marinaj-gjeke

Esse nga Dr Gjekë Marinaj

 

A e mbështet media informative politikën liberale? Mbetet një pyetje aktuale e cila vështirë se gjen përgjigjen e duhur në favor të çdo amerikani. E larguar shumë nga standardet, pyetja e ka humbur lidhjen nga realiteti i paanshëm i problemeve. Për rrjedhojë kemi dy fjalë kyçe “konservatorë” dhe “liberalë” rreth të cilëve vërtitet një dykuptimësi vërtetë pragmatiste që i ka ndarë analistët në dy grupe të mëdha kundërshtare. Ndaj me sa duket ka pak gjasa për t’u zgjidhur kjo çështje. Madje pyetja nuk parashtrohet me sensin e neutralitetit (për të mbajtur nën kontroll institucionet qendrore që mund të shihen si përgjegjëse në formimin e vlerave dhe kulturës qytetare.) Pyetja kërkon në veçanti, nëse gazetarët dhe prezantuesit radio televizivë informojnë dhe analizojnë në mbështetje të politikës liberale.

Një nga figurat e njohura në gazetari, Uiliam Mëkgouan (McGowan) i cili është gazetari i parë i revistës “Newsweek International” dhe radios BBC, me sa duket e tërheq pyetja ashtu sikurse parashtrohet. Ai thotë se “pa partishmëria për pjesën më të madhe të gazetarëve  po i dorëzohet totalitarizmit të lirë, i cili mbështet programin social liberal (McGown, 22).” Nga ana tjetër, Robert W. McChesney, profesor në Universitetin e Ilinoisit në Rrafshinën Urbana, autor dhe redaktor i disa librave së bashku me John Bellamy Foster-in, gazetar, sociolog dhe shkrues i eseve kundërshtojnë mendimin e McGowan-it me një nga tezat e fuqishme, duke thënë se “analistët konservatorë, ndërsa mbështeten në idenë partiake (thyerjen e etikës profesionale të neutralitetit) si një nga fillimet e censurës së deklaruar nga media e majtë, e cila as që interesohet për mbrojtjen e gazetarisë së specializuar, por për eliminimin e saj, pra, për bashkëpunimin e panevojshëm prej atyre që e praktikojnë dhe e mbajnë përfundimisht nën kontroll median. (McChesney dhe Foster, 31).”

Me gjithë konsideratën e duhur mendoj se vlerësimet personale të tyre mbi këtë çështje janë të padrejta për të bërë të ditur rëndësinë e emrave të gazetarëve dhe profesionalizimin e tyre në lidhje me problemin, jo vetëm për gazetarët e palodhur dhe të ndershëm, por edhe për vendosmërinë e jashtëzakonshme të gazetarisë së specializuar si një e tërë. Nga sa është thënë, pasi kemi përmbledhur faktet kryesore të nxjerra nga McGowan-i, McChesney-i dhe Foster-i, sipas vlerësimit të argumenteve dhe duke praktikuar disa prej këndvështrimeve të marra nga leximi im, eseja kërkon të sjellë prova se pjesa më e madhe e gazetarëve profesionistë janë në të njëjtën kohë militantë partie, të cilët jo vetëm që nuk informojnë dhe analizojnë zhvillimin e sukseseve të sotme sociale, por edhe synojnë t’i  manipulojnë.  

