At Nikolla Marku, në një deklaratë për mediat ka dënuar mbajtjen e meshës nga Janullatos të bërë gjatë ditës së djeshme në  Shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

at-nikolla_marku
At Nikolla Marku

“Dje ishte njolla e turpit e të gjithë shqiptarëve, pranuam një ngjarje që e komanduan të huajt, e mbyllën të huajt dhe e firmosën të huajt. Duke parë në vitet që shkuan dhe që jemi, jemi vasalë të kishës së greke. Është momenti që ti vihet prestigji kishës dhe të mos bëhet më kjo rrëmujë e madhe. Kisha ortodokse shqiptare të drejtohet nga shqiptarë. Ky është karshillëk që i bën bota ortodokse kishës ortodokse shqiptare dhe vetë popullit shqiptar. Kjo ishte një shfaqe që i përket personalisht Janullatisit dhe kishës ortodokse greke. S’kemi mendime të liga për politikanët shqiptarë, as për njerëz të huaj që vinë në Shqipëri, por secili të ulet në karrigen e tij dhe të bëjë detyrën e tij dhe ne të kemi emrin shqiptar me identitet shqiptar.   Kur të shenjtëron djalli Anastas Janullatos. Për të përligjur veprimtarinë e tij antishqiptare, Janullatos duhet tu tregojë këtyre personalitetve të ardhura në Tiranë se çfarë pune bën ai në dëm të Shqipërisë, si e përdor aktin e shenjtërimit në emër të Zotit tonë në tokën e Jezu Krishtit. Të gjithë këto delegacione dhe me personalitete shumë të rëndësishme për ortodoksinë botërore me përjashtim të disave si ai serb dhe rus të cilët shquhen për trajtim racist, shovinist në dëm të kombit shqiptar. Patriarku rus mbështet Kremlinin zyrtar për ngjarjet kundër Ukrainës, Patriku serb ka kohë që frymëzon qarqe ekstremistë kundër kombit shqiptar në Kosovë, sidomos në veri të saj.   Shikoni mënyrën e të jetuarit të oligarklisë politiko-ekonomike të këtyre nejrëzve që jetojnë më mirë. Porositë, udhëzimet dhe drejtimi i kishës ortodokse duhet të mbështetet mbi jetën e Krishtit dhe jo në lluksin e atyre që e kryqëzuan. Kjo oligarki aspak fetare në të vërtetë sot me veprimtarinë e saj do të njollosë fuqinë e vërtetë të shenjtërimit dhe Zotit tonë Jezu Krisht. Le të marrin pak shembull nga jeta personale e Papës Francesku”, u shpreh At Nikolla Marku.