Nga Lek Gjoka
Rrëzimi i bustit të shenjtores Nënë Tereza në Mitrovice ishte një lajm jo i mirë që u shpërnda kudo nëpër botë. Zemërimet ishit të tëjskajshme që në mjaft raste kalonin në fyerje. Edhe tek shqiptartë e Amerikës është pothuajse e njëjta gjë .
Vallë kush u fye dhe i indinjua më shumë për rrëzimin e bustit të shënjtores, vetëm të krishterët apo edhe myslimanët shqiptarë?
Kush e rrëzoi bustin?
A do të vendosë ndokush ndonjë “mine” me sahat tek toleranca fetare midis shqiptarëve?
Pyetjet mund të vazhdojnë edhe me tej por faktikisht keto tre pyetje janë të një rendesie të veçante.
Rrezimi i bustit të Nënë Terezes sigurisht indinjoi çdo shqiptar i cilitdo besimi qoftë. Pra nuk u fyen vetem katoliket shqiptarë por edhe myslimanet, ortodokset apo jo besimtaret. Çdo shqiptar në masmedia ndihej jo mire kur lexonte apo shikontë ketë lajm të trishtë që vinte nga Mitrovica qyteti verior i shtetit shqiptar të Kosoves.
Vallë pse u zgjodh Mitrovica?
Brishtësia e ketij qyteti që akoma nuk e ka gjetur rrugen e paqes nder etnike është vendi më ideal i antishqiptareve për të rindezur një konflik të ri të cilin mundohën tiu faturojnë shqiptareve myslimane.
Kush e rrëzoi bustin e nënë Terezes?
Të verteten e rrezimit të bustit sigurisht që organet kopetente duhet ta zbardhin sa më shpejt. Kuptohet farë thjeshtë që ne shqiptaret do të fajesojmë serbet ndersa serbet do të mundohen të fajesojnë disa estremiste islamike shqiptare që ta kenë si arme të fuqshme ne Evrope… Sigurisht të dyja tezat po ti peshosh, peshojnë njëlloj. Pse?
Vrasja e disa shqiptareve islamike në Siri është një provë se ekstremizmi islamik po mundohët të marre pak fryme tek shqiptaret por besoj pa rrezik për sigurinë kombëtare. Ndoshta janë shumë faktorë që kane ndikuar që ato të kthehen të tillë por një rol kryesore luajnë predikues të fese islame në Kosovë. Në një rast arriti deri në ektrem kur në muajin korrik hoxha i Prishtinës imami Shefqet Krasniqi fyu nënë Terezen por që dy besimtare të nderuar myslimane derguan një padi penalë në gjykaten e Prishtinës sepse hoxha ka fyer përsonaletin më përmase kombëtare që kurre nuk e mohoi kombësinë shqiptare dhe nuk ka të beje me besimet fetare te shqiptareve.
A u “minua” tolereca fetare midis shqiptare.
Ka qindra e qindra vite që shashka të tilla hidhen për konsum publik nga armiqte e shqiptareve por që nuk do tia arrijnë kurrë qellimit.
Të gjithë shqiptaret kanë një simbol të shenjtë që i bashkon që është flamuri kuq e zi. Nuk besoj së ndokush do të arrije të na minojë tolerancen fetare të në shqiptare tolerance që përdoret si shembull nga qeveria Amerikane kudo në botë ku ka konflikte fetare.
Pra rrezimi i bustit të Nënë Terezes është thjesht një veper e antishqiptareve që nuk do të arrije kurrë në një përçarje fetare sepse fjalet e Homerit të koherave moderne At Gjergj Fishta janë edhe sot në të njejtat vlera kur ai thotë: “Vertetë në kemi Bajram e Pashkë por Shqipërinë e kemi bashkë”
Jacksonville Florida
Janar 2014