Luan Qerimi u lind në Lushnje, më 15 tetor 1929. U aktivizua në lëvizjen amatore të qytetit të lindjes e më pas në vitin 1954 fillon si aktor në Teatrin e Ushtrisë nga ku u terhoq prej Teatrit Popullor. Ka luajtur ne skenën e këtij Teatri në rreth 70 premiera duke realizuar role kryesore dhe të dyta, që nga viti 1954 deri më 1990.

Roli i tij i parë është figura e një fshatari në komedinë Prefekti (1954) e Besim Levonjës.
Luajti me sukses në veprat: “Toka jonë”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Lumi i vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Shënomeni dhe mua”, “Arturo Ui” (1971) e B.Brehtit etj.

Qerimi gjithashtu ka dhënë një seri figurash të realizuara me mirë edhe në kinematografi, ku ka interpretuar në rreth 15 filma, prej ku spikati me kuestorin e te “Lulekuqe mbi mure” dhe Kalosh Cami te “Shembja e idhujve”. Mban titullin “Artist i Merituar”.

U nda nga jeta më 2 dhjetor 2018.