Opinion nga Lek Gjoka
Thirrjet për armatosjen e shqiptareve nga ish kryeministrit shqiptar në Parlament ditën e enjte sigurisht nga pamja e jashtme duken plotësisht si një frymëzues për një kryengritje të armatosur ndaj qeverise socialiste që mund të përshkallëzohet në luftë civile si ajo e vitit 1997.
Por duke pare reagimet e me vonshme jashtë sallës se Parlamentit ku Berisha tha publikisht se ashtu sikur tha në sallën e parlamentit saktësisht e ka fjalën që populli shqiptar të armatoset në baze të një ligji të ri ashtu si populli amerikan qe të mbroje vetveten, pasurinë nga bijtë e ish-komunisteve sikur e hodhi disi lumin!.
Menjëherë më sallën e parlamentit u lëshua në thirrje ministri i mbrëmshëm Tahiri ku kërkoi që prokuroria të hapë proces penal për arrestimin e tij. Si ka mundësi që policia e shteti ku ai është drejtues nuk e arreston sepse në bazë të Kushtetutës kur dikush me fjalët e tija rrezikon sigurinë kombëtare arrestohet sepse neni 222 i Kodit Penal thotë se:
“Thirrjet për armatosje kundër rendit kushtetues, krijimi apo organizimi i forcave të armatosura në kundërshtim me ligjin, marrja pa të drejtë e komandës së forcave të armatosura për të kryer veprime luftarake, me qëllim për t’iu kundërvënë rendit kushtetues, dënohen me burgim nga 5 deri në 10 vite.
Duke qene deputet zoti Berisha e di mjaft mirë Kushtetutën e Shqipërisë dhe nenin që e mbron atë si deputet që është neni 73/6 të Kushtetutës së Shqipërisë ku thuhet se: “Deputeti nuk mban përgjegjësi për mendimet e shprehura në Kuvend dhe votat e dhëna prej tij në ushtrim të funksionit. Kjo dispozitë nuk zbatohet në rastin e shpifjes.”
Berisha duke bëri thirrje për armatosjen e shqiptarëve sipas ligjit amerikan, pasi sipas tij qeveria socialiste nuk është në gjendje që t’iu garantojë rendin dhe sigurinë publike ai nuk ka shkelur ligjin 222 të kushtetutës sepse ai nuk mori përsipër krijimin dhe organizimin e një kryengritje të armatosur megjithëse nga mënyra e të shprehurit në parlament duket si një udhërrëfyes për rrëzimin me force të qeverise socialiste por që me vonë pas reagimit të mediave botërore tha se rrëzimi i qeverise se Rames duhet të bëhet në mënyre paqësore dhe demokratike.
Shtrohet pyetja : A mund të arrestohet ish kryeministri Berisha për thirrjen që populli të armatoset sipas ligjit amerikan?
Sigurisht që mendimi im është jo.
Perse?
Duke pare reagimet e fundit në Parlamentin shqiptar ku Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit për të dënuar ish kryeministrin Sali Berisha, pas deklaratave të tij sot në seancë plenare.
Në kërkesën e socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës nga Kuvendi dhe komisionet parlamentare për 10 ditë, për shkelje të rregullores.
Kërkesa është firmosur nga 12 deputetë të Partisë Socialiste si Taulant Balla, Arta Dade, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Musa Ulqini, Luljeta Arapi, Erjeta Hysa, Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Pirro Lutaj, Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.
Lind pyetja këto deputete socialiste a e dinë Kushtetutën e Shqipërisë?
Në qoftes Berisha ka shkelur nenin 222 që dënohet me 5-10 vite burg perse kërkojnë përjashtimin e Berishës 10 dite nga Parlamenti dhe jo heqjen e mandatit të deputetit dhe arrestimin e tij?!.
Pra nga këndvështrimi im dhe reagimeve te fundit të deputeteve socialiste bie poshtë neni 222 i kushtetutës ndërkohe që neni 76/3 e mbron edhe me tepër kështu që deputeti Berisha do dale plotësisht i pa lagur edhe kur me dashje apo pa dashje bën thirrje për armatosjen e popullit shqiptar sipas ligjit amerikan që në këndvështrimin e pare duket si një thirrje për një lufte të re civile.
Faji i gjithë kësaj “zhurme” mediatikë që mori përmasa botërore do të plase si flluske sapuni për fajin e vetëm se klasa politike në Shqipëri e zhytur në korrupsion ku për mbrojte nuk mund të zgjedh ligjin e Kushtetutës se Shqipërisë sepse ajo i dënon rënde por bie në ujdi me persona dhe organizata kriminale që iu mbrojnë atyre pasuritë e grabitura popullit shqiptar.
Jacksonville Florida
21 Prill 2016