Kumtesa e fundit e studiuesit të nderuar Aristidh Kolës
Nga libri “Aristidh Kola” shkruar nga Historiani Arben Llalla
Nuk do t’ju flas si teolog, por si historian. Domethënë, fjala ime mund të kishte titull “Kontributi i Arvanitasve në islamizë, bektashizëm ose në kishën katolike”. Por sot,jam iftuar nga bashkësia e shqiptarëve ortodoksë të Greqisë dhe nga miku im, i mirë, zoti Foto Cici dhe do të kufizohem në ndihmesën e arvanitasve në kishën ortodokse.
Kur themi “ortodoksizëm”, nënkuptojmë ato modele kristiane, të cilat u krijuan dhe u konsoliduan në Lindje të shtetit Romak, i mirënjohuri Bizant, pas “skizmës” (çarjes) së kishës së bashkuar kristiane, në atë lindore dhe perëndimore, më thjesht, në ortodokse dhe katolike. Përveç mosmarrëveshjeve dogmatike, të cilat sipas mendimit tim, janë të parëndësishme, ajo që krijoi një çarje të pakapërcyeshme, ndërmjet katolikëve dhe ortodoksëve, ishte pretendimi i kryesisë së padiskutueshme ndërmjet Romës dhe Kostandinopojës. Dhe cila ishte pasoja më e rëndësishme? Zgjedhja e gjuhës greke në Kostandinopojë dhe asaj latine në Romë; latinizmi i fesë në Romë dhe helenizmi në Kostandinopojë, një heleninizëm që gjen fytyrën me ideale më vonë, sidomos në kohën e epokës pasbizantine. Por kjo epokë pati lidhje të ngushtë edhe me zbritjen e arvanitasve në jug të Greqisë, për kontributin e të cilëve do të flas më poshtë. Meqenëse ortodoksia është e lidhur si mishi me kockën me Bizantin, do të bëjmë një referim të shkurtër si hyrje për këtë. Madje dihet se themeluesi i Bizantit ishte një ilirian i njohur
nga Dardania. Kostandini i Madh, i cili ka prejardhje nga Nishi i Dardanisë së vjetër, Nishi i sotëm, i cili gjendet në shtetin e Shkupit pas fitores së tij kundrejt Likinit dhe si grumbulloi të gjithë pushtetin e Perandorisë së paanshme të Romës në duart e tij, mendoi të bëjë kryeqytet të perandorisë së madhe, qytetin e lashtë të Bizantit, që gjendet në brigjet e Bosforit, nga ku lidhet
e ndahet Europa nga Azia. Historianët thonë se zgjodhi atë vend me qëllim që të
gjendet kryeqyteti në zemër të perandorisë. Në qoftë se do të shikoni ama hartën e perandorisë, do të vëreni se në qendër është Roma dhe jo Kostandinopoja. Një vështrim në mitologjinë e pasur dardane, na tregon se dardani, Kostandini i Madh, nuk bën asgjë tjetër, veçse të ndjekë gjurmët e paraardhësit e tij të madh, të dardanit Poliarki, i cili ishte i pari që ushtroi dhe zbatoi planin në Azi, plan që bëri të pushtojë shumë lehtë të tërë Azinë kontinentale, duke arritur deri në Indi dhe Kinë, dhe me të drejtë në legjenda përmendet si “Dardani Paliarki” sepse “shumë popuj e kombe solli në Azi”. Fëmijët dhe nipërit e tij do të ndërtojnë kryeqytetin e shtetit të madh të tyre, pak më poshtë nga Kostandinopoja. Ai është Troja ose Ilion (Dielli).
Dardanët janë një nga degët më të lashta pellazgjike, bashkë me Jonët dhe Kadhmeonët si dhe Arkadët. Banonin në trevat ndërmjet Epirit, Shqipërisë së sotme, Maqedonisë perëndimore, shtetit të Shkupit dhe Kosovës.
Gjatë epokës klasike dardanët, gjenden në decadence të plotë dhe konsiderohen race ilire, si duket për arsye të trevave ku banonin dhe tjetërsimit të gjuhës shqipe dhe kulturës. Por duhet të kemi parasysh se kombesimi dardan është shumë i lashtë, ndërsa emërtimi si komb ilir, del në sipërfaqe pas rënies së Trojës. Homeri nuk përmend. Akoma dhe emërtimin “Thesprotes” përmendet më pare, më i vjetër se sa emërtimi kombëtar ilir dhe epirot, ndërsa nga epoka klasike Thesprotët janë pjesë e Epirotëve. Bëhet diçka e njëjtë si me Greqinë e jugut, ku “etnonime” Jones dhe Ahei janë sigurisht më të lashta, por pas mitit të Trojës konsiderohen më të lashtë helenët.
Sidoqoftë, dihet se ilirët quheshin në epokën pasdorike të gjithë pellazgë të Ballkanit veri-perëndimor. Të shumtë janë perandorët ilirë të perandorisë së përbashkët romake, por edhe të Bizantit ndërmjet të cilëve Kostandini i Madh, nipi i tij Justiani, i vetmi dhe i fundit që u përpoq të rezistojë ndaj katastrofës së qytetërimit greko-romak dhe të veprimeve që ndërmerrnin të krishterët fanatikë të epokës së tij. Ilir ishte Anastasi i Parë, dikori dhe Justiani, i cili duket se rrethohej nga funksionarë të rëndësishëm ilirë, madje njëri prej tyre, Mundos, kam përshtypjen se emri I tij don të thotë “fitues” (Mund=fitoj).
