sHQIPERI-FUTBOLL-HISTORI

 

11 tetor 2015, data që hyri në historinë e futbollit shqiptar. Kombëtarja shqiptare ka shkruar historinë, duke bërë ëndrrën realitet. Pas fitores 3-0 me Armeninë, për herë të parë kuqezinjtë janë kualifikuar në një kompeticion të rëndësishëm, sic është ai Europian, në mesin e skuadrave elitare të futbollit

Shqipëria do të jetë pjesë e Europianit 2016 që do të zhvillohet në Francë.

Djemtë e De Biasit e kanë nisur shumë mirë lojën, për të arritur në minutën e 9′ ku me një autogol të shënuar nga mbrojtësi armen Kamo Hovhannisyan kaluan në avantazh.

Fillimisht ka goditur Basha, por topi u prit nga portieri, që nuk arrin ta kontrolloje topin duke e prekur Kamo Hovhannisyan, i cili e devijoi gabimisht duke e dërguar në portën e tij.

Në minutën e 23’ do të vinte goli i dytë për Shqipërinë, i cili do të shënohej nga Berat Gjimshiti. Memushaj pason një top të saktë në zonë për Gjimshitin, i cili më pas e ka dërguar në rrjetë për herë të dytë në pak minuta.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.

Edhe pjesa e dytë nis me raste për Shqipërinë. Në minutën e 76’ Armando Sadiku ka shkundur për herën e tretë rrjetën e portës armene.

Me këtë rezultat Shqipëria renditet në vendin e dytë me 14 pikë pas Portugalisë.

goli1