cili e shpërndan një vëmendje të posaçme turke ne Ballkan. Me vite të tëra serialet televizive turke janë bërë shumë të njohura, e njëra ndër to ishte edhe “Muhteşem Yüzyıl“ (Shekulli madhështor) (nga studimi i më sipërm, me nëtitullin: Série télévisées: le soft power de Soliman le Cathodique)”.
Kur i pushtuari e sheh  historinë e pushtimit te vet nga pushtuesi, (Seriali televiziv Sulejmani-Shekulli Madhështor) dhe me vëmendje e padurim e përcjellë çdo detaj që afrohet, herë i duartroket për fitoret e tija e herë i dhimbset për sprovat e dhembshme të dashurive të tij,atëherë e kupton njeriu që kemi të bëjmë me një të pushtuar,i cili për 500 vjet le që nuk është mbushur mend por përkundrazi e ka ndërruar gjenin e tij të njeriut krenar në njeri rob,dhe në çdo çast të mundshëm e kthen shpinën kah shtrati dhe dëshiron t`i përjeton të gjitha ato të cilat e kishin gërryer të kaluarën e tij dhe vrragët  edhe pse në shikim ishin të mëshefura por ato qenkan ende të pranishme në psiqiken e tij.
E vërtetë që Sulltan Sulejmani – Madheshtori (1494 –1566)  ishte Sulltani i dhjetë dhe i cili mbretëroj më së gjati në Historinë e Imperatorisë Otomane (1520-1566). Ishte me të vërtetë i madh. Po, për ne çka?
Edhe pse Ibrahim Pasha Pargaliu ishte një shqiptar i krishterë që e shoqëroi Sulejmanin Madhështor, gjatë gjithë kohës deri më 1536  dhe e mbërrini edhe titullin Veziri i Madh (1523) dhe komandantit kryesor  të të gjitha armatave të tij edhe pse Ibrahimi i Pargës u bë bejlerbeu i Rumelisë duke i marrë nën kontroll  të gjitha tokat e pushtuara  turke në Evropë, për ne çka?
Të gjitha pushtimet e tij ishin në emër të fesë dhe me titullin Sulltani i Madh, Trashëgimtari i Profetit të Allahut. Pra? Pargaliu e pagoi me jetë famën e tij.
Historikisht, fatkeqësia e jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi ditë të zgjedhim mikun e ende vazhdojmë me të njëjtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. A thua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë, e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë.
Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, doemos njeriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë shpjeguar  drejt gjërat? A na është shpjeguar drejtë historia e jonë? Feja, a na është shpjeguar drejt,  të cilës iu kemi veshur me shekuj?
Kush ishin ata  që e përhapnin fenë, qëllimet e tyre? Pse më duhej mua, apo babit tim, apo gjyshit tim t`i bindemi diçkafit, e cila ishte për ne e largët e paprekshme? Pse unë ashtu i pafajshëm që isha, gjithmonë të rrija me një dro, se diçka do të më ndodhë? Pse, ne nuk guxonim të qeshnim dhe të kënaqeshim me  kënaqësinë e bisedës qesharake që bënte t`i harrosh hallet?
Por duhej menjëherë të kërkonim ndihmën e zotit që të na sjellë fat mbas gjithë asaj qeshjeje. Të gjitha pyetjet e kanë përgjegjën e njejtë: Mosinformimi.
Po sot? Sot kur, mundësia e informimit është shumë e madhe, kur mundësia e mësimit është e vogël në krahasim me atë se çka kemi mundësi të lexojmë, të shohim, dhe të ballafaqohemi, biejmë pre e mos shpjegimit të drejtë apo më mirë të themi pre e mashtrimit.
Por si veproi turku duke i pushtuar tokat tona në emër të shpatës së Islamit (pushtimi i Sulltan Mehmet Fatihut II në Shqipëri).
Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye,  në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, i ekzekutonin.
Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra.
Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë…
Të shtyrë nga kjo frikë,  të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë. (Tursunbeu,  „Tarih’i-Ebü-l-Feth“ – Historia e Atit të Çlirimit)…
Vranë aq shumë, saqë s’mund të numëroheshin. I zunë robër djemtë e tyre, vajzat dhe gratë e tyre.“