Nga Lek Gjoka

Kryetari Adriatik spahiu dhe Lek Gjoka
Kryetari i deges se Vatres Adriatik Spahiu dhe Lek Gjoka

Poeti   i madh kombëtar Naim Frashëri u nis dhe arriti në Jacksonville  Florida në oren shtate pasdreke te 25 Majit   2013 në hotelin Holiday inn ,më anijen shpirterore te atdhetareve shqiptare   që ë kishte sjelle me plot pasion per here të pare në mole dega e Vatres se   Jacksonvilles fale punës së palodhurur të patriotit permetar kryetarit te saj   zotit Adriatik Spahiu .Naimi ndihej krenar që në kontinentin Amerikan   bashkatdhetaret e tij po jetonin disa ore më vepren e tij,me dashurine e   pashtershme te Atdheut.Sigurisht ai që në ardhjen e parë i bëri një   falenderim të rralle dhe teper të veçante një antari te Vatres është ai që   vargjet e tija iu kishtë dhëne jete,ndienja të fuqishme shpirtërore bilbili i   kënges shqipare Gezim Nika.
Gjithashtu salla ishtë mbushur më plot artdashesh nga të gjitha trevat   shqiptare qe kurbeti i kishte mbledhur sonte rreth vatres nëpër sofra gëzimi   ,ku një sofer është vendosur disi pak më veçante,sofra e miqve,siç thone nga   veriu i Atdheut kryni i vendit.Në këte sofer bashkë më këngetarin Gezim Nika   është kryetari i Vatres doktor Gjon Buçaj i cili shpirtërisht ndien një lloj   gëzimi shpirtëror për ardhjen përseri në Jacksonville sepse Vatra e   Nolit,Konices po rigjallerohet,po mërr jete në të gjitha shtetet e Amerikes   mëgjithëse Vatra ky vapor që ka mbi njëqind vite në udhëtimin jetesor të   shqiptareve te Amerikes më një kontribut madhor në shërbim të kombit shqiptar   përseri është nisur në udhetimin tjeter te një shekulli të ri që   femijet,niperit tanë do e perfundojnë më sukses.Dhe miqte qe e nderojnë kete   sofer vazhdojnë më Dervishin e qese se Detroitit zotin Eliton Pashaj si dhe   gazetarin e palodhur të diaspores sone Beqir Sina dhe atdhetarin nga New   Yorku vatranin Sejdin Hysenaj.

Për   pak sekonda jetoi një qetesi e shkurter.Adriatik Spahiu i përshendeti dhe i   falenderoi të gjithe për pjesmarrjen në menyre te veçante miqte që kishin   ardhur nga larg dhe duke veshtruar portretin e Naimit përballë tij iu duk   sikur poeti e falenderoj për këte mikpritje të madhe qe i benë, nderkohe qe   Tiku ndiente një lehtesim shpirteror realizimin e ketij pervjetori ndaj   njerit prej viganive te letrave shqipe  ia dha fjalen për të folur për jeten e tij   doktorit te shkencave mjekesore zotit Ali Lusha.Doktor Aliu dukë falenderuar   të gjithe pjemarrsit u nus ngadale në trenin e jetes të poetit Naim Frasheri,duke   u fokusuar me imtesi në shkollimin e tij ku ai u njoh më letersinë,kulturen   greke dhe romake si dhe ra në kontakt më idete revolucionare te revolucionit   borgjez Francez .Dukë pervetsuar shumë gjuhe si greqishten e vjeter dhe te   re,latinishten,frengjishten,italishten,turqishten dhe persishten jo vetem qe   mori bazet e formimit te tij por u bë një njohjes i mirs i poezise Europiane   .Gjathashtu-tha nder te tjera- kur lexojme Naimin mendon Shqiperine,mendojme   popullin e vujtur shqiptar nga zgjedha shekullore e pushtuesit otoman,pushtues   qe ka luftuar më çdo lloj menyre asimilimin e kombit tone por që fale punes   se palodhur të rilindasve tanë si De Rada,Çajupi,Mjeda,Asdreni,Fishta,Konica   nuk arriti kurrë ate qe donte.

Vargjet e Naimit gjithmone kane vlera te pazevendesushme atdhetare te perzier me krenarine e te qenuarit shqiptar sterniper te heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut.