E së njëjtës rrënjë duhet të jetë edhe ajo e maqedonishtes së lashtë Amindas-anikios (i pamundur), kështu dhe Pa-mund (pa mund) pamindas-amindas. Të gjithë perandorët, përveç Justianit, duke mbështetur shtetin Bizant, në mënyrë të vendosur përkrahnin dhe mbështesnin përforcimin e kristianizmit dhe në mënyrë tëveçantë profilin e tij ortodoks.
Në mjedisin e Ilirisë së vjetër si epishkop të parë të Durrësit përmendet Asti ose Astiu, i cili u martirizua në epokën e Trajanit në 98 p.k. Thuhet se e lyen me mjaltë dhe vdiq nga thumbimi i bletëve, prandaj u shkrojt se “Asti, duke qenë
qesharak, gjeti vdekje qesharake, duke u lënë në mëshirë të bletëve ta copëtojnë me mjaltë…”. Emri i atij të parit peshkop (despot) të Durrësit dhe shenjtor të ortodoksizmit, që përkujtohet e festohet më 6 qershor, kërkon të marrë dhe bashkësia e ortodoksëve në Greqi,e cila po bën hapat e para sot këtu.
Njëri nga shenjtorët më të nderuar në Epir dhe të Shqipërisë së Jugut, është Shën Donati, jeta e të cilit dhe çuditë janë mbështjellur me mite të mjegullta të lashtësisë të krahinave në fjalë. Si shembull mund të përmendim rastin e “mrekullisë” së shfarosjes së dragoit, i cili ruante burimin, duke lënë pa ujë jetëdhënës të gjithë banorët e krahinës. Një tjetër çudi e tij na bën të kujtojmë legjendat shumë të lashta të dragoit të Arias nga Kadmoja (Kadmoja ilir), të shfarosjes së Dragoit të Pithias nga Apolloni, Persian dhe së fundi përjetimi i legjendës në fjalë, nëpërmjet jetës dhe mrekullitë e Shën Gjergjit.
Janë të shumtë shenjtorët që i shërbyen kristianizmit dhe në mënyrë të veçantë ata të besimit të krishterë ortodoks në krahinat e Epirit dhe Shqipërisë, prej të cilave kanë prejardhje të gjitha degët helenike, por edhe arvanitasit tanë. Punimi i Foto Ikonomi “Ajilloi pandon ton en Ipiru Ajio” (“Shenjtërimi i të gjithë shenjtorëve të Epirit”) është shumë udhërrëfyes dhe me interes të veçantë. Titulli i këtij punimi sigurisht që përmend dhe preokupohet me Epirin, por siç dihet, këtu e shumë shekuj në atë emër (Epir) evidentohet dhe e gjithë Shqipëria, përderisa për synime të caktuara dhe dritëshkurtër, emri Shqipëri dhe shqiptarë (Alvania dhe alvani) është si një qymyr i shumë vyer në duart tona dhe nuk dimë në ç’vend ta mbështesim. Që të rikthehemi tek shenjtorët dhe martirët më të njohur, të cilët ose u linden në krahinat e Epirit dhe të
Shqipërisë, qoftëse propaganduan dhe u martirizuan atje, të themi se në Thesproti u martizuan gjatë shekullit të dytë p.k, shenjtoria e Premte (Paraskevi), një shenjtore e cila ka lidhje të ngushta dhe adhurohet në mënyrë të veçantë nga arvanitasit e Greqisë (Sin e Premte). Atje në Thesproti, në monastirin e shenjtë të Bundas, gjendet varri, që përmban trupin pa kokë të
saj. Është e njohur se arvanitasit nderonin Shën Gjergjin dhe Shën Mërkurin, si shenjtorë luftëtarë. Dhe ndërsa Shën Gjergji nuk duhet të ketë ndonjë lidhje me Ballkanin, përkundrazi Shën Mërkuri përmendet si me prejardhje skithe nga teologë dhe biografë të ndryshëm. Megjithatë, siç thamë edhe më pare, personaliteti i shenjtorëve, ashtu siç është krijuar dhe paraqitur me ngatërrimin e legjendave, i sjell në Ballkan dhe i krijon me protipa të adhuruar popullor të së kaluarës së lashtë. Nga krahinat e Epirit dhe të Shqipërisë ka prejardhje dhe Patër Kozmas (Etollos). Ndërsa ai vetë u lind në Etolli dhe
Etollian quhet, prindërit e tij kishin zbritur nga krahina ku ai më vonë dha mësim. Jeta dhe vepra e Kozmait është shumë e njohur. Atë që do të doja të qartësoja është se nuk u vra nga Ali Pashë Tepelena, ashtu siç përpiqen ta kalojnë në publikun grek disa “biografë”, duke i shërbyer një qëllimi pa vlerë, dëmprurës dhe të shëmtuar, që shumë nga ne e njohim. Përkindarzi ishte
