Agim Qirjaqi  lindi në Kolonjë në 27 janar 1950. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve (Akademinë e Arteve) në Tiranë, më 1973, filloi punën si aktor në Teatrin Kombëtar. Në skenën e Teatrit Kombëtar, Qirjaqi luajti me sukses shumë role të dramaturgjisë sonë dhe asaj botërore:

agim-qirjaqi
Agim Qirjaqi

“Familja e peshkatarit”
“Orët e Kremlinit”.
“Hijet e natës”
“Rikardit III”, etc.
Më 1989 largohet nga Teatri Kombëtar, për një trajnim 2 vjeçar pranë të famshmit Xhiorxhio Strehler (Giorgio Strehler) në Teatrin Pikolo (Il Picolo Teatro) të Milanos dhe pastaj në Teatrin Elizeo (Eliseo) të Romës. Rikthehet në Teatrin Kombëtar më 1991 këtë herë më i dhënë pas regjisë. Ai vazhdon të interpretojë në teatër dhe në film.
“Rikardi III” të Shekspirit (1992)
“Fando e Lis” të Arrabalit,
“Marrëzia e madhështisë” të Vangjel Kozma,
“Këngëtarja tullace” të Ioneskos
“Armiku i popullit” të Ibsenit.

Agim Qirjaqi ishte anëtar i bordeve të Studios Alba Film dhe Akademisë së Arteve, bashkëthemelues dhe kryetari i parë i Shoqatës Mbarëkombëtare të Artistëve të Teatrit (1992). Më 1996 fiton titullin “Asistent Profesor”.
Në sezonin 2002-2003 ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar.
Agim Qirjaqi u nda nag jeta më 28 mars të vitit 2010 në Tiranë

 

Filmografia:

Kronikë provinciale (2009)
I dashur armik – (2004)
Parullat – (2001)
Colonel Bunker – (1998)
Dasma e Sakos – (1998)
Viktimat e Tivarit (1996)
Misioni përtej detit – (1988)
Stolat në park – (1988)
Rrethi i kujtesës – (1987)
Tela për violinë – (1987)
Apasionata – (1983)
Në prag të lirisë – (1981)
Agimet e stinës së madhe – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Dimri i fundit – (1976)
Lulëkuqet mbi mure – (1976)
Rrugë të bardha – (1974)