Ahmet Zogu lindi ne Burgajet me 8 tetor 1895. Mbas vdekjes se babait te tij Xhemal Pasha Zogu ai u be kreu i shtepise duke u mbeshtetur nga nena e tij, Sadije Toptani qe me pas u be nena mbretereshe. Ne kete kohe 13 vjec Ahmet Zogu behet keshtu shef i krahines se Matit.
Qe i ri dergohet ne liceun Francez te Gallatasarait ne Turqi per te kryer studimet.
Ne vitin 1912 Zogu largohet nga Turqia per tu kthyer ne Shqiperi, mbas lajmeve alarmante qe vinin nga vendi i tij.
Ne moshen 17 vjecare Zogu rrok armet dhe ne krye te 2000 njerezve te besuar shkon e lufton per te mbrojtur Shkodren e rrethuar nga serbet e Malazezet.
Megjithe moshen e re Zogu eshte i ftuar te marre pjese ne ceremonine e shpalljes se Pavaresise ne 28 nentor 1912.
Zogu merr pjese ne luftimet kunder serbeve ne Kruje ku arrin nje fitore me njerezit e tij duke refuzuar ndihmen e Austro-Hungarezeve.
Ne 1917 nje komision imperial i drejtuar nga Princi Windischgraetz dergohet ne Mat dhe i ofron Zogut graden e Kolonelit te ushtrise Imperiale dhe e fton qe te lidhet me forcat Austriake. Zogu refuzon duke u shprehur keshtu :
“Austria ka ardhur ne Shqiperi si mike per te smbrapsur ushtrine serbe. Ne te njeten kohe po si mike e jona ajo nuk ka te drejten te nderhyje ne problemet tona te mbrendeshme. Shqiperia eshte nje vend neutral dhe neutraliteti i saj duhet respektuar.”
Nen preteksin e vdekjes se Perandorit Jozef nje delegacion i kryesuar nga Zogu niset ne Austri dhe aty Zogu mbahet ne Austri nen survejim shtepiak dhe megjithe protestat e Zogut ai do te leshohej vetem mbas amnistise se 1918.
Ne kete moment 1919-1920 Zogu kthehet nga ekzili i forcuar atje me pas niset me nje grup njerezish per te marre pjese ne kongresin e Lushnjes.
Zogu deklaron ne kete kongres :
“Ne nuk do t’ju lejome armiqeve tane te futen ne tokat tona si ne nje shtepi pa zot. Pushkeve dhe topave te tyre ne do t’ju kunderveme fortifikatat e trupave tane.
I emeruar nga qeveria Delvina, minsiter i Brendeshem ne moshen 25 vjecare, Zogu arrin ne krye te trupave Shqipetare te thyeje trupat Italiane ne Vlore.
Mbas doreheqjes se kryeministrit Vrioni dhe Pandeli Evangjeli, Emerohet Kryeminister dhe Komnadat i Ushtrise Shqipetare.
Me 2 dhjetor 1922 ai adreson kete mesazh : Jam i bindur se qeveria e re do t’ju pergjigjet deshirave te popullit, njekohesisht deshiren e tij per te krijuar nje shtet Perendimor, plotesisht te civilizuar. Qeveria kurre nuk do te pengoje te drejtat e qytetareve dhe lirine e shtypit. Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe politika e saj duhet te jete e qarte, transparente dhe e realizueshme. Ne perkrahim shtetet feqinje dhe kerkojme qe keto shtete te respektojne plotesisht e njekohesisht pavaresine dhe suvranitetin e Shtetit tone.”
Me 1924 perballe tensionit te krijuar nga opozita e Nolit Zogu strehoet ne Jugosllavi, ne 20 prill.
Me 24 dhjetor Zogu drejto trupat cliruese dhe mberrin ne Tirane ku aklamohet nga populli.
5 janar 1925 Zogu emerohet nga Keshilli regjent i krijuar ne Lushnje, te formoje nje qeveri te re.
21 Janar Zogu paraqet nje projekt kushtetute qe e ben Shqiperine Republike.
31 Janar Zogu shpallet President i Republikes Shqipetare.
1925 mbasi mbledh 540 shefat e Krahines se Shkodres, Dibres dhe Kosoves e ju paraqet programin e tij ata i japin besen se do ta mbeshtesin dhe ti sherbejne dinjesisht.
Me 1 shtator 1928 ndryshime kushtetues e Shpall Shqiperine Manarki dhe Zogun mbret i Shqipetareve.
Kjo behej per ta bere Zogun mbert te shqipetareve ne Kosove dhe Cameri.
27 nentor 1926 dhe 21 nentor 1927 nenshkruhen dy pakte me Italine, keto pakte kane karakter politik, ekonomik dhe ushtarak me nje kohezgjatje 20 vjecare.
2 Maj 1938 Zogu 1 martohet me Zonjushen Konteshen Geraldine Apponyi, hungareze.
5 prill 1939 Zogu therret Asamblene Kombetare per te shpallur gjendej e luftes.
7 prill Zogu largohet nga Shqiperia.
Mbas ketij casti Zogu me familjen kalojne peripeci duke kaluar nga Greqia,Rumani, Poloni, vendet Balte, Suedi, Norvegji per te arritur ne France ne prill 1939 me oborrin e tij te perbere nga 60 vete.
10 maj 1940 me hyrjen e nazisteve ne France peripecite nuk mbarojne per Zogun ai detyrohet te largohet ne Orleans, Royan, Bordeaux, ST Jean de Luz ku niset per ne Angli ku mbreti George VI i jep azil politik.
I zhgenjyer nga mos perkrahja e perendimoreve ai largohet nga Londra ne Egjipt ne janar 1946 ku pritet nga Mbreti Faruk I.
7 janar 1947 Zog mbas nje marveshje me Ballistet zgjidhet si President i Juntes Ushtarake dhe duke pasur si zevendes Z.Ermenji dhe Kryeziu. dhe sekrater Gaji Gogo.
Krijon Kompanine 4000 duke pasur qellim stervitjen e patrioteve per te rezuar qeverine komuniste.
1951 Zog shkon ne USA per te diskutaur dhe bashkepunaura me CIA per rrezzimin e qeverise komuniste ne Tirane.
Me urdher te Zogut Kompania 4000 shperndahet mbas disa deshtimeve dhe vrasjen e ushtareve dhe me vone u morr vesh se nje nga komandantet amerikane KIM PHILBY ishte agjent sovjetik.
Ne 1954 Zogu largohet nga Egjipti pas renies se mbretit Farouk dhe ardhjes ne pushtet te Naserit.
Zogu mberin ne Cannes ne France
5 shtator 1957 Zoguu shpall Leken Trashigimtar te Kurores Mbreterore.
9 prill 1961 Ahmet Zogu shuhet ne Spitalin e Sursnes afer Parisit ne oren 16 ne moshen 65 vjecare.