William McGowan nuk e sheh veten as si konservator, as si liberal, atij i pëlqen të quhet shkrimtar pragmatist i përkushtuar pas një përfaqësimi të hapur dhe të drejtë të fakteve, me mendësi të sinqertë, për polemika të ekuilibruara mbi tema të ndryshme dhe të njohura. Ndaj ia vlen të themi se është një nga dëshmitarët e gjallë të disa prej temave të larmishme me shumë rëndësi, me të cilat ndeshet vendi ynë si: emigrimi, racizmi, ligji për homoseksualët, feminizmi dhe lëvizja militante. Kundërshtimi që ngre dhe qëndrimi që mban për këto probleme mund të shihet ende si shqetësim për lexuesin dhe padrejtësi për komunitetin e gazetarëve. Po të flasim me nota të larta pesimizmi, ai e konsideron gjeografinë kulturore të vendit me “ndryshimin nën nivelin e fundit” dhe kjo do të mohonte plotësisht zhvillimin social që është ndërmarrë, veçanërisht për këta dhjetëvjeçarët e fundit. Veç kësaj në emër të “gamës së gjerë të nxjerrjes së informacionit, ku pjesa më e madhe janë kritikues” (d.m.th konservatorët), ai kërkon përgjigje për “ndryshimin kulturor” të cilin e quan “grupi i gazetarisë ambicioze (McGowan, 23).” Njëlloj si konservatorët nga të cilët zbulon se, “informacioni i shtrembëruar bie ndesh me vlerat e tyre” po kështu McGowan “shqetësohet” për liberalët duke u thënë se edhe ata “duhet të shqetësohen për këtë gjë.” Me keqardhje shprehim se ndryshimi u kthye shumë shpejt në një nga problemet më të rëndësishme për shoqërinë dhe gazetarinë amerikane, e cila konsiderohet fajtore për disa media në vend më tepër për “polarizimin, se sa ballkanizmin.” Sipas tij, pas një takimi me botuesit e gazetës American Society dhe Shoqatën e Gazetarisë Amerikane, në vitin 1992, “shumëllojshmëria u kthye në fenë e re dhe ai që synonte të bëhej dikush në botën e lajmit, do të duhej të mbështetej prej saj (McGowan, 23).” Por problemi sipas mendimit të tij ishte më i thellë se sa mund të dukej. Në një farë mënyre ai bashkon “median liberale” me antipatinë e tij për “përçarjen” kulturore dhe politike që “do të ndryshonte shumë shpejt demografikët e dalë nga shtimi i popullsisë së njerëzve me ngjyrë.”  Më tej ai vazhdon me diskutimin se, emigrimi i popujve të Botës së Tretë lidhet me prirjen liberale për grupet etnike, traditat dhe gjinitë, “me nxitjen e luftës së hapur sipas kuptimit të identitetit mbarëkombëtar amerikan dhe vlerave të kombit, në paanshmëri me shoqërinë civile (McGowan, 24).”

Ndërkohë që Robert W. McChesney dhe John Bellamy Foster nuk e shohin gazetarinë e specializuar të përfshirë në planin liberal funksional ashtu si e konsideron McGowan, ata pretendojnë se strategjia profesionale po kufizohet dhe ka ndryshuar për t’u pajtuar me kërkesat politike dhe fitimprurëse të pronarëve të medias dhe në përgjithësi të shoqërisë private (McChesney dhe Froster, 32).” Paditë e pakta në numër u drejtohen pjesës më të madhe të mbështetësve të rëndësishëm të gazetarisë së përfaqësuar nga Bill Kovack dhe Tom Rosenstiel. Padia më duket e padrejtë për dy arsye. Së pari, sepse paraqitet si devijim i gazetarëve nga betimi i bërë në fillimet e gazetarisë që i përket të vërtetës dhe vë në dyshim besnikërinë e tyre ndaj qytetarëve amerikanë. Së dyti, heq vëmendjen nga roli njerëzor që luajnë gazetarët në botë përmes ndryshimeve kulturore. Me kritikën e çështjes sipas sferës politike, McChesney dhe Foster-i i nxjerrin gazetarët profesionistë si viktima të politikanëve, pronarëve dhe forcave të tjera të fuqishme në shoqëri. Përveç faktit se përplasja e tyre me qeveritarët dhe personalitetet e fuqishme konsiderohet si “burimi kryesor i ligjshëm për lajmin” deri diku është e vërtetë, pasi rruga e suksesit nuk do të merret si dobësi profesionale e gazetarëve, por si realitet i pavarur amerikan. Pas të gjithave në një nga diskutimet e tij thuhet se, “gazetarët profesionistë zënë vendin e parë për drejtësi dhe paanshmëri sociale (McChesney dhe Foster, 30).”