marrë në mbrojtje nga Ali Pasha dhe me ndërhyrjet e tija, Patriku shenjtëroi dhe u ndërtua kasha e pare për nder të tij dhe që mban emrin e tij. Ekzistojnë gjithashtu një plejadë e madhe shenjtorësh e martirësh, siç thuhet nga krahina e Epirit dhe të Shqipërisë, të cilët u dalluan në luftën për besimin e ortodoksimit dhe kundër myslimanizmit gjatë kohës së pushtimit osman. Shumë prej tyre ishin dhe kripto të krishterë (të krishterë të fshehtë) ose myslimanë të brezit të dytë ose të tretë, që dëshironin të riktheheshin në fenë e të parëve të tyre, ose duke shpallur publikisht besimin e tyre si pasojë të pranojnë ndëshkimin e
rreptë që parashikonin ligjet islamiste. Ligji islamik ndalonte ndërrimin e besimit me force, d.m.th. nuk detyronte askënd të bëhej mysliman me zor, por në qoftë se dikush vullnetarisht bëhej mysliman dhe në vazhdim të denoncojë dhe ofendojë Kuranin, I nënshtrohej ndëshkimit. Ndërmjet atyre shenjtorëve dhe martirëve, është edhe Shën Gjoni (Joanis) nga Janina, Nikolla nga Mecova, Kristo nga Preveza, Nikodimos nga Elbasani, Anastasi Gëzofi, Kristos
Kopshtari ose Arvanitasi, Anastasi nga Paramithja, Panajotis nga Delvinaqi, Zaharias nga Arta, Dhimitri nga Samarina, Joanis nga Konica, Gjergji nga Janina dhe Nikitas Arvanitasi. Shën Nikitas Arvanitasi është nga Shpata, banorët e të
cilit kishin si fe zyrtare, atë myslimane, por mbetën të krishterë në fshetësi (kripto të krishterë). Më 1904 me ndërhyrjen e Rusisë, shpallën besimin e tyre të krishterë dhe Sulltani e pranoi pa zë. Shën Nikitas Arvanitasi lindi në vitin 1760 dhe kur e ndjeu se duhej të rikthehej në fenë e mëparshme të paraardhësve të tij, shkoi në Malin e Shenjtë dhe mbajti kreshmë në skitën e Shën Anës. Veçse dukej se torturohej nga ndërgjegjia sepse prindërit e tij ishin bërë myslimanë, por mbetën “kripto të krishterë” për arsye të frikës ose dhe interesit dhe kjo e nxiti të marrë barrën e vetndëshkimit dhe spastrimit përfundimtar, duke shpallur publikisht kundërshtimin e tij ndaj fesë myslimane, duke gjetur kështu vdekjen shpëtimtare nga vuajtjet e ndërgjegjies, që ngarkonte të tërë familjen. U var më 19 shkurt të vitit 1809 dhe mbeturinat e trupit të tij gjenden në skitën e Shën Anës në Malin e Shenjtë.
Historikisht, duhet të kemi parasysh se sulltanët e Perandorisë Otomane, shtetëzonin pasuritë e të krishterëve, të cilët pushtonin e nënshtronin dhe silleshin shumë rreptë ndaj atyre që i pushtonin pas një rezistence të madhe dhe të egër.
Më 1635 Sulltan Murati i katërt lëshoi një dekret (firman), me anën e të cilit sa të krishterë do të bëheshin myslimanë rimirrnin pasuritë e konfiskuara, ndryshe e humbisnin përgjithmonë. Shqiptarët dhe arvanitasit duke dashur nga njëra anë të ruanin fenë e tyre tradicionale të brez pas brezit dhe nga ana tjetër, të mos humbisnin dhe pasuritë, ndërmorën këtë sofizëm: njëri nga fisi (fara) bëhej mysliman që të merrte të tërë pasurinë e familjes dhe të tjerët mbeteshin të krishterë, dhe kështu arrinin me një gur dy zogj. Atë bënë edhe Grivejt e Etoloakarnanias, të cilët ishin degë e familjes së madhe të Buevë, të cilët në kohën e Gjin Bue Shpatës, zotëronin Epirin dhe Etoloakarnanian. Nipërit e tij, pas nënshtrimit të vendit tek Karlo Tokko, ikën në Peloponez dhe në Atike-beoti, por pas 100 vjetësh kalojnë pasardhësit e tyre në Zante dhe që andej në Etolokarnania, ku në mënyrë të ligjshme morën drejtimin e asaj zone. Kështu pra, u bënë mjaft myslimanë dhe u ruajt një lidhje origjinale ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve për shumë vjet.
