Do te ishte gje e mire bashkimi i diaspores shqiptare te Amerikes por eshte  pamundur per tu bere?

leka_autor.

Nga Lek Gjoka
Jacksonville Florida

Ne Amerike ka vite e vite qe shqiptaret bejne perpekje per nje konfernce te perbashket per bashkimin e diaspores shqiptare por ne fund te ketij tuneli jo vetem qe nuk duket asnje drite por edhe tuneli nuk ka filluar te hapet.Ne disa shkrime online ka patriote te devotshem qe mundohen ta ngrejne zerin por shpesh here zeri i tyre nuk kalon as profinin e murit te facebookut te tyre.
Para disa kohesh po flisja me nje mik timin ne New York i cili punonte ne nje vend pune ne kete Bashki dhe e pyeta per ndihmen qe shteti Amerikan jep ndaj shoqatave per ruatjen e kultures, muzikes, historise, gjuhes se kombit te vet e pergjigjia e tij ishte pozitive per kombet e tjera por jo per shqiptaret.
-Perse ?- ithashe si me merzi- valle ku ndryshojme ne me kombet e tjera?
-Te gjitha kombet -me foli ai i qete – jane te grumbulluar rreth nje shoqate ne shtete te ndryshme ku jetojne ndersa shqiptaret jo , vetem ne New York ka mbi njezet e ca shoqata pra nuk ka asnje shoqate serioze shqiptare qe te besohet se arrin te beje bashkimin e Diaspores shqiptare te Amerikes ne shtetet ku ato jetojne dhe parate e taksa paguesve amerikane te atyre shteteve(Ku hyjme edhe shqipto-amerikanet si taksa pagues te rregullt) qe ti perdorin per kete qellim pra te ruajtjes se kultures, historise, muzikes dhe gjuhes shqipe.
I permenda emrin e disa shoqatave shqiptare qe ne te vertete kane bere nje pune te madhe ne sherbim te kombit shqiptar e me tha se nje pjese e tyre jane thjeshte arkiva te historise se Shqiperise dhe te pa afta per te vazhduar me tej ne bashkimin e shqiptareve pa nje reforme te madhe te statusit dhe afrimit te brezit te ri shqiptar lindur dhe edukuar ne SH.B.A.
E verteta megjithese e padeshiruar per mua eshte ashtu sikur ai me tha.
Me permbysjen e diktatures komuniste, me Pavarsine e Kosoves, hyrjes se Shqiperise ne Nato, kombi shqiptar nuk eshte me ne rrezikun e dikurshem te coptimit.Ka akoma probleme te pa zgjidhura sikur eshte ceshtja e pronave te Camerise , te drejtat e shqiptareve ne Presheve, Mal te zi dhe Maqedoni por kur i gjithe Ballkani te behet pjese e Bashkimit Evropian cdo gje do te sheshohet dhe Shqiperia Etnike do te bashkohet bashke rreth flamurit te BE-se.Ndaj a duhet te jete paresore per keto shoqata tani Patriotizmi, Nacionalizmi apo problemi i brezit te ri te emigrantave shqiptare qe neser do te asimilohet plotesisht sepse kur harron gjuhen e kulturen shqipe eshte e veshtire te jesh 100% shqiptar.
A punojne dhe sa punojne shoqatat shqiptare ne kete drejtim?
Ne disa qytete degjon lajme te mira per hapjen e ndonje shkolle shqipe por qe jane lokale dhe teper te paperfishme me numrin qindra mijera shqiptareve te lindur ne Amerike.Ka raste sikur ishte nje diku nga zonat e Bostonit qe nje shoqate arriti te hape nje shkolle shqipe por drejtuesi i asaj shkolle pas disa vitesh e ktheu shkollen nga shkolle e diaspores ne shkolle private duke marre licensat dhe duku u fshehur pas shoqates per te mos paguar asgje.Ajo shkolle shume shpejt u mbyll dhe endrra e tyre per shkollim shqip u shua.Edhe qeveria e Shqiperise, edhe e Kosoves as nuk duan tia dijne aspakt per shkollimin e brezit te ri te emigrantave duke mos afruar asnje lloj asisence , megjithese ka edhe akademi shkencash qe ka per detyre per ruajtjen e gjuhes, kultures shqiptare kudo ku ato jetojne ne numer te madh.
Por ne disa qytete te tjera amerikane shoqatat shqiptare te licensuera apo te palicensuera pandehin se duke organizuar koncerte me nje cmim te kripur po i bejne sherbim komunitetit shqiptar duke kenduar tallava qe thjeshte quhen Party, argetim i perkohshem qe eshte i domosmdoshem por gjithesi asnjehere nuk tregojne kulturen e vertete te nje koncerti shqiptar sado profesional te jene ato kengetare qe vijne e performojne !
Sigurisht ne shqiptaro-amerikanet krenohemi se ne gjirin tone ka mjaft artiste, shkrimtare, aktore, regjisore, kengetare.Krenohemi qe ne New York ka “Teatrin Shqiptar” te NY, krenohemi qe zhvillohet “Java e filmit shqiptar” , Krenohemi me mjaft aktore amerikano-shqiptare me emer ne Amerike qe me plot gojen thone se jane shqiptare por asnjeheri prej tyre nuk jane pjese e asnje shoqate.Madje aktoria Eliza Dushku ne nje interviste tek TV Klan nuk kishte degjur kurre deri vone kur u be e famshme per asnje shoqate shqiptare megjithese ishte lindur dhe rritur ne Boston ?!..
E thene shqip nje aktor, muzikant , kengetar nuk ka mundesi finaciare te tregoje kulturen e kombit shqiptar, nuk mund te beje koncerte recitale, te luaj drama, teater, humor te mirfillte sepse duke mos patur mundesi te punoje ne profesionit e tij nuk mund te rrezikoje financiarisht sepse ne disa raste me shtrejt blihet anti-arti se arti i vertete, me shtrenjte blihet nje tallava se nje kenge e mirfillte shqiptare qe varet nga rrethanat e mesiperme.Keshtu qe arti i vertete shqiptar fundoset dhe anti-arti organizon Party duke fitur edhe pare.
Duke e mbyllur kete opinion nuk kam si qellim te ve ne pah disa ane negative te shoqatave shqiptare te amerikes por qe shoqatat te reflektojne , te jetojne me realitetin, ti afrohen me afer komunitetit shqiptare me statuse aktuale, me afrimin e brezit te ri.Te kuptojne se duke bere Party nuk po i sherbejne Artit dhe Kultures shqiptare por thjeshte po bejne nje biznes te ligjshem per te fitur disa dollare por qe ne fund cdo gje fshihet pas nje jave,asgje nuk ka per te ngelur ne histori megjithese mund te pandehin se po bejne histori. Pra me njerez te tille diaspora shqiptare e amerikes e ka shume te veshtire te flase ne nje ze, te ruaje kulturen, historine dhe gjuhen shqipe tek shqiptaret qe kane lindur ose kane emigruar te vegjel ne SH.B.A.