Antoneta Papapavli lindi në Përmet më 17 shkurt të vitit 1938, është aktore e njohur shqiptare.
Kreu studimete larta në ILA, dega e dramës dhe u emërua aktore në Teatrin Popullor më 1964. Ka interpretuar mbi 50 role në Teatrin Popullor, ka mbi 20 vjet karrierë artistike si dhe në 16 role në filmin artistik shqiptar.
Në Teatrin Popullor veçohen rolet e Afrovitit “Karnavalet e Korçës”, Cuca “Cuca e maleve”, Drita “Drita”, Mara “Toka jonë”, Deizi “Arturo Ui”, Bajamja “Fytyra e dytë”, Ledi Milford “Intrigë dhe dashuri”, Adela “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja “Hijet e natës”, etj. Doli në pension në tetor 1985. Për rreth 30 vjet nuk u ngjit në skenë, për arsye shëndetësore.
Për aktivitetin e saj artistik është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.
Ndahet nga jeta, 13 shtator 2013.
Filmografia
Kur ndahesh nga shokët (1986) … nëna e Zanës
Kur hapen dyert e jetës (1986) … nëna e Lizës
Hije që mbeten pas (1985) … Sania, nëna e Marjetës
Nxënësit e klasës sime – (1984) … Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit
Apasionata (1983) … Profesorja e Mirës
Shoqja nga fshati (1980) … Lefka
Si gjithë të tjerët (1981) … nëna e Jetës
Kërcënimi (1981) … Marina, nëna e Emës
Përtej mureve të gurta – (1979)…nena e Asimesë
Ata ishin katër (1977) … Anëtarja e Këshillit
Përballimi (1976) … Klea
Komisari i dritës (1966) … Ngjela
Shoku ynë Tili (1981) … Drejtoresha e shkollës
Tinguj lufte (1976) … E shoqja e Galipit
Role ne teater
Karnavalet e Korces ( ) … Olimbia
Cuca e maleve ( ) … Cuca
Toka jone ( ) … Mara
Arturi Ui ( ) … Deizi
Fytyra e dyte ( ) … Bajamja
Intrige dhe dashuri ( ) … Ledi Milford
Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo ( ) … Adela
Hijet e nates ( ) … Gjyshja
Pallati 176 ( ) … mamaja e Elses