Është fakt gjithashtu se shumë prej tyre u bënë në mënyrë masive myslimanë për arsye të ndryshme dhe kryesisht për gjakmarrje ose që të përfitojnë nga favorizimet që u afronte ligji ndaj myslimanëve. Sa nga ata pra, që ndiqeshin keq, duke njohur besimin e prindërve dhe të parëve të tyre dhe mënyrën se si e ndërruan, vendosnin të riktheheshin në besimin kristian, ndërsa disa prej tyre kishin kaq vrasje ndërgjegje, sa të kërkonin mënyra që të shlyenin mëkatet e të parëve të tyre, njëfarë mëkati që u ngarkohej si trashëgimi mallkuese. Ata quhen “neomartires” (martirë të rinj), të cilët vendosen në aksin kohor 1750-1850, të cilët janë kryesisht shqiptarë dhe epirotë. Kurse arvanitasit e Greqisë së Jugut mundën të ruajnë më shumë besën e të parëve, meqenëse qenë të ndarë nga trupi kryesor amtar dhe në përgjithësi adhuronin Shën Nikollën dhe domosdo Shën Kostandinin e Madh. Ndër “neomartiret” e njohur është edhe Shën Gjoni (Joanis) Vrahoriti (Shkëmbori) nga Konica. Lindi në fund shekullin e 18-të në Konicë nga baba, i cili qe murg në brigadën e dervishëve prandaj dhe në jetëshkrimin e tij thuhet se ka prejardhje “qelbanike”, d.m.th. rrënjë të qelbura. Të gjitha këto teprime indentifikohen sigurisht në një luftë, në një dyluftim të rreptë të fanatizmit fetar, ku ngatërrohen edhe përcaktimi
kombëtar, në një kohë kur kishte tension të madh ndërmjet Turqisë dhe Greqisë. Shën Gjoni-Shkëmbori pra, nga mosha njëzet vjeçare, u inkuadrua edhe ai në grupin e dervishëve, sipas dëshirës së të atit dhe emri i tij ishte Hasan. Por siç duket, erdhi në kundërshtim me të atin dhe deshi të rikthehet në besimin e vjetër, duke e shpallur publikisht ndërrimin e tij ndajfesë së krishterë. Më 23 shtator 1814 iu pre koka në Vrahori (Agrinjo), prandaj dhe quhet Vrahori (Shkëmbori). Trupi i tij u varros në një arë për pesë vjet dhe më 1819 Igumeni i Monastirit Prusu, pranë Karpenisit, Kiril Konstanofili, si u morr vesh me parësinë e Agrinjos, zhvarrosi kockat dhe i vendosi prapa katolikut monastirit në një shkëmb dhe nga jashtë shkrojti këtë epigramë: “Nuk kam metal argjendi ose ari, veçse vetveten. Kurrë ky shkëmb të mos lëvizë”. Askush nuk guxonte të hapte “kriptin”, e cila u hap më në fund pas 150 vjetësh.
Monastiri i shenjtë Prusu është nga më të vjetrit në krahinë dhe nga më të famshmit në Greqi. Atje qëndroi dhe u mjekua për një kohë Karaiskaqi dhe siç dimë ai bëri dhe një dhuratë e cila ruhet akoma. Ajo që ndoshta nuk është e njohur mjaft, është se shumica e godinave të Monastirit Prusu janë vepër e duarve të arvanitasve dhe të frymëzuara gjithashtu nga njohuritë arkitektonike të tyre. Është shpëtuar gjithashtu, përveç traditës gojore, një kontratë e vitit 1870, ku përmenden arkitektët e shumë ndërtimeve dhe të shumë rikonstruksioneve, midis të cilëve edhe Zisi Vasili Micopulos, nga Konica. Në një pllakë të murrosur shkruhet emri i arkitektit Zisi Vasil Arvanitasi. Ruhet
akoma një rrëfim i kohës që ka të bëjë kryesisht me ndërtimin e dhomave të fjetjes dhe të mikpritjes nga Ignatjo nga nehoriu Kastoriadhos dhe të paraqitur nga Metodi Kafsokalivito, i cili thotë: “Jashtë në oborr tek porta e madhe atje mblidhen çdo ditë e rrinë miqtë më shumë kohë qëndrojnë Arvanitasit dhe çdo vit Etolet nga Etolokranania”. Këta “arvanitas” nuk kanë lidhje me arvanitasit, por me shqiptarët nga Epiri dhe Shqipërisë, siç kuptohet. Është fundi i shekullit të kaluar (19) dhe fillimi I shekullit të ri (20). Në shekullin e 14-të, kemi zbritjen masive të arvanitasve në Greqinë e Jugut. Shumë “historianë”, që nga pavarësia (çlirimi) i Greqisë dhe deri më sot kanë dashur të zëvëndësojnë emërtimin “arvanitas” me atë “epirotis”, duke besuar kështu se do t’i japin këtij populli rrënjë më fisnike. Është diçka si “fshataro-aristokrat”, që sigurisht nuk mund të ndryshojë thelbin dhe të vërtetën e historisë.
