-Donald Trump korr një fitore të suksesshme drejt Shtëpisë së Bardhe
Nga Lek Gjoka
.
Donald Trump fitoi votën e qytetareve amerikane dhe zgjidhet presidenti i ri i Amerikës. Dinastisë së familjes Klinton vota demokratike e popullit amerikan ia mbylli portën e Shtëpisë së Bardhe.
Fitorja e republikanit karazmatik Donald Trump ishte një surprizë e madhe sepse pjesa me e madhe e masmedias Amerikane e kishte projektuar një humbës në të gjitha sondazhet por vota është ajo që ndryshon historinë.
Udhëtimi drejt Shtëpisë së Bardhe të një biznesmeni të fuqishëm është një lajm i keq për politikanet mashtrues në të gjithë botën por një lajm i mirë për qytetaret amerikane sepse do të ndryshoje jeta e familjes së tyre.
Bota do të jete me e qete. Amerike do të ndryshoje. Dembelët qe Partia Demokratike e Obames për tete vite me radhe iu dha ushqim, pare të thata dhe mjaft të mira të tjera materiale dukë mos punuar asnjë ditë sigurisht do të shqetësohen shume. Obama Care po përgatitet të vdesë.
Disa shqiptare dhe media shqiptare në Amerike apo Shqipëri sigurisht do të zhgënjehen se humbi ajo që “çliroi” Kosovën dhe votën e tyre si dhe votën tonë duhej tua falim dinastisë Klinton. Të gjithë ju që menduat ashtu duke na quajtur edhe serbe po nuk votuat për Klintonin gabuat sepse ne shqiptaret e vërtete ia dimë vlerën e votës dhe jemi pjese e shoqërisë amerikanë për ndryshim.
Bota dhe Amerika po zgjohet me një ngjarje të madhe historike. Fitorja e një biznesmeni pa u marre kurrë me politike dhe pa punuar asnjë ditë në punë shteti është një ndryshim i madh historik dhe politik në Amerike dhe botë.
Shqiptaret e Amerikës pjesa me e madhe të tyre ndjenjë një kënaqësi të jashtëzakonshme për zgjedhjen president të Donald Trup dhe i urojnë suksese. Është hera e pare që një ballkanase behet zonja e parë e Amerikës.
Suksese Donald Trump.
Zoti i bekoftë juve, popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti i bekoftë kombin shqiptar dhe shqiptaret e Amerikes!.
.
9 Nëntor 2016
Jacksonville Florida