Ata duhet të kuptojnë se shumica e gazetarëve merren me problemet, vlerat dhe idealet e inteligjencës qytetare. Zhvillimi i përgjithshëm social i vendit përbën barometrin e suksesit. Ata nuk frikësohen, por bëjnë gjithçka duhet, për të mbrojtur të drejtat e njeriut në shoqërinë tonë.  “Frika nga etiketimi si racist, fanatik apo homofobik e bën pjesën më të madhe të gazetarëve të bardhë ngurrues ndaj nxitjes për mbrojtjen e këtij informacioni”, kritikon McGowan-i (McGowan, 23). Në mënyrë ironike mbetet një prej diskutimeve që bie ndesh me tezat e tij. Nëse informacioni duhet të “nxitet”, çfarë do të thotë kjo për pjesën më të madhe të gazetarëve që punojnë atje, në lidhje me “fobinë ndaj një etiketimi të tillë…”? Ajo që po thuhet është se, ai synon që gazetarët të ecin kundër organizatës amerikane për të drejtat civile për homoseksualët “Lambda Legal Defense”, e cila vërteton se martesa është një e drejtë civile që u përket atyre që janë të gatshëm t’ia përkushtojnë jetën plotësisht dashurisë dhe të mbështesin njëri – tjetrin. Për më tepër, ai kërkon një informacion që do të synojë të ndryshojë hapat pozitive të ndërmarra për të rritur përfaqësimin e grave dhe pakicave kombëtare në fushat e punësimit, shkollimit dhe  bizneseve nga të cilat kanë qenë të përjashtuara për një kohë të gjatë. Ai gjithashtu do të kërkonte një opozitë gazetareske të fuqishme për të drejtat e emigrimit dhe lëvizjes feministe. Por le të ndalemi pak këtu. Po ta llogarisim matematikisht duke lenë mënjanë emigrantët, njerëzit me ngjyrë, gratë dhe homoseksualët, atëherë nga çfarë do të përbëhej shoqëria amerikane? E po mirë, Zoti na faltë, se përndryshe vendi do të përfaqësohej në botë nga: McGowan dhe Rush Limbaugh.

Si përfundim, gazetarët profesionistë janë plotësisht në dijeni se media është një mekanizëm i rëndësishëm për asimilimin e shoqërisë dhe vendosjen e secilit në një rang më të lartë në shoqëri. Ata, jo vetëm që janë gazetarë, por janë edhe militantë të të drejtave të njeriut, të cilët gjithmonë përballë vendosen me vështirësi, ndërsa informojnë rreth të vërtetave, qoftë duke i dhënë zgjidhje papunësisë apo burgosjes në Amerikë, ose rrëmbimit, apo vrasjes diku jashtë kufijve. Kjo nuk do të thotë se mbështesin politikën liberale. Por sepse i janë përkushtuar fuqishëm vetëm një çështjeje, me idenë se problemet sociale janë garanci për dhënien e lajmit pa politizime dhe me interesim të lartë, pasi roli i gazetarëve është i rëndësishëm për ndryshimin e tyre. Ata arrijnë të kuptojnë se shoqëria amerikane përbëhet nga disa grupe të ndryshme që sjellin vlera dhe ide të shumta për jetën sociale. Por në të njëjtën kohë bëjnë të njohur funksionimin e duhur të vlerave dhe ideve që kërkojnë nivele të caktuara të tolerancës dhe shumë më tepër marrëveshje reciproke. Ndaj kurrë nuk ndalin së mbështeturi vlerat e paqes, perceptimit dhe dashurisë për mbarë njerëzimin. Pikërisht, kjo i dallohen nga të tjerët si: McGowan, McChesney dhe Foster të cilët ose kërkojnë të etiketohen si komplotistë liberalë, ose si viktima të dobëta të politikanëve, pronarëve apo forcave të tjera të  fuqishme.