Para dyndjeve të arvanitasve, nga i njëjti drejtim, kemi një vërshim të një populli tjetër, me invadimin e sllavëve në shekujt6-të dhe 7-të, pas të cilit emri etnik ilir zhduket dhe në shekullin e 11-të shfaqet emri etnik Alvanoi, Arvanoi, Arvanites dhe Alvanites. Ky emër etnik u shfaq nga banorët e krahinës së Arvau ose Albanu të Shqipërisë së Mesme, të cilët në atë kohë luanin një rol të rëndësishëm në krah të ushtrisë bizantine. Historianët dhe shkrimtarët e huaj si dhe kronologët e kohës, indentifikonin që këtej e tutje, të gjithë popujt fqinjë të një gjuhe me banorët e njohur tashmë nga Shqipëria dhe kështu u përhap dhe u konsolidua emri etnik, duke bërë të bëhet e njohur dhe të përmbledhë një zone mjaft të gjerë me një popullsi të vetëm. Si toponim, sigurisht është shumë i lashtë dhe që kishte prejardhje nga rrënjët alb-, që don të thotë i gjatë dhe i bardhë; Alba, Alpeia, alfiton, alb etj. Sidoqoftë, e përsëris se arvanitasit vërshuan në mënyrë masive në shekullin e 14-të, duke ardhur nga të gjithë krahinat që përmendëm më lartë. Më 1345 u largua një pjesë e popullsisë nga Shkupi dhe Kosova, duke mos duruar presionin e tmerrshëm të serbëve të Stefan Dushanit dhe u ngulitën në Shqipërinë e sotme, në Epir, duke sjellë atje artin shumë të lashtë të bronxit dhe zejtarinë e tij, që e kishin trashëguar brez pas brezi. Pak kohë më vonë me themelimin e shtetit të Gjon Bue Shpatës dhe të Petro Loshit në Epir dhe Etolokarnania, shqiptarët shtyhen deri në këto zona. Pas pushtimit të Etolokarnanias nga Karl Tokka më 1405, të tjerë kalojnë në ngushticën e Andiros në Peloponez, ku nga 1350 kishin ardhur e instaluar aty me ftesë të Manuil Katakuzino, 10.000 arvanitas të tjerë, ndërsa të tjerë shtyhen drejt lindjes në Bioti, Atikë dhe Ftiotidha dhe të tjerë akoma më vonë shpërndahen në Eube dhe në ujdhesat e Argosaroniko dhe Ciklades në vende ku edhe më parë ishin ngulitur arvanitas të tjerë në mënyrë masive, sipas dekretit të Petro D’ të Aragonisë në Atikë më 1382 dhe të Neri Anxhajoli dhe të Antonit përkatësisht më 1388 e 1403. Tashmë ortodoksë të krishterë dhe sidomos ata që u instaluan në Nafplio nën udhëheqjen e nipit të Gjin Bua Shpatës, vini me leje perandorake të perandorit të Bizantit. Në Peloponez luajtën një rol shumë të rëndësishëm në çlirimin nga frengët, por kryesisht në mbrojtjen e tyre kundër pushtimit turk, komandantë të mëdhenj arvanitas si komandanti i Manit, Kronkodilos Kladas, Petro Bua Skliepi, Buzhikoja, të cilët luftuan për të mbajtur Peloponezin të lirë nga Turqit. Është kaq vendimtare rëndësia e prezencës së arvanitasve në Peloponez në shekullin e 15-të, kaq sa një arvanitas, Nifi i Dytë, kurorëzohet Patrik i Patriakanës së Konstandinopojës.
Gjatë shekujve të XIV dhe XV-të, kemi një zhvillim të rëndësishëm, në të gjitha anët dhe kjo epokë lidhet në mënyrë të theksuar me prezencën dinamike të Arvanitasve në të gjithë Ballkanin, në të njëjtën kohë kur popujt i nënshtroheshin zgjedhjes otomane. D.m.th. kemi një zhvillim kulmor të shkurtër, që do të çojë në një dekadence të keqe. Epoka e dyndjeve të arvanitasve në Greqi lidhet ngushtë me një rilindje të madhe të arkitekturës dhe të artit të ikonografisë (piktura ikonash shenjtorësh), e cila largohet nga niveli i ngurtë i ngjyrave të errëta të kohës së herët dhe të mesme të ikono grafisë bizantine. Tashmë kemi një bukuri që pothuajse prek protipat e lashtë helenikë, me ngjyra të ngrohta dhe gazmore, shenja e para për një të ardhme, me lëvizje dhe shprehje shpirtërore të theksuara, gjejnë shprehjen më të gjallë në kishat
e Mistras dhe të Peloponezit dhe në shkolla agjiografike të Panselinit (Hëna e Plotë) dhe të Theofanit të Kretës, i cili siç e kam theksuar, ndonëse mbiquhet Kris nuk punonte në Kretë, por në Peloponez, në Thesali dhe në Maqedoni dhe emri i tij i vërtetë kozmik ka qenë Bathas. Një mbiemër i pastër arvanitas dhe supozoj se duhet të jetë nga ata arvanitas që kishin çuar Venedikët në Kretë më 30/4/1541, në qoftë se jo më parë. Theofani sjell në pikturat e tij njëfarë natyralizëm në ikonat, i frymëzuar nga ngjarjet tronditëse të kohës dhe sidomos nga lufta arvanitasve kundër turqve në Peloponez. Dukuria më karakteristike është karakteri epik në skenat me luftëtarët e tmerrshëm dhe fytyrat e tyre të egra, në të cilat mund të dallojmë luftëtarët arvanitas të epokës së tij. I famshmi Shën Mërkuri e Protatosit në Amlin e Shenjtë, sigurisht që është frymëzuar nga legjendari Mërkur Bua, i cili pati shkëlqyer jo vetëm në Greqi, por në të gjithë Europën me luftërat dhe fitoret e tij. Në të njëjtën fushë të agjiografisë është edhe i famshmi Onufri me karakteret dhe ngjyrat e tij të pakrahasueshme dhe të
papërsëritshme dhe sidomos në të kuqen që vë vulën e tij në një epokë të tërë. Në fushën e himnografisë dhe të muzikës kishtare kemi figurën e madhe të Gjon Kukuzelit, i cili vulos gjithashtu shekullin e 14-të dhe ndriçon shekujt e ardhshëm deri në ditët tona.
