Francesco Solano i njohur si Dushko Vetmo, lindi më nëntor 1914 në Frascineto (Kalabri). Me 1934 emigroi ne Argjentine. Studioi teologji ne kolegjin Claiplos te Buenos Aires ku mësoi gjuhët spanjisht, portugalisht, anglisht, japonisht, rusisht, latinisht, greqishten e vjetër dhe atë bizantino-kishëtare.

francesco_solano
Francesco Solano

Pas njëzet vjetësh qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, u kthye në Itali. Solano ishte studiues dhe titullar i Katedrës së Gjuhës Shqipe dhe i Dialektologjisë në Universitetin e Kozencës. Ai ka bashkëpunuar vazhdimisht me revistën “Zjarri” ku ka botuar shumë studime letrare, historike e gjuhësore. Ndërkohë ka qenë nismëtar i botimit të revistës “Vija”, Organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Arbëreshë. Në fushën e gjuhësisë njihet si autori i gramatikës “Manuale di lingua albanese”.
Solano u nda nga jeta në vitin 1999.

Tituj të veprave
Burbuqe t´egra
Te praku
Bijtë e Dodonës
Akullnajat
E po hëna
Shkretëtira prej gurit
Dhaskal Mitri
Tregimet e lëmit
Vjeshtë e thartë