Si te mos krenohemi per vargjet e poemes

“ BAGËTI E BUJQËSI “

Ti,Shqipëri, më jep nder , më jep emrin shqipëtar,

Zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Shqipëri, o mema ime, ndonse jam i mërguar.

Dashurinë tënde kurrë zemra s’e ka harruar .

Atmosfera filloi te ndizej.Tinguj e muzikes se kenges me te preferuar te Gezim Nikes e ngriten sallen ne nje kor me te.Gezimi ndihej teper I emocionuar sepse ishte hera e pare qe po kendonte vargjet e Naimit  ne kete festim te ditlindjes e tij ndaj edhe portreti i poetit perballe tij sikur e duartrokiste shpirterisht.
Me pas nisi te marre jete vallja shqiptare e Jugut te Shqiperise fale kengetarit te ri te talentuar Ermal Ponoçi.

Ne nje heshtje te shkurter e mori fjalen kryetari i Vatres doktor Gjon Buçaj i cili pershendeti komunitetin shqiptar te Jacksonvilles qe ishin pjesmarres ne diten kombetare te Naimit.Gjithashtu falenderoi edhe organizatoret e deges se Vatres se Jacksonvilles per pune e palodhur qe nje nje kohe te shkurter jo vetem ndertuan nje vater por kete vater po e bejne vater bashkimi te te gjithe shqiptareve ketu.

Aktori i humor shkodran Sander Ruçi me humor e tij te rradhe dhe tipik shkodran i dha nje buzeqeshje te veçante kesaj mbremjeje.

Vallja dhe kenge shqiptare sikur nuk e linte te vlinte gjume sonte kete salle te ketij hoteli.
Me pas miku i ardhur nga teqeja e Detroit dervishi Eliton Pashaj i cili falenderoj te gjithe pjesmarrsit the nder te tjera tha:

Jam i emocionur per pjesmarrjen e time ketu ku po te mos ishit ju bashkatdhear edhe ne nuk do ishim asgje ndaj te gjithe bashke bejme kalane,nje Shqiperi te vogel ne mërgim.Duke falenderuar organizatoret dhe Vatren ai te tha se te flasesh per Naimi ai ka folur vete sepse ne disa vargje ai ka pas thene :Kur te me shihni se jam tretur/mos kujtoni se kam vdekur.
Na ngelet qe keshillat ,mesimet e Naimit dhe te poeteve te tjere rilindasve tane te medhenje sikur jane At Gjergj Fishta,Mjeda, Fan Noli etj te cilet bashkpunuan per nje Shqiperi te lire,te kulturuar ti plotesojme dhe tiu percjellim edhe brezit te ri si gjuhen shqipe,traditen e kulturen.Duhet te falenderojme edhe Ameriken qe na hapi deren por te ngelim si nje pike uje i paster ndaj zoti iu bekofte juve,zoti e bekofte Ameriken dhe Shqiperine..

Me pas kryetari i deges se Vatres zoti Spahiu ndau disa certifika falenderime per disa bashkatdhetare qe ndihmuan qe ne themelimin e deges si dhe ne gjallerimin e Vatres,jetes kulturore artistike siq jane kryetari i Vatres doktor Gjon Bucaj,aktori I humorit shkodran Sander Ruci, Mark Duka I Kelmen TV, Lek Gjoka , sAdem Agolli,Hasan Hakrama,Ali Lushnja.

Gjithashtu nje falenderim i vecante iu be edhe sponsorit te bluzave te Dites kombetare te Naimit Frasherit, pronarit te kompanise se stampimit Alpha Special Ts shkodranit me zemer te madhe Palok Dushi.

Gjithashtu diten kombetare te Naimit si nje dite te shenjte e zgjodhen per tu antearsuar ne shoqaten Vatra edhe bashkatdhataret zoterinjte Gjergj Shkurtaj dhe Fitim Fejzo.

Po afrohet mesi i nates dhe gjalleria ,gezimi i kesaj feste po i afrohej fundit.Askush nuk donte qe kjo nate ,kjo copez atmofere Shqiperie te mbaronte por me shpresen e madhe qe festa dhe dite te tjera te shenuara te kombit shqiptar fale Vatres se madhe te marrin jete dhe malli per Memedhene te zvogelohej disi.Vete kjo nate regjistroi ne historine e diaspores shqiptareve te Amerikes nje histori te shkurter se si shqiptaret edhe ne kontinentin amerikan shpirterisht jetojne dhe respektojne te gjitha figurat e nderuera te kombit te tij.