Sigurisht, lufta e madhe për ortodoksizmin zhvillohet në Patriakanën e Konstandinopojës, i cili ka marrë bashkë me sulltan Mehmetin “i pathyeshmi”, pushtet mbi ortodoksët e krishterë të ish perandorisë bizantine dhe nuk don në asnjë mënyrë të humbasë “delet” e tija (siç quanin të klerikëtbesimtarët) përkundrazi don t’a shtojë. Ndihmës në përpjekjet e Patriakanës vijnë arhondë të pasur, të cilët kryesisht banojnë në Fanar të Kostandinopojës. Është një lagje ku banojnë kryesisht njerëzit e fjalës (kulturës) dhe ortodoksë të pasur, të cilët nga njëra anë ndihmojnë Patriakanën dhe nga ana tjetër i shërbejnë sulltanit si funksionarë, ministra, Dragumanë akoma dhe prijës të trevave rreth Danupit të Moldovllahis, ku klasa sunduese përbëhet nga shqiptarë. Prijës i Moldovllahias, pra, me bekimin e Patrikut dhe përkrahjen e vezirëve, të cilët mjaft prej tyre janë shqiptarë (Qyprulidet), bëhen ortodoksët e Fanarit nga familje të mëdha arhondësh të Dukave, Suxhukëve, Gjika etj. Nga njëra nga këto familje pricnësh, ka prejardhjen Helena Gjika, më e njohur në Europë dhe në Greqi si Dora D’Istra.
Me shqiptarët dhe arvanitasit e Moldovllahis, d.m.th. të Rumanisë së sotme, do të bëjë kryengritjen Aleksandër Ipsillandis, madje shumë prej tyre, ndër të cilët edhe Naum Veqilharxhi, i cili hartoi alfabetin e pare të gjuhës shqipe, ishin
pjestarë të Çetës së Shenjtë (Jeru llohu). Ishin të gjithë të krishterë ortodoksë. Gjithashtu, në Kostandinopojë gjendet lagjia Arnautkoi, që don të thotë fshati i shqiptarëve, ku banonin shqiptarët më të varfër dhe shqiptarët të besimit ortodoks, të cilët edhe deri në ditët tona përbëjnë mbështetjen kryesore të Patriakanës. Siç vë në dukje Athanasios Efthimiadhis në punimin e tij “Arvanitët e Kostandinopojës”, i cili u botua, në vëllimin e pare të Arkivit të Kërkimeve Arvanitase, çdo i krishterë ortodoks shqiptar i Kostandinopopjës, konsiderohej grek dhe çdo mysliman konsiderohej turk. Ky dallim do të mbizotërojë në shekuj, deri në ditët tona dhe e dini fort mirë se kisha, sidomos ajo greke, çdo ortodoks shqiptar, e konsideron grek ndërsa për katolikët
dhe myslimanët ka mendim krejt të kundërt. Afria e gjakut ndërmjet atyre që quheshin shqiptarë dhe atyre që quhen helenë, ishte e njohur tek të kulturuarit, të krishterët ose myslimanët, por këtë e dinte dhe populli i thjeshtë
gjatë kohës së Revolucionit grek të vitit 1821 dhe ashtu siç thamë në vitin e pare, myslimanët dhe të krishterë, si vëllezër luftuan që të dëbojnë halldupët turq të Anadollit. Mjerisht kjo nuk mundi të vazhdojë gjatë dhe fanatizmi fetar ndau vëllezërit dhe i bëri armiq. Ky fakt historik është shumë i rëndësishëm dhe duhet të na japë mësime. Historia ka vlerë dhe rëndësi thelbësore, kur bëhet udhërrëfyese për të ecur përpara dhe mësuese për përvojë të vleshme, me qëllim që t’u shmangemi gabimeve të reja dhe të marrim shembull nga arritjet e së kaluarës. Nga koha e kryengritjes së vitit 1921, kur arvanitasit luajtën rol kryesor deri 50 vjet më parë, janë bërë më shumë se 15 përpjekje që të kapërcehen pengesat fetare, që të krijohet një shtet greko-shqiptar, pavarësisht nga feja, ku do të mundnin të bashkëjetonin të krishterët ortodoksë bashkë me katolikët e myslimanët, në emër të gjakut të përbashkët. Të gjitha këto përpjekje kanë dështuar, vëllezërit u bënë armiq, porse gjaku i tyre mbetet gjithmonë i gjallë, thërret dhe me të drejtë arvanitasit tanë thonë “gjaku ujë s’bëhet”, (shqip në origjinal).
***
Lufta e arvanitasve kundërt turqve, çelikos më shumë besimin tek ortodoksia, përderisa përpjekja duket se bëhet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve, që deri diku kështu është në të vërtetë. Kur më 1534, mbrojtësit e fundit arvanitas të Koronës, detyrohen të braktisin dhe ngarkohen në varkat e
Andrea Dorja, që të ngulen në Italinë e Jugut dhe Siçili, kanë marrë me vete, përveç kockave të të parëve të tyre edhe ikonat e Shën Mërisë Udhërrëfyeses. Vaji i Koronës dhe këngët e mërgimit që deri më sot këndojnë arbëreshët e Italisë, janë tregues i qartë i klimës së asaj kohe dhe të besimit ndaj ortodoksisë. (Kujtoni Vajin e Koronit)
“Petkat e të mira tona
na i lamë në Korona
Krishtin na kemi me ne
Oj e bukura More.
Thell të fljasë me lot ndër sy
Na t’lipsim oj Arbëri.
Dallandishe e ljarë-ljarë,
Kur të vishë ti njatër here
Vjen të vish ti te Korona,
Më ngë gjen ti shpit tona
Më ngë gjen trima hajdhar,
Po një kjen çë qoft’ i vrar.
Kur u nistin gjithë anitë,
E dherat tan’ iktin ka site
Burrat gjith me një shërtin
Thrritni grate me një vajtim:
“Dil e hana, ti Stinji
oj More, oj arbëri…!”
