Nga Pjerin Logoreci /

Aleksander Moisiu (Alexander Moissi) u lind në Triese, Itali me 2 prill 1879. I ati ishte Konstandin Moisiu nga Kavaja dhe e ëma italiane (arbëreshe) Amalia De Rada. Kur Aleksandri ishte 4 vjeç, familja e tij u kthye në Durrës, ku Aleksandri kaloi fëmijërinë dhe kreu shkollën fillore. Më 1898 familja e tij u shpërngul në Austri ku Aleksandri kreu gjimnazin në Grac. Më pas ai vazhdoi Konservatorin e Vjenës dhe në këtë kohë filloi aktivizimin në Burgteater.

Aleksander Moisiu
Aleksandër Moisiu

Më 1904 Aleksandri ishte aktor në trupën e regjisorit të njohur të kohës Max Reinhard.

Aleksandri u martua me Maria Urfus, me të cilën pati një vajzë Beate Moissi (pas martesës Beate von Molo, pasardhës i saj është aktori i njohur gjerman Gedeon Burkhard). Ai gjithashtu pati një vajzë jashtë martese me Herta Hambach e quajtur Bettina Moissi (pas martesës Bettina Berggruen). Më vonë Aleksandri u martua me aktoren Johanna Terwin.

Moisiu u bë një nga aktorët më të mëdhenj të teatrit evropjan e botëror ne ate kohë. Ai ishte dhe një nga aktorët e parë të kinemasë, fillimisht të asaj pa zë.

Aleksander Moisiu u nda nga jeta (i sëmurë nga pneumonia) në Lugano Zvicer më 23 mars 1935.
Stërnipi i tij është aktori i njohur gjerman Gedeon Burkhard.

Shumë figura të shquara të botës kanë shkruar për Moisiun, ne po veçojmë disa prej tyre:

“Zëri dhe gjestet e Moisiut janë diçka deri tani e paparë në skenën evropiane.” – Franz Kafka
“Hamleti është shkruar për Moissiun, dhe Moissiu ka lindur në mënyrë unike për të interpretuar Princin e Danimarkës.” – Max Brod (autor, kompozitor, gazetar)
“E përshëndes Aleksandër Moisiun, të cilit unë i jam përgjithmonë mirënjohës, si një nga interpretuesit më të shkëlqyer të personazhet e mi.” – Luigi Pirandello
“Njeriu i Jugut, gjithmonë Njeriu e Jugut. Ai nuk është i ngrirë, ai e merr diellin e vendit të tij sa herë që shkon. Sa herë që ju jeni me të ju do të mësoni diçka të re për jetën në këtë botë.” – Stefan Zvaig

Interpretime në veprat më të rëndësishme të teatrit të kohës:

Hamleti (Shekspir)
Romeo dhe Xhulieta (Shekspir)
Fantazma (Ibsen)
Henry IV (Luigi Pirandello),
Jedermann (Hugo von Hofmannsthal),
Protasov (Leo Tolstoy’s “Kufoma e gjalle”),
Tasso (Goethe)
Filmografi:

Barcarole 1935
The Magnificent Rogue Lorenzino de Medici 1929
Die Königsloge Edmund Kean 1921
Kean Kean 1920
Die Nacht der Königin Isabeau (King Karl VI) 1920
Figaros Hochzeit (Figaro)1919
Zwischen Tod und Leben 1919
Der junge Goethe (Der junge Goethe)1919
Erborgtes Glück 1918
Der Ring der drei Wünsche (Buckliger)1918
Pique Dame (Der Offizier – Stanislaus)1915
Kulissenzauber 1915
Sein einziger Sohn 1913
Meier Helmbrechts Flucht und Ende 1913
Old Brandis’ Eyes (Ole Brandis, junger Maler)1913
Das schwarze Los (Pierrot)1913
The Student of Prague 1913

Filmat e Moisiut si dhe regjistrimet zanore të tij ndodhen në Arkivin Qendor Shtetëror të Filmit në Tiranë.

Era e Nentorit