Aleksandër Lalo ka lindur më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Kreu studimet e larta në Institutin e Larte te Arteve për muzikë më 1973. Pervec veprimtarisë si kompozitor ai ka dhënë një kontribut te madh në kinematografi si kompozitor i rreth 25 filmave artistike dhe disa filmave vizatimore. Lalo është edhe një nga kompozitorët më të njohur dhe të dashur të muzikës së lehtë. Shumë këngë të tij ishin të dashura për rininë në kohën që u kompozuan por ato vazhdojnë me po atë sukses të rikendohen edhe mbas shumë vitesh nga kengetarë të tjerë. Lalo si njohës shumë i mirë i orkestres ka dhënë edhe një kontribut të madh në orkestracion, përvec kompozimeve të tij ai ka orkestruar një numër të madh të kompozimeve qofshin këto të muzikës së lehtë apo vepra.
Disa kompozime te Lalos:
Pogradeci – Suite me 4 kohe për orkester harqesh
Ëndrrat e Vjeshtës
Muzike filmash:
Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)
Shi ne Plazh (TV)
Aleksander Lalo – suitë me muzikë nga filmat “Gëzhoja e vjetër”, “Dimri i fundit”, “Era e ngrohtë e thellësive.
Kur jemi bashkë të dy