Mirëpo në Itali, shqiptarët e çrrënjosur, gjenden në zemër të katolicizmit. Jo të një feje tjetër kundërshtare, armike, por përballë me një kundërshtar të një dogme tjetër të një njëjtës feje. Në mënyrë të natyrshme do të duhej të ishin bërë të gjithë katolikë, por kokëfortësia arvanitase, e veçanta arvanitase, i bën që të hapin përsëri luftë dhe shumë beteja të reja që të ruanin besimin ortodoks, që kishin trashëguar nga prindërit e të parët e tyre. Në mes të një deti katolik, ruajtën ortodoksizmin dhe tjetërsimin e veçantë të racës së tyre derisa një prift i urtë, zgjidhi problemin me një marrëveshje ideale kompromisi.
Tashmë arvanitasit e Italisë, të njohur si arbëreshë, konsiderohen nga kisha greke “unite” dhe përderisa kanë përvojë të hidhur nga unitizmi, si lëvizje e njohur tashmë në botë dhe sidomos në Europën e Lindjes, i përballon arvanitasit tanë me shumë mosbesim dhe me njëfarë syçelësi, që domosdo e bën më të ashpër sepse ata ngulin këmbë të ruajnë gjuhën arvanitase akoma. Jemi të detyruar këtu të theksojmë se në lidhje me gjuhën, ndërsa në Greqi kleri luajti rol të veçantë reaksionar në ruajtjen e gjuhës, në Itali ngjau krejt e kundërta. Ruajtja e gjuhës, e dokeve dhe zakoneve në këtë vend i detyrohet kryesisht klerit!
Që të kthehemi në Greqi, të theksojmë se shpirti konservator i arvanitasve, mbi bazën e respektit të vlerave të trashëguara, në lidhje me luftrat e papushuara kundëra turqëve, të cilët ndërkohë ishin pushtues, çelikosnin besimin e tyre tek
ortodoksia, se mprehnin errejtjen e tyre ndaj turqve, të cilët i indentifikonin me besimin e tyre. Si rrezultat i atij dyluftimi, ishin kryengritjet e njëpasnjëshme dhe të papushuara, deri në kryengritjen fitimtare përfundimtare të vitit 1821, një kryengritje e cila në ato kushte që po zhvillohej ishte e natyrshme të merrte ngjyra dhe karakter të theksuar fetar. Luftëtarët vdisnin për besimin e shenjtë të Krishtit dhe për liri të të krishterëve dhe të gjitha përpjekjet që të krijohej një front i përbashkët, pa patur parasysh fenë e gjithsecili, kundër turqve, dështuan. Ndërmjet asaj kohe, në vitin 1611, zhvillohej kryengritja e Episkopit të famshëm, Dionisi Triki dhe Tajis, i njohur dhe si Skilofilosofu (Qenfilosofi). Ai kishte prejardhjen nga Paramithia e Thesprotisë. Luftoi kundër Osman Pashait të Janinës, i cili edhe ai ishte nga Paramithia, arvanit i krishterë kundër një bashkëatdhetari të vet mysliman. Besimi fetar dhe ideologjikë politiko-shoqërore, mbeten ideale dhe të pa molepsuara derisa të identifikohen me ndonjë pushtet. Që në çastin që do të identifikohen me çdo lloj pushteti, bëhen
të tmerrshme dhe të rrezikshme. Tek populli ynë, që në shekujt e lashtë, mbizotëron shpirti liberal dhe i mirëkuptimit ndaj besimeve të ndryshme fetare dhe ideologjive të tjera dhe atë virtyt të pashok e tregon akoma dhe gjatë kohës së pushtimit turk, kur të krishterët e myslimanë bashkëjetonin në mënyrë harmonike. Siç na thotë P.Arvadinos në “Kronologjia e Epirit”, djali i priftit martohet me vajzën e hoxhës, ose një djalë myslimani dhe tjetri i krishterë, gjellën në të njëjtën tavë, nga njëra anë qengji dhe nga ana tjetër derri, të ndarë me një vijë me krunde. Bashkë festonin Pashkët dhe Ramazanin dhe nuk janë të pakta rastet kur manastire kristiane dhe kisha, i ndërtonin me punë e përpjekje të përbashkët myslimanët dhe të krishterët. Shën Spiridoni, Shën Donato e Shën Gjergji mbetën shenjtor dhe të myslimanëve dhe faljet dhe dhuratat në ikonizmat e tyre dhe në kisha, nuk ishin të pakta ato vinin nga besimtarë myslimanë. Këtë shpirt të pashoq dhe të paçmuar të bashkëjetesës dhe të respektit të ndërsjelltë të feve të ndryshme, ajo zemërgjerësi madhështore, mjerisht nuk mundi të mbizotërojë në Greqi, përveç vitit të parë të revolucionit, ku të krishterët e myslimanët të vëllazëruar, filluan luftën për të dëbuar turqit, halldubët, d.m.th. ata njerëz që kishin ardhur nga Anadolli, të cilët i quanin dhe persianë, siç u kishin vënë emrin disa arvanitas të kulturuar, duke i identifikuar turqit me persët e lashtësisë. Shumica dërrmuese e popullit të këtushëm dhe sidomos arvanitasit, ishin të krishterë ortodoksë. Kisha e lidhur direkt me kuptimin për një Greqi të pastër ortodokse dhe pas revolucionit sa ishin myslimanë, në një mënyrë apo tjetrën, u detyruan edhe ata të përqafojnë fenë e krishterë ortodokse ose u dëbuan. E vërteta është se banorët e Epirit dhe të Shqipërisë, të cilët u bënë myslimanë, kryesisht të detyruar nga nevoja e mbijetesës kishin për shumë vjet vetëdijen e mbeturinave të vjetra kristiane dhe besonin pothuajse në të dyja fetë. E njëjta
gjë ngjau edhe në krahinën e Kosovës, ku mbizotërimi i plotë i fesë myslimane, u bë në vitet e fundit, nxitur nga përvoja e rezistencës ndaj synime grabitqare, pushtuese e asimiluese të serbëve. Megjithëse kaluan mijëra vite, simbolet adhuruese të lashtësisë dhe aktivitete e ndryshme fetare pagane, prej të
cilave shumë kishin kaluar në adhurime dhe faljet e fesë së krishterë, mbijetuan në kujtimin e popullit tonë në mënyrë të admirueshme. Një nga këto elementë është “Epifani” apolloniane e Dilos, që gjejmë në Epifania të krishtërimit. Vajtjet për zbritjen e Persefonit në Had ose të vdekjes së Adonit, ose të Dionisit, do t’i gjejmë në vajet e mrekullueshme, mbivarrimin (epitafios) e Javës së Madhe. Këngët e bukura të ringjalljes, na bëjnë të kujtojmë ngjitjen e Persefonit nga Hadi ose ringjalljen e Adonit dhe të Dionisit. Madje lë mënjanë paralelizmin e virgjëreshës Athina me virgjëreshën Maria, të Apollonit me Shën Gjergjin, të Poseidonit me Shën Kollin etj.
