Nga Pjerin Logoreci /

Alfred Kanini lindi në Tiranë në 10 qershor 1943. ku mori edhe shkollimin e lartë në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gjuhë-Letërsi dhe Gazetari e u diplomua në vitin 1967 e menjëherë filloi punë si gazetar në Radio Tirana. Ndër emisionet më të njohura që përgatiti në vite janë “Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, “Emisioni për rininë”, etj.

AlfredKanini-Florida
Alfred Kanini ne vitin 2010 ne Largos, Florida

Në vitin 1971-1975 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Rinisë”, ku mbuloi faqen letrare të gazetës dhe lëvroi gjerësisht gjininë e reportazhit e me pas shkoi me qarkulluan si mësues në fshatin e largët Ars–Miliska të rrethit Pukës ku nuk pranoi të shkonte duke mbetur për disa kohë pa punë. Me pas punoi si punëtor në hekurudhën Elbasan-Pogradec. Pasi shkroi një numër artikujsh në shtypin e përditshëm dhe periodik disa gazeta të vendit e afruan, duke e konsideruar si të dërguarin e posaçëm të redaksive të tyre. Me pas mundi të rikthehej në Radio-Tirana në fillim si redaktor e pastaj për shumë vite si përgjegjës i Redaksisë së Kulturës.

Përvec një numuri të madh emisionesh të përgatitur nga Alfredi ai botoi:

Në vitin 1971 botoi vëllimin me tregime “Mbi një platformë betoni”

Shirat e vjeshtës – tregime dhe novela (1972)

Pas mjegullës – novela (1974)

Vozabërësi dhe vajza e vrarë – tregime (1975)

Mëngjeset e bregut të liqenit – tregime (1978)

Ngarkesa e largët – roman (1979)

Njeriu që dua – roman (1983)

 

Në vitet 1990-1992 Alfredi u vu në ballë të lëvizjeve demokratike në Radio-Televizionin Shqiptar, ku i besuan drejtimin e Sindikatës së Pavarur të këtij institucioni, në krye të së cilës kreu veprimtari intensive e të gjithanshme në mbrojtje të demokracisë, përmbysjen e komunizmit dhe demokratizimin e jetës në Radio-Televizion. Nga viti 1992 deri në vitin 1998 punoi si drejtor I departamentit të Kulturës në Televion, I cili ishte një ndër departamentet më të mëdhenj e më të rëndësishëm të Televizionit Shqiptar. Pas ngjarjeve të shtatorit 1998, pushohet nga puna me motivacionin “Pjesëmarrje në grusht shteti”,

I mbetur pa punë e pa asnjë të ardhur, në moshën 57 vjeçare, i sëmurë nga zemra e nga sytë, u detyrua të emigrojë në Florida të SHBA.

Në Largo te Floridës, ai dha një kontribut të çmuar për funksionimin dhe rritjen cilësore të Radios së Komunitetit Shqiptar. Në 26 maj të vitit 2011, pas afro 11 vjet emigrimi, Alfred Kanini mori qytetarinë amerikane.

Alfred Kanini ndërroi jetë në SHBA, më 13 nëntor 2011.