Zef Mirdita u lind më 13 mars 1936 në qytetin e Prizrenit. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje kurse studimet e larta i kreu në Fakultetin Teologjik të Zagrebit ku u diplomua në fushën e filozofisë me 8 korrik 1965.

zef-midita
Akademiku Zef Mirdita

Me 8 shkurt 1966 kthehet në Prizren dhe emërohet profesor në gjimaz ku jep lëndën e historisë dhe sociologjisë. Me 1967, emërohet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës si asistent në degën e historisë së kohës së vjetër ndërsa në vitin 1968 paraqiti tezën e doktoraturës me temë: ”Dardanët dhe Dardania në antike” që e mbrojti në nëntor 1972 dhe në prill 1973 mori titullin “Doktor i shkencave historike”, në universitetin e Zagrebit dhe po atë vit i jepet titulli “docent” në fushën e historisë e më pas asistent profesor dhe anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

U specializua me 1974 në Katedën e Historisë së Kohës së Vjetër pranë Universitetit të Romës “La Sapienza”, më pas kreu dhe dy specializime të tjera po në këtë fushë në vitet 1976-77 në Heidelberg dhe 1991-92 në Mynih të Gjermanisë.
Nga viti 1980-1990, për 10 vjet Mirdita ka qënë anëtar i Komitetit Nacional të Jugosllavisë për Ballkanologji dhe anëtar i redaksisë kosovare për Enciklopedinë e Jugosllavisë.

U nda nga jeta më 4 prill 2016, në Zagreb.

Botime shkencore:

1-“Studime dardane”, Prishtinë-1979,
2-“Antroponia e Dardanisë në kohën romake”, shqip-gjermanisht- Prishtinë 1981,
3-“Mitet dhe mitologjia në antike”, Prishtinë-1988,
4-“Historia e kishës në popullin shqiptar”Shkodër-1994,
5-“Krishtënizmi ndër shqiptarë”, Zagreb-1998,
6-“Religjioni dhe kultet e dardanëve dhe Dardanisë në antike”.
“Dardanci i Dardanija u antici” (Dardanët dhe Dardnaia ne antike)(2016)
Zef Mirdita është autor dhe i rreth 100 studimeve shkencore të ligjëruara dhe botuara në organe dhe revista të ndryshme shkencore në Ballkan dhe Evropë.