Do të plotësoj dhe do të mbaroj këtë referat, duke bërë fjalë për dy figura të shquara kishtare, që jetuan vitet e fundit, për Evlogjio Kurilla dhe Fan Noli. E. Kurilla ka hartuar e realizuar vepra të rëndësishme për gjuhën arvanitase, në kundërshtim me shumicën dërrmuese të klerikëve të Greqisë, me origjinë arvanitase, të cilët refuzojnë dhe përbuzin referimin në atë gjuhë, më shumë nga mosnjohja, injoranca dhe paragjykimet. Fan Noli lindi në Trakë dhe pas shumë përpjekjesh të dështuara që të merret vesh me faktorin grek, mori përsipër vetë rolin udhëheqës, që të shpallë kishën autoqefale shqiptare, duke
dashur të shpëtojë nga politika e Patriakanë, e cila nga njëra anë i donte shqiptarët dhe sidomos ortodoksët si grekë dhe organizonte gjuhësimin helenik të çdo shqiptari ortodoks, por nuk pranonte në asnjë mënyrë myslimanët ose katolikët shqiptarë. Noli, megjithëse vetë ishte i krishterë ortodoks, tregoi një respekt të admirueshëm ndaj dogmave dhe feve të tjera si dhe ndaj udhëheqësve të këtyre feve, duke parashikuar e parashtruar bashkimin e popullit dhe këtë historia do t’a njohë e do t’i jetë mirënjohës në shekuj. Besimi dhe ideologjia e njerëzve duhet të jetë e respektuar dhe të pacënuara nga askush. Besime dhe ideologji që janë bërë të pranueshme nga populli gjatë shekujve, kanë krijuar, atë që themi Traditë. Janë gatuar me ekzistencën dhe historinë e çdo populli.
Ka të ngjarë të vijnë epoka të tjera që fetë dhe ideologjitë të ndryshojnë, por mjerë ata nëse atë ndryshim do ta shoqërojnë me çrrënjosjen dhe hedhjen tej të feve dhe të ideologjive të vjetra si krejt të pavleshme. Populli ka aftësinë të
mbledhë dhe të kujtojë elementët më të rëndësishëm të cilado feve (besimeve) adhurimi ose dhe të ideologjisë dhe t’i përmbushë e shartojë me mendime të reja. Ka mundësi pra, që të mos pajtohemi me besimin, me një ideologji, por duhet t’i respektojmë atij, duke respektuar kështu ata njerëz që i besojnë ato. Këtë na e imponon humanizmi i vërtetë. Këtë shpreh edhe populli juaj, këtë e tregon ky popull i mençur, si shembull i pashoq dhe i vetëm në botë, si shembull i ndritur në botë, duke bashkëjetuar në vllazëri të plotë ortodoksët, katolikët, bektashinjtë, alevidët, duke respektuar njëri-tjetrin, fenë e njeritjetrit dhe besoj se është ç’ka më madhështore dhe e vetme në botë shembulli i njerëzve me kulturë të lartë dhe vërteton mendimin e shkencëtarëve, që ju konsiderojnë bij të vërtetë dhe të pasur të racës pellazgjike. Shpresoj dhe uroj se bashkësia e shqiptarëve ortodoksë në Greqi do të jetë ruajtëse e patundur e kësaj tradite të vetme në botë dhe duke mbajtur besimin, do të shpërndajë e përforcojë dashurinë dhe bashkëpunimin vëllazëror me shqiptarët e tjerë, të cilido dogme ose besimi qofshin dhe kjo duket nga mbledhja e sotme, ku nga sa shikoj, e ndjekin jo vetëm ortodoksë, por edhe katolikë e myslimanë, komunistë, akoma dhe paganistë. Kjo është bukuria e madhe e popullit tuaj. Ta ruani atë si hajmali të vyer në zemrën dhe mendjen tuaj.