Asdreni
Aleksandër Stavre Drenova – Asdreni

 

Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni) lindi më 11 prill 1872 në Drenovë në një familje të varfër fshatare. I mbetur jetim u detyrua të braktiste shkollën e mesme dhe të mërgonte në Rumani më 1889. Bëri punë të ndryshme. Ai mori pjesë gjallërisht në përpjekjet e kolonisë së shqiptarëve të Bukureshtit në luftën për çlirimin kombëtar dhe u shqua si veprimtar i saj.

Nisi të shkruante poezi dhe publicistikë nga fillimi i shek. XX. Në krijimet e para poetike, të cilat i përmblodhi në librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi traditat e poezisë së Naim Frashërit, lartësoi dashurinë për atdheun, nxiti bashkatdhetarët të rreshtoheshin në luftën për çlirim nga zgjedha turke. Vepra më e rëndësishme e Asdrenit, “Ëndrra e lotë” (1912) shquhet për pasurinë e motiveve, frymën demokratike dhe nivelin e denjë artistik.

Asdreni është autori  i tekstit të Hymnit të flamurit.

Asdreni lindi u nda nga jeta më 1947 në Bukuresht, Rumani.

Veprat:
“Rreze dielli”
“Hymni i flamurit”
“Ëndrra e lotë”
“Zëri i kryengritësve”
“Krerëve tradhëtorë”
“Çpërblimi”
“Shqipëria më 1914”
“Burri i dheut”
“Hymni i festës”
“Fisnikët e Shqipërisë”
“Republika shqiptare”
“Trashëgimi”
“Kambana e Krujës”
“Poezi të Zgjedhura”