Eduard Sulstarova u lind në Korcë më 12 nëntor 1934. Shkollën fillore e kreu në Pogradec dhe shkollën e mesme në Politeknikumin “7 Nëntori” në Tiranë. Në vitet 1954-1961 shërbeu si mësues në Politeknikumin “7 Nëntori” e më pas u emërua si laborant për lëndën e Gjeofizikës, në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Geologji Miniera.

eduard-sulstarova
Akademik Eduard Sulstarova

Në vitin 1963 kreu Fakultetin e Geologjisë dhe Minierave dhe mbrojti diplomën me temë “Tërmetet e Shqipërisë”. Në vitet 1965-66 u specializua për sizmologji në Institutin e Gjeofizikës të Akademisë së Shkencave të Kinës dhe në vitin 1973 në Byronë Qendrore Sizmologjike Evropiane në Strasburg, Francë. Deri në vitin 1993 punoi si drejtor i Qendrës Sizmologjike në Tiranë. Në vitin 1975 mori gradën shkencore “Kandidat i Shkencave” me studimin “Sozmiciteti i Shqipërisë” më 1979 mori titullin “Doktor i Shkencave” dhe më 1988-tën iu dha titulli “Profesor”.

Eduard Sulstarova që nga viti 1974 ka qenë anëtar i Komisionit Sizmologjik Evropian dhe prej vitit 1996 anëtar i Akademisë së Shkencave të New York-ut

Akademiku Eduard Sulstarova ndërroi jetë në Tiranë në moshën 78-vjeçare më 